Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vendosëm përgjues për trafikantët, me ta u ul ministri”, gazetari tregon çfarë i tha oficeri italian
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Vendosëm përgjues për trafikantët, me ta u ul ministri”, gazetari tregon çfarë i tha oficeri italian
KronikeLajmi i fundit

“Vendosëm përgjues për trafikantët, me ta u ul ministri”, gazetari tregon çfarë i tha oficeri italian

Published: April 23, 2024
Shpërndaje

Artan Hoxha ka treguar një takim me një oficer të Guardia di Finanza, i cili i ka treguar se gjatë ndjekjes së trafikantëve dhe përgjimit të tyre, janë surprizuar kur në tavolinë ka qenë një ministër dhe një politikan.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se oficerët italianë janë shumë prezentë në Shqipëri dhe janë në dijeni për ngjarjet dhe lidhjet e krimit edhe me politikën.

“Një oficer drejtues i Interforce, më kërkon takim nëpërmjet një kolegu që punon për mediat e huaja. Takimin e bëmë në Rogner. Ai kishte ndjekur zonat problematike të kanabisit, nisi për këtë histori dhe në bisedë e sipër, oficeri i Guardia di Finanza, më thotë po ndjekim një organizatë kriminale, kemi dyshime që policia shqiptare nuk e godet dhe ne po e bëjmë vetë.

- Publicitet -

Në një moment, më nxjerr një foto, pak e zbardhur dhe më thotë nga dyshimet, një lokal në Gjirin e Lalzit, trafikantët takoheshin me pushtetarë të rëndësishëm dhe kishin vendosur përgjues. Përgjuesit i vendosëm për trafikantët, por aty erdhën politikanët shqiptarë.

Më thotë, a i identifikon fotot? I thashë doni që kjo gjë që publikohet, që të bëhet zhurmë. Ai e dinte kush ishte, por për çfarë po ma tregonte?

Në foto ishin dy trafikantë të rëndësishëm, të dënuar në Itali, kishin shpëtuar atje sepse kishin ndërhyrë politikanë shqiptarë.

Në tavolinë ishte një ministër dhe një politikan tjetër shumë i rëndësishëm.

I thashë këtë foto po ma jep që ta nxjerr unë?

Pra italianët janë shumë prezentë në Shqipëri. Detyra funksionale e tyre është që të skanojnë territorin, të tregojnë dhe të ndihmojnë Shqipërinë.

Në rastet kur kemi të bëjmë me organizata që kanë aktivitet shumë të rëndësishëm, të bashkëpunojnë për ti goditur në të gjithë vendin. Italianët thonë nuk i sjellim dot të gjithë informacionet, sepse nuk kemi besim”, tha Hoxha.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
9 Comments
  • Precizim says:
    April 23, 2024 at 10:38 am

    Pyetja qe vjen natuyrshem. – Çfare u be me foton? A e ke ti gazetari? A ta dha italiani apo e mbajti per vete? Kush ishin politikani dhe ministri? Perse ky italiani pemthym, kishte mbetur ne doren e Tanit per ti identifikuar, dhe ne rastin e mosbesimit te institucioneve perkatese, perse nuk u konsultua me nje sere organizmash e misionesh te huaja qe punojne ne fushen e rendit dhe te sigurise publike ne Shqiperi. Gjithashtu jane ambasadat duke filluar tek ajo Italiane, e deri tek e SHB, etj.
    Ketyre pyetjeve qe jane edhe thelbi i ngjarjes se treguar dhe tere fabules ne pergjithesi, gazatari nuk i jep pergjigje, duke e mjegulluar tregimin me nje mister abuziv.
    Ne disa raste gazetari Artan Hoxha ka merite te jashtezakonshme, ne ndihmen e dhene ne zbardhjen e disa ngjarjeve te rendesishme. Veçoj filmimin e gardisteve blu duke qelluar demostruesit ne trup, ne 21 Janar, dhe duke vrare kater vete, e plagosur disa dhjetra te tjere, nderkohe qe ish kryeministri ballkonist, thoshte se ishin perdorur çadra pistolete, thika e stilolapsa etj etj etj, nga te futuirit ne turmen e demonstruesve.
    Por nje kategori e ketyre gazetareve ” me emer ” te angazhuar sidomos ne çeshtjet e drejtesise dhe rendit publik, e kane tejkaluar aq shume rolin dhe pozicionin e tyre, saqe mendojne se jane bere me eksperte se ekspertet dhe se keta dine gjithshka. Kampione ne kete drejtim eshte gazetarja Klodiana Lala. Por edhe Tani nuk mbetet pas.

