Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vendosja e tarifave, vjen goditja e parë në luftën tregtare transatlantike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vendosja e tarifave, vjen goditja e parë në luftën tregtare transatlantike
AktualitetBote

Vendosja e tarifave, vjen goditja e parë në luftën tregtare transatlantike

Published: March 13, 2025
Shpërndaje

Goditja e parë në një luftë tregtare transatlantike ka ndodhur më 12 mars, duke e hapur edhe një fort tjetër mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas qëndrimeve të tyre plotësisht të kundërta për luftën e Rusisë në Ukrainë dhe për arkitekturën e sigurisë së kontinentit.

Qysh nga fillimi i shkurtit ka qenë e ditur se Uashingtoni do të vendoste tarifë prej 25 për qind ndaj importeve të aluminit dhe çelikut nga Bashkimi Evropian, duke nisur nga 12 marsi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është kritik i zëshëm i deficitit tregtar në mallra – dhe jo vetëm me Evropën – dhe beson se vendosja e tarifave është një mënyrë për t’i rikthyer investimet dhe vendeve të punës në Amerikë.

- Publicitet -

Brukseli ka qenë duke u përgatitur për këtë prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, prandaj edhe vendosi menjëherë më 12 mars kundërmasa ndaj Uashingtonit.

Tarifat e SHBA-së prekin tregtinë në vlerë 25.6 miliardë euro, ndërsa Bashkimi Evropian u përgjigj me një paketë masash në vlerë të përgjithshme prej 26 miliardë eurosh ndaj mallrave amerikane, të cilat do të vendosen në dy faza.

Faza e parë, nga 1 prilli, godet produktet klasike amerikane, si uiski burbon, xhinse, dhe motoçikleta Harley-Davidson, të gjitha këto në vlerë të 8 miliardë eurove.

Kjo është praktikisht një “masë rimëkëmbjeje” nga mandati i parë i Trumpit, kur Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ishin përfshirë në një mosmarrëveshje të ngjashme tregtare, dhe nuk ka nevojë për lejen e shteteve anëtare të BE-së, sepse tregtia është në parim përgjegjësi e Komisionit Evropian.

Pakoja e dytë e tarifave, e propozuar të futet në fuqi më 13 prill, megjithatë, duhet të marrë pelqëimin e shumicës së kualifikuar të vendeve anëtare të BE-së. Kjo pako prek mallrat si, produktet bujqësore, tekstilin, pasjisjet shtëpiake dhe plastiken, në vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë eurove.

Diplomatët me të cilët ka folur Radio Evropa e Lirë besojnë se ekziston një shumicë e tillë, pasi blloku është bërë gjithnjë e më i zemëruar me administratën amerikane. Megjithatë, ka filluar të krijohet një luftë e zgjatur, në të cilën Evropa ka më shumë për të humbur sesa Shtetet e Bashkuara.

Shifrat tregojnë përspektivën e përgjithshme. Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara ishin partneri më i madh i Bashkimit Evropian për eksportin e mallrave, pasi 20.6 për qind e tyre kaluan Atlantikun, në vlerë të mbi 600 miliardë dollarëve.

Megjithatë, BE-ja importoi “vetëm” 370 miliardë dollarë nga Shtetet e Bashkuara gjatë të njëjtës periudhë. Kjo është ajo që e zemëron Trumpin – dhe kjo e bën BE-në të cenueshme në këtë betejë.

BE-ja është dukshëm kampione e tregtisë së lirë në një epokë të proteksionizmit në rritje. Dhe, derisa blloku ka nënshkruar një marrëveshje të tregtisë së lirë rishtazi me një grup shtetesh në Amerikën Latine dhe po kërkon të afrohet me gjigantët ekonomikë në rritje si India, tregtia transatlantike është thjesht shumë fitimprurëse.

Eksportueset e mëdha evropiane si Gjermania, Italia dhe Holanda – të cilat po përballen me rritje të vogël ose fare ekonomike – janë të vetëdijshme për këtë. BE-ja duket e bashkuar tani për tani, por sa më gjatë të vazhdojë kjo gjendje, aq më shumë shtetet anëtare do t’i bëjnë trysni Brukselit për ta arritur një marrëveshje me Uashingtonin.

Kur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi për kundërmasat e bllokut më 12 mars, ajo theksoi menjëherë se “ne do të mbetemi gjithmonë të hapur për bisedime”.

Shpresa në Bruksel tani varen në dy gjëra: së pari, që Uashingtoni do të jetë i gatshëm t’i heqë masat, të paktën për një kohë, ashtu siç ka bërë vazhdimisht me Kanadanë dhe Meksikën muajt e fundit. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, që gjendja të mos përshkallëzohet më tej dhe të bëhet një kartë negociuese në çështje të tjera politike, si lufta në Ukrainë dhe siguria e vendeve evropiane që ende varen nga vullneti i mirë amerikan.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?