Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendimi: Shpërblimet dhe shtesat që do marrin punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kur emërohen larg vendbanimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Vendimi: Shpërblimet dhe shtesat që do marrin punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kur emërohen larg vendbanimit
EkonomiLajmi i fundit

Vendimi: Shpërblimet dhe shtesat që do marrin punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore kur emërohen larg vendbanimit

Published: December 14, 2023
Shpërndaje

Zbardhet vendimi i qeverisë, i miratuar një ditë më pare me shtesat që do të përfitojnë të gjithë punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në rastet e punësimit apo transferimit të tyre larg vendbanimit, si dhe shpërblimet për rezultatet e larta të arritura në punë. Sipas vendimit të miratuar një ditë më parë shtesat 10-30 mijë lekë (në varësi të distancës në kilometra).

Kështu, çdo punonjës i Agjencisë i emëruar në detyrë, i cili me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm transferohet ose emërohet, në përputhje me funksionin që mban, brenda strukturave qendrore dhe vendore të Agjencisë, përfiton pagesë për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit, si më poshtë vijon:

  • Nga 36 km deri 60 km, në masën 10 000 lekë/muaj
  • Nga 61 km deri 100 km, në masën 15 000 lekë/muaj
  • Nga 101 km deri 150 km, në masën 20 000 lekë/muaj
  • Nga 151 km deri 200 km, në masën 25 000 lekë/muaj
  • Mbi 200 km, pagesa do jetë në masën 30 000 lekë/muaj.

Përfitimi i kësaj pagese vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të Agjencisë, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin që përkon me juridiksionin e njësisë strukturore të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ku punonjësi është caktuar.

- Publicitet -

Për përfitimin e kësaj shtese, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore paraqet në strukturën përgjegjëse të burimeve njerëzore dokumentacionin e poshtëshënuar:

  • Kërkesë me shkrim, ku është i punësuar si punonjës i Agjencisë
  • Fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën e gjendjes familjare
  • Vërtetim nga organi i qeverisjes vendore, ku të vërtetohet vendbanimi i familjes dhe i vetë punonjësit të Agjencisë, pavarësisht nga gjendja civile
  • Vërtetim pranë drejtorive vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse punonjësi i agjencisë ka banesë në juridiksionin ku është transferuar
  • Vërtetim pranë drejtorive vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse punonjësi i Agjencisë ka aplikuar për legalizim banese në juridiksionin ku është transferuar.

Kur punonjësi i Agjencisë transferohet ose emërohet në detyrë në punë jashtë vendbanimit të tij, dhe për këtë shkak, bashkëshorti ndërpret marrëdhëniet e punës, bashkëshorti ka të drejtë të përfitojë një pagë mujore në rast se nuk mund të punësohet në vendin e transferimit ose emërimit në punonjësit të Agjencisë. Paga mujore përfitohet deri në datën e punësimit të bashkëshortit, por jo më shumë se 15 vite. Paga mujore është në masën 100 % të pagës mesatare mujore të vitit të fundit të punës, por, në çdo rast, jo më shumë se 150 % të pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për përfitimin e pagesës, sipas pikës 3, të këtij vendimi, punonjësi paraqet në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dokumentacionin e poshtëshënuar: Kërkesë me shkrim, me gjenealitetet e plota, drejtuar strukturës përgjegjëse të burimeve njerëzore, në të cilën përcaktohen: Urdhri, data, adresa e banimit dhe arsyeja e transferimit

Për hartimin dhe miratimin e procedurës, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore kërkon nga punonjësi dokumentacionin, si më poshtë vijon:

  • Vërtetim të pagës mesatare mujore të vitit të fundit kalendarik të punës për pagesën e marrë nga bashkëshortja/bashkëshorti;
  • Vërtetim nga sigurimet shoqërore për kontributet e derdhura nga bashkëshorti / bashkëshortja për periudhën e punësimit;
  • Librezën e punës së bashkëshortes/it, ku të jetë cilësuar largimi nga puna për arsye të transferimit të bashkëshortes/it;
  • Vërtetim nga zyra përkatëse e punësimit, ku të vërtetohet se bashkëshortja/i është regjistruar si punëkërkues i papunë dhe nuk i është ofruar punë në profesionin e saj/tij. Këtë vërtetim punonjësi e paraqet çdo 3 (tre) muaj në njësinë përgjegjëse të burimeve njerëzore;
  • Kontratën e qirasë së banesës ku punonjësi është i transferuar;
  • Fotokopje të kartës së identitetit, certifikatën e gjendjes civile familjare;
  • Vërtetim nga njësia administrative/bashkiake/bashkia, ku të vërtetohet vendbanimi i familjes dhe i vetë punonjësit të Agjencisë, pavarësisht nga gjendja civile.

Vjetërsia në punë e bashkëshortes/it konsiderohet vjetërsia e përgjithshme në punë, për të cilën janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore, e pasqyruar në dokumentacion sipas procedurave për regjistrimin dhe evidentimin e kontributeve, me përjashtim të viteve të sigurimit vullnetar, vetëpunësimit, shërbimit ushtarak për meshkujt, viteve të shkollimit në institucionet e arsimit të lartë dhe periudhave të trajtimit me pagesë papunësie.

Koha e qëndrimit pa punë e bashkëshortes/it të punonjësit të Agjencisë llogaritet në vjetërsinë e përgjithshme të punës, për efekt përfitimi pensioni pleqërie, invaliditeti e familjar, sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Kontributi në degën e sigurimeve të pensioneve derdhet nga institucioni, sipas legjislacionit në fuqi për sigurimet shoqërore mbi bazën e pagesës së përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi.

Punonjësi i Agjencisë për rezultate të larta në punë, gjatë kryerjes së detyrave e shërbimeve të veçanta në realizimin e veprimtarive të Agjencisë, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe shkeljeve të tjera të ligjit, përfiton shpërblim deri në 6 (gjashtë) paga mujore në vit. Ky shpërblim përballohet nga fondi i pagave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe mund të jepet përgjatë të gjithë vitit kalendarik.

Për përfitimin e pagesës si shpërblim drejtori i drejtorisë qendrore apo rajonale në Agjenci paraqet në strukturën përgjegjëse të burimeve njerëzore, në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, propozimin për shpërblim për punonjësin, duke e shoqëruar me relacionin për rezultatet konkrete të arritura. Pas shqyrtimit të propozimit dhe verifikimeve, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, nëpërmjet një vendimi të arsyetuar, miraton ose jo përfitimin e këtij shpërblimi.

Në rast sëmundjeje të rëndë apo fatkeqësie familjare, punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore përfiton ndihmë financiare në masën e 1 page mujore (pagën më të lartë mujore të nivelit të ulët drejtues).

Punonjësi i Agjencisë gëzon të drejtën e pushimit vjetor të pagueshëm, si më poshtë vijon:

  • 45 ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të lartë drejtues
  • 40 ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të mesëm drejtues
  • 35 ditë kalendarike për punonjësit e nivelit të ulët drejtues
  • 30 ditë kalendarike për punonjësit e nivelit ekzekutiv

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  • Kush është kandidati për president i Kosovës, Bekim Sejdiu?
  • LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Emër i ri për një premtim të vjetër
  2. ANA on Emër i ri për një premtim të vjetër
  3. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  4. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  5. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?