Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi i miratuar sot: Kreditë për studentët do të jepen pa kolateral dhe me dy këste, ja kur nis shlyerja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vendimi i miratuar sot: Kreditë për studentët do të jepen pa kolateral dhe me dy këste, ja kur nis shlyerja
KryesoreShoqëri

Vendimi i miratuar sot: Kreditë për studentët do të jepen pa kolateral dhe me dy këste, ja kur nis shlyerja

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

 

Këshilli i Ministrave miratoi sot skemën e kreditimit studentor për të gjithë studentët që duan të aplikojnë për të vijuar studimet e larta.

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi sqaroi se kjo kredi do të jetë mbështetje për të gjithë studentët për të financuar kostot e studimeve të tyre, ndërsa do të jepet pa kolateral fizik. Kushi theksoi se kosto e studimeve nënkupton edhe tarifat e studimit, por edhe kostot e jetesës që do të përllogaritet sipas rrogës bazë në vend.

- Publicitet -

Ministrja sqaroi se do të financohet vetëm në program studimi, Bachelor ose Master, ndërsa shpjegoi edhe kriteret e përcaktuara për ta fituar atë.

“Do të financohet vetëm një program studimi që të zgjerojmë sa më shumë numrin e aplikuesve, pra një student mund të aplikojë o për bachelor, o për master. Institucioni që do jetë përgjegjës edhe për të negociuar me bankat e nivelit ët dytë dhe për të gjithë procesin do të jetë Agjencia Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë. Kredia studentore do të jetë pa kolateral fizik, do të jepet me dy këste, pasi të kemi marrë konfirmimin nga Universiteti që studenti frekuenton rregullisht procesin mësimor”, u shpreh Ministrja.

Afatet e shlyerjes janë të përcaktuara për çdo nivel, ku për studentët e Bachelor detyrimi i shlyerjes nis 3 vite pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa për ata të Master nis 2 vite pas nënshkrimit të kontratës.

“Për shlyerjen e kredisë afatet do të jenë të përcaktuara qartë për çdo nivel. Për studentë e Bachelor detyrimi për të shlyer kredinë fillon 3 vite pas nënshkrimit të kontratës, për studentët e masterit 2 vite, ndërsa për ata që ndjekin studimet e integruara të nivelit të dytë, detyrimi për shlyerjen e kredisë fillon pas 5 vitesh. Studentë përfitues do të jenë ata që nuk kanë përfituar më parë bursa apo përjashtim nga tarifat. Sa i takon kritereve të renditjes, si do të shpallen fituesit, do ketë disa kritere që vlerësohen si prioritare. E para është shuma, programi i studimit që ndjek sepse programet në listë e programeve prioritare janë një avantazh për të marrë kredi. Ka edhe kritere të tjera, rezultatet e studentëve”, sqaroi Kushi.

 

 

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 21 nëntor 2026
  • Pas rënies së turpshme të ambasadores amerikane në Athinë fshihet një histori shumë serioze
  • Falsifikime si Zvërneci: 16 milionë euro prona të konfiskuara në zonën e Ujit të Ftohtë i përkasin Artur Shehut dhe rrethit të tij
  • Pensionistët në vendet me të ardhura të larta janë më të pasur se kurrë?
  • Kur nëna të mos mundet më…

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  2. Gjergj on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij
  3. B sh on VIDEO: “Socialiste me karaturë të lartë”. Kur kryeministri prezantonte deputeten e përfshirë në hetimet për vjedhjen e Postës
  4. Patrioti on Sa pension marrin deputetët kur mbushin moshën? Eksperti merr shembull Erion Braçen dhe Tritan Shehun, shifra të le pa fjalë
  5. HORRAT&DIPKOMACIA on VIDEO: I zbavitur apo i bezdisur? Rama kap nga prapa kryeministrin belg në mes të fjalimit, gjykojeni vetë reagimin e tij

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?