Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i gjykatës, Meloni: Problemi nuk është Shqipëria
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vendimi i gjykatës, Meloni: Problemi nuk është Shqipëria
KronikeLajmi i fundit

Vendimi i gjykatës, Meloni: Problemi nuk është Shqipëria

Published: October 19, 2024
Shpërndaje

Pas vendimit të Gjykatës së Romës mëngjesin e kësaj të shtune në portin e Shëngjinit mbërriti anija e marinës italiane që mori 12 emigrantët e ardhur në mesjavë në Gjadër, sipas marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët e paligjshëm. Sipas burimeve të mediave italiane, ata do të zbarkojnë në Bari, e më pas në një qendër për azilkërkuesit, shkruan A2 CNN.

Edhe pse kërkesa e tyre për azil tashmë është refuzuar në orët e fundit, emigrantët kanë ende mundësinë e apelimit brenda katërmbëdhjetë ditëve për të mund të kërkuar sërish njohjen e këtij statusi. Në orët e vona të së premte ka reaguar edhe Bashkimi Europian që është shprehur se është në kontakt me autoritetet italiane për rastin. Ndërsa kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se do të mbledhë të hënën në mënyrë urgjente qeverinë. “Shqipëria nuk është problemi”, thekson ajo duke akuzuar drejtësinë se nuk po e ndihmon në ruajtjen e kufijve.

“Shikoni është shumë e vështirë të punosh dhe të përpiqesh t’i japësh përgjigje këtij kombi kur ke edhe kundërshti nga një pjese e atyre institucioneve që supozohet t’ju ndihmojnë për t’iu përgjigjur problemeve të këtij kombi, mendoj se vendimi i gjyqtarëve në Romë është i paragjykuar nga fakti se disa nga këta gjyqtarë, e kishin kritikuar marrëveshjen me Shqipërinë edhe para se të hyj në zbatim. Problemi nuk është Shqipëria, problemi është shumë më i gjerë sepse në thelb ajo që thonë gjyqtarët është se nuk ka vende të sigurta ndaj po ju komunikoj zyrtarisht se problemi nuk është në Shqipëri”, tha Meloni.

- Publicitet -

“Problemi është se askush nuk mund të jetë kurrë i riatdhesuar sërish, problemi është se nuk mund t’i largosh njerëzit, problemi është se nuk mund të bësh asnjë politikë për të mbrojtur kufijtë e tu. Shpresoj që dikush të gjejë zgjidhje edhe për mua sepse unë jam ajo që më pas duhet t’i gjej zgjidhjet. Dhe në fakt do të gjej një zgjidhje edhe për këtë problem. Ne do të humbasim akoma kohë por tashmë kam thirrur një mbledhje të qeverisë për të hënën për ta zgjidhur këtë problem, sepse kam ndërmend të vazhdoj me të”.

Pavarësisht vendimit të gjykatës së Romës për moslejimin e qëndrimit të emigrantëve në Gjadër, qeveria italiane mesa duket ka vendosur të mos tërhiqet. Duke cituar mediat italiane, A2 CNN raporton se javën e ardhshme pritet një transferim i ri emigrantësh këtë javë.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
14 Comments
  • capi says:
    October 19, 2024 at 1:56 pm

    E di moj xhan e di. Te keqen e ke nga brenda. Ne i kemi hequr breket me kohe. Po me Edin do beje marreveshje, ska fat me keto gjera ai. Do mbetet Gjadri si aeroporti i Kukesit. Une personalisht ashtu uroj.

    Reply
  • mali says:
    October 19, 2024 at 2:19 pm

    Meloni, e keqja eshte se qesen e Italise nuk eshte ne doren tende.Ketu eshte problemi dhe jo tek emigrantet
    Mos shiko Edi Ramen qe ka edhe qesen e shqiperise edhe trojet.
    Edhe sulltani I turqise nuk I kishte keto te dyja. Jo kudo jepte troje qe u krijuan bejleret.Nuk kishte fuqi te vinte dore ne thesari.