    Reply
    • pilo Lala says:
      April 23, 2024 at 11:51 am

      Kjo histori ka ndodhur ne kohen e Saliut, po te ishte nje Minister i sotem, Artan Hoxha do kishte dale si heroi i Shqiperise.
      Ne ate kohe Ministrat rrinin me kriminele, i kishin baza te vjedhjes votave, burime parash.

      Reply
  • gezim toska says:
    April 23, 2024 at 12:27 pm

    zoti Hoxha te them nje fjale qe kam 30 vjet ne itali .persa i perket italianeve mos ki shume besim ,edhe agjenturat e huaja kur shkojne bejne nje blic ne afrik nuk i lajmerojne agjenturen italiane

    Reply
  • Arben says:
    April 23, 2024 at 12:29 pm

    nuk ka njeri dyshime qe tek hashashi e ngjyejne gishtin te gjithe shtetaret, si mund te kalohen ndryshe me tonelata hashash????!!!

    Reply
  • Km says:
    April 23, 2024 at 12:54 pm

    Me nje fjale,Artan Hoxha eshte kaq i rendesishem per policine Italiane,Mes tyre dhe guardia di finanza,sa qe ATA i tregojne se ku i vendosin pergjuesit dhe qajne hallin se deshtuan per shkak te ministri ne tavoline.

    Reply
  • Km says:
    April 23, 2024 at 12:55 pm

    Me nje fjale,Artan Hoxha eshte kaq i rendesishem per policine Italiane,Mes tyre dhe guardia di finanza,sa qe ATA i tregojne se ku i vendosin pergjuesit dhe qajne hallin se deshtuan per shkak te ministri ne tavoline.kake e madhe ky qerrata.

    Reply
  • mali says:
    April 23, 2024 at 6:53 pm

    Edhe ketij I doli boja.Eshte e mira per te te beje ndonje vit pushim.

    Reply
  • mali says:
    April 23, 2024 at 6:58 pm

    E o pilo lala, sa prapa botes je kur kujton se bota ka ndryshuar.
    Ne shqiperi ajo bote eshte akoma.
    SPAK per kete u ngrit ,te ndryshoje kete bote.

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    April 23, 2024 at 7:34 pm

    Mali, e ka mire Pilo, pse a nuk ishte minister i Sales Sajmir Tahiri ?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen
  • VIDEO: Tensionet para Kuvendit, momenti kur protestuesit shkatërrojnë makinën e Policisë
  • Rama reagon pas përplasjeve para Kuvendit: Protesta e bukur i la vendin sherrit e dhunës
  • PD bojkoton seancën, PS 72 vota pro ndryshimeve në ligjin e SHISH

Komentet e Fundit

  1. Gazetari on TENSIONE NË KUVEND: Ndërtesa gdhihet e rrethuar me barriera, protestuesit godasin makinën e Peleshit dhe sulmojnë deputetët e opozitës, 5 të arrestuar
  2. Lala, shoku i Kiços, në kurbet. on E FUNDIT: Mbërrijnë ambulancat përpara Kuvendit, ka protestues dhe policë të lënduar
  3. Dajti on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Berati on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Ana on I miri Ali iku ashtu siç jetoi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?