    Reply
  • mali says:
    October 19, 2024 at 2:50 pm

    E kam thene prej kohesh se c’fare jane emigrantet dhe perse e quajne problem sot.
    Shkurt:Zhvillimi I kapitalizmit ne USA dhe UE solli nevojen per fuqi punetore.
    Duke pare me laps ne dore te tashmen dhe te ardhmen e fuqise punetore ,duke ditur qe myslimanet lindin nga 5-6 femije, I vune celsin emigracionit.
    Keto qe shikoni sot jane mbeturina te pazareve te mafies afrikane, meksikane ,europiane dhe amerikane.
    Vete europa I vuri celsin emigracionit nga vendet arabe duke paguar miliona euro Erdogani te bllokoje kete rruge drejt europes.
    USA I mbushi brinjet gjithashtu dhe po ndryshon kursin ndaj emigranteve.
    Kjo eshte bota kapitaliste ku njeriu eshte numer,qofte edhe miliarder.

    Reply
  • demo says:
    October 19, 2024 at 3:31 pm

    E kam thene edhe me pare,,DO TA PERSERIS 1000 HERE, Investimet e Edit jane lodra te nje kalamani te llastuar,tekanoz, se eshte mesuar qe tekat e tij t`i beje CESHTJE BOTERORE.
    kam ndjekur vazhdimisht lodrat e harruara te Edvinit,qe atehere bene buje,Fotot e grupit Beatles,pasi i zbuloi Edi.Kinemate e kota Mylenjum 3D qe bene buje dhe rropen Buxhetin e Shtetit qe nuk kishte para te paguante rrogat,jo te paguante Tekat e nje bllofi megaloman.Shume i kane harruar keto lodra te largeta ,por kujtoni Lodrat me te aferta:
    Aeroporti i Kukesit,Investim i mbetur djerre,i braktisur si Transhete e Enverit,.Dy shallupat cudiberese qe u quajten TECe lundruese,dhe megjithese kane kushtuar vetem 15 miljone dollare,i marrin shtetit te leckosur shqiptar 35 miljon dollare ne muaj dhe 100 miljone dollare ne vit per karburant dhe nuk jane vene ende ne pune pas 3 vjetesh.
    Lodrat e Edit bejne shume zgyrme,jane zhurmemedha,por jane si gjemimi pordhes,.Zhurma e madhe e sjell Edin ne QENDER TE VEMENDJES. prej tij mbetet vetem era e qelbur,si ky kamp ne Gjader qe tronditi Evropen,por vete Gjykata Italiane e ktheu ne Investim Deshtak, Do mbeten barrakat djerre si Aeroporti i Kukesit,si Shallupat e Bangladeshit ne gjirin e Vlores. Perplasjani deren kokes,qe te mos pesoni si Familja e tij,,te mos pesoni si Fatos Nano, Eshte nje krijese e djallezuar parazitare qe i ngjitet te afermve dhe u thith gjakun.Sot ju ka ngjitur popullit shqiptar dhe po fryhet si shushunja me gjakun ,trojet,Pasurine e Atdheut tone.

    Reply
  • ATSH says:
    October 19, 2024 at 5:10 pm

    T’ fala Rames ..ja ashtu . Se kur e majta italiane e opozita italiane ( qe jane gjysma a me shume e popullit italian, partia e Melonit 25% te votave ka) e po ashtu BE thoshin se kjo marreveshje bie ndesh me ligjet italiane e ato te BE-se kokboshi Rama nuk la TV italian pa dale e ofenduar te majten italiane si marksiste-leniniste e te tjeret italian qe ishin kunder si anti-italian . Nje klloun qe u be gazi i botes ne itali e u shnderrua ne personazh komik te emisioneve satirike te TV Italian qe e pasqyronin si nje “padrino” mafioz . Kjo marreveshje eshte vetem fillimi i fundit per Ramen e per vemjet e PS-se pa shtylle kurizore qe votuan qorazi kete idiotesi te Rames. Ketu emigrantet e problemi emigracion nuk kane te bej fare , jane perdorur si mish per propagande , gje qe e ben akoma me te ndyre kete marreveshje. (Ne fakt sa per dijeni problemi i Evropes nuk eshte se po pushtohet nga emigracioni por e kunderta e kesaj ,problemi eshte se nuk ka mjaftueshem emigrante per te permbushur nevojat , por ky nuk eshte muhabet per shqipot qe jane 100 vjet pas bote )

    Reply
  • intelektuali says:
    October 19, 2024 at 5:28 pm

    Eshte interesante te gjithe komentuesit krahasojne burgun e Melonit me aeroportin e Kuksit qe me te vertete eshte permendore e injorances te gallofit Edi Rama ne drejtimin e shtetit, por une do ta krahasoja Gjadrin e Melonit me LHL e Asadit qe Edi Rama ra dakord qe t’i flaknin ne Dajt dhe Elbasan duke i reklamuar si “karamele bamiresie” dhe te gjithe enveristar dhe komunistat filluan te shkulin floket dhe te vajtojne kur protesta e shoqerise civile i tha bedeleve te Obames dhe pushtit Arvizu: “STOP! Ne shqyptaret nuk jemi si nje fis kanibalesh prej Afrike Zulu” Kjo ishte ne fillim te mandatit, Edi Rama nuk vuri mend dhe vazhdoi me injorancen e tij dhe nuk beri asgje per Prodhimin Kombetar petmes thithjes e teknollogjive dhe investimeve te huaja, ky injorant pa shkolle dhe megalloman po shet portin e Durresit duke sabotuar koridorin 8 Burgas-Shkup-Durres qe i shkon per shtat vetem komunisteve te Maqedonise se Veriut fhe Serbise per koridorin 10 Beograd-Shkup-Igumenice dhe nuk ka asnje njeri qe t’i thote:

    CFARE PO BEN O INJORANT?

    njashtu:

    Sic nuk u gjend nje njei intelektual qe t’i thonte Enverit:

    CFARE PO BEN O INJORANT?

    Kur e mbushi Shqypnine me bunkere nga paranoja e debilit se do te humbiste pushtetin dhe kujtonte se me bunkeret e mbushur me mut do te friksonte Atmikun e Lig.

    FAJIN TOTALISHT E KANE SHQYPTARET

    Sepse kane zgjedhur ne tre mandate nje kryeminister injorant, pa dipllome dhe pa shkolle, qe eshte megalloman dhe pa edukate dhe pushteti qe i kane dhene shqyptaret dru me pre e kane bere cunin injorant te Kristaqit edhe me budalla saqe mori guximin dhe korruptoi FBI si asnje tjeter ne Bote

    Reply
  • ATSH says:
    October 19, 2024 at 5:50 pm

    Keto jane pasojat e propagandes anti shtet qe pasqyrohet kaq mire e hapur ne komentin e ketij intelektual . Nje kokbosh i fandaksuar qe nuk di cfare flet . Se pari aeroportin e Kuksit nuk e ndertoi Rama por e gjeti ne ndertuar e te braktisur . Rama vetem sa u mundua ta vinte ne pune . Te pakten informohu. Se dyti protesta anti amerikane e “armeve kimike” eshte turpi me i madh i popullit shqiptar . Permendore e injorances e histerise shqiptare . Shqiptaret qe betoheshin per koken USA sa po ajo ju kerkoi nje nder u terhoqen si te pabythe . Ato “armet kimike” qe nuk ishin arme i moren edhe i asgjesuan italianet (pune muajsh) duke futur ne xhep nje fitim te majme e duke u treguar aleat te vertet te USA e jo burracak si shqipot . Sa per portin e Durrsit eshte gjeja me e mire qe po behet qe po hiqet nga qendra e qytetit ashtu si porti i Vlores . Per menyrat se si po behen mund te kete diskutume por qe duhen hequr qe aty nuk ka duskutim. Vazhdojne gafat e komentit me bunkeret e Enverit . Duhet te jesh injorant fare qe te kritikosh komunistet shqiptar perse ndertuan bunker per tu mbrojtur ne te njejten kohe kur te tjeret ndertonin arme e armatoseshin per te sulmuar . Llogjika e sharlatanit Rama qe krahason Shqiperine me Korene e Veriut duke gajasur evropen me budallekun e tij antikomunist. Pikerisht se ekzistojne akoma keta feudalet si puna e ketij Intelektualit qe Rama fiton e ka per te fituar gjithmon . Keta tipat si Intelektuali jane si kukllat e PD-se qe perdor Rama , te cilet sa here ndodhet ne veshtersi Rama dalin e djegin goma ne mes te Tiranes ne 2024 e duan vota..talebane e cecene qe nuk na u ndate !

    Reply
  • LEON says:
    October 19, 2024 at 6:12 pm

    Kampin e Gjadrit Rama nuk do ta lere djerre,si TEC lundruese dhe aeroporti Kukesit,por do te sjelle prape emigrante nga Italia. Ndoshta mund te ndertoje edhe kampe te tjere per Gjermanine,Hollanden dhe Angline. Te shohim.

    Reply
  • injoranti says:
    October 19, 2024 at 6:21 pm

    Ne shkrimin e gazetes tuaj per ekonomine ku shoku Malaj deklaron se eshte ulur papunesia me erdhi me te vertete çudi qe ne Shqiperi paska akoma tepa pune kur nga vendi po largohen me mijera ç’do vit dhe ku Rama ankohet se nuk kemi forca pune prandaj ti marrim nga Bangladeshi. Ke duhet te besojme ,Edin apo Malajn?

    Reply
  • Edi says:
    October 19, 2024 at 6:48 pm

    Vetem genjestrat i vermi argument nga qeveria

    Reply
  • mali says:
    October 19, 2024 at 9:17 pm

    Gjadri ! Nje shesh ku do te shiten sklleverit e kohes moderne.

    Reply
  • eDRAMA, Il Re degli Ignoranti says:
    October 20, 2024 at 6:50 am

    Ahahaha…pse qenka shtremberu surrati i Bretkoces Meloni? Se nuk e la Gjykata italiane qe t’ja rraste Shqiperise ato xaxet qe i shkojne per Azil! Por me i hidheruar eshte derdimeni Surrelit t qe i shkoi dem bythlepirja ndaj kesaj Bretkoces italiane.
    Te shkoje tani gjetke Ramushka e te kerkoje Refugjate, por tashme zor se ja premtojne e ja plotesojne kerkesen!
    Jo se kane merak nga ndonje proteste ketej, fare! Por sepse nuk i lene Gjykatat ne vendet e tyre.
    Zoti vuri dore e i ndihmoi shqiptaret se edhe ai vete e di se shqiptaret syte i mbajne nga qielli.

    Reply
  • vlonjati says:
    October 20, 2024 at 7:17 am

    O eDRAMA, Il re degli injoranti. Ne shqiptaret folem dhe per ate perfaqesuesen e BE-se qe bleu vilen nebllok me nje “çmim 3 fish nga reali) ku perfitoi ajo dhe Rama por ate asgje se gjeti,mori leket dhe u largua nga Shqiperia per ne nje vend tjeter. Edhe kete radhe, Melonit ndoshta gjykatat nuk do ja lejojne te vijne emigrantet ne Shqiperi por ama ajo token ne Gjader e Shengjin e ka blere , keshtu qe Italia ( nuk e di per sa vjet eshte bere marreveshja ndermjet dashnoreve ) por ne token e kemi humbur dhe Rama _ Meloni leket i kane futur ne xhep. As atyre nuk i rruhet per emigrantet ( gje qe besoj e kane ditur, ndoshta dhe ne bashkepunim me gjykaten qe i lejoi deri tani ) por nuk dihet se sa leke kane futur ne xhep per kete marreveshje.

    Reply
  • Edi says:
    October 20, 2024 at 7:43 am

    vlonjati, per sa i perket Rames nga kjo afere e ndyre nuk i futet gjemb ne kembe, jam dakort! Po sa per ate Melonen nga kjo afere e qelbur ku jane qeruar mbi 800 milion Euro do ti futet nje hu ne prapanice e shpejt biles.
    Se Meloni eshte ne krye te qeverise se nje vendi ku ka Shtet e ku qeveria shkon te Votohet kurse Rama eshte ne fron te mbreterise se nje vendi qe vetem Shtet nuk eshte e votimet jane farse.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Kryebashkiaku Mamdani krijon lagjen shqiptare në New York, e quan “Little Albania”
  • Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
  • Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  • Spanja mposht Belgjikën 2-1, Merino shënon sërish golin e kualifikimit
  • Rama publikon pamjet e stadiumit për Kanye West: Kultura nuk është luks

Komentet e Fundit

  1. Diaspora on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. Vezguesi atdhetar on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  3. ETHEM LALAJ on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  4. Fad on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  5. L on Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?