Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“O njeri, njih veten!” – Sokrati
Këshilla e mësipërme, e cila përgjithësisht i atribuohet filozofit të lashtë grek Sokratit, është një nga porositë më të mençura, por që, fatkeqësisht, edhe më pak të zbatuara nga njerëzit ndër shekuj.
Në përgjithësi, njerëzit qoftë si individë, qoftë si grupe shoqërore janë të prirë t’i japin të drejtë vetes së tyre, ndërsa gabimet, fajet dhe dështimet t’i shtyjnë tek të tjerët. Në politikë kjo vihet re më dendur dhe më qartë.
Fitorja e parashikuar e zgjedhjeve vendore nga shumica në pushtet në 14 maj 2023 në Shqipëri solli shumë diskutime, hamendësime dhe polemika. Edhe pse e dinin qysh përpara faktin se fitorja do i përkiste partisë në pushtet dhe aleatëve të saj, ndonëse jo në këto përmasa, grupimet politike humbëse reaguan ashtu siç kanë reaguar thuajse vazhdimisht, duke mos pranuar rezultatin dhe duke akuzuar fituesit për trukime, falsifikime apo shkelje ligjshmërie gjatë fushatës dhe numërimit të votave.
Në këtë zhurmë trullosëse dhe bezdisëse, u angazhuan edhe jo pak gazetarë e analistë, të cilët, megjithëse janë aq të vetëdijshëm sa të kuptojnë të vërtetën, publikut i shesin dokrra dhe mashtrime thjesht sepse, me ose pa të drejtë, urrejnë qeverinë dhe Kryeministrin.
Mirëpo, tjetër gjë është të gjykosh dhe konkludosh mbi vlerat e qeverisjes dhe tjetër gjë mbi shkaqet e humbjes së pritshme të opozitës. Ne mund të biem dakord mbi shumë të meta, gabime e faje të qeverisjes dhe mbi nevojën që të kemi një qeverisje më të mirë, por nuk mund të pajtohemi apriori me faktin se, meqë qeverisja nuk është e mirë, apo se nuk na pëlqen, atëherë paskemi të drejtë të themi: nuk i ka fituar zgjedhjet!
Siç e dimë të gjithë, në vitin 2013, kur pushtetin e kishte PD-ja, në zgjedhjet e përgjithshme ajo humbi rëndë duke marrë vetëm rreth një të tretën e votave të shqiptarëve që votuan.
Meqenëse për këtë humbje nuk mund të fajësohet opozita që në atë kohë erdhi në pushtet, duheshin studiuar jo vetëm rezultatet pasardhëse të PD-së në zgjedhjet qendrore e vendore, por edhe vetë zhvillimet brenda saj dhe marrëdhëniet me votuesit që i bashkëngjiten asaj “për ideale”.
Nuk do shumë mundim për të kuptuar se për t’u rikthyer në pushtet, një parti apo grupim politik duhet të ndërmarrë disa hapa dhe të bëjë ndryshime për mirë.
Hapi i parë dhe më i rëndësishëm është analiza e plotë, e thellë dhe e sinqertë e shkaqeve të humbjes, e gabimeve dhe fajeve që i çuan ata në humbjen e besimit të shumicës popullore, si dhe vënia e gishtit tek fajtorët kryesorë të gabimeve e fajeve. Kur ti ke humbur, madje thellë, në kohën që kishe pushtetin dhe nuk ke bërë asnjë analizë apo nxjerrë përgjegjësi, bëhesh i pabesueshëm kur humbjen e radhës, ndërsa je në opozitë, ia atribuon shkeljes së normave demokratike prej kundërshtarit politik në pushtet.
Humbja e radhës e opozitës, në të vërtetë, është rezultat i disa faktorëve, ku disa janë thelbësorë dhe të tjerë dytësorë apo ndihmues.
Po të studiohet me vëmendje ecuria e zgjedhjeve politike në Shqipëri do të shohim se PD-ja, duke filluar nga korriku 1992 e mbrapa nuk ka marrë asnjëherë gjysmën apo shumicën e votave të shqiptarëve. Pas humbjes së vitit 2013 askush në atë parti nuk bëri një analizë serioze dhe të vërtetë të shkaqeve që çuan në refuzimin e shumicës dërmuese të shqiptarëve për ta rivotuar këtë forcë politike.
Si “shkaqe” të humbjes, drejtuesit kryesorë të asaj partie paraqitën “mos lidhjen sa e si duhet me popullin shqiptar, moskuptimin e arritjeve të qeverisjes së tyre nga shumica popullore, pasi kishte munguar shpjegimi i duhur politik”, si dhe, jo rrallë, shqiptuan “mosmirënjohjen e shumicës së popullit” ndaj punës dhe rezultateve të qeverisjeve PD-iste. Sipas tyre, udhëheqja partiake e qeverisëse s’kishte bërë gabime, pa lëre faje dhe nuk u shqiptua asnjë emër fajtori dhe përgjegjësi.
Në fakt, kjo mënyrë të menduari, gjykuari e konkretizuar në sjelljeje ka qenë e pandryshuar në këtë parti qysh nga fillimet e saj. Më të shumta kanë qenë kritikat dikur brenda Partisë së Punës kur dihej se mund të përfundoje edhe në burg, sesa pas 1992 në Partinë Demokratike, kur dihej se, e shumta, mund të përjashtoheshe prej saj.
Edhe ata që dolën ndonjëherë nga rreshti dhe formuan partiçka satelite, më vonë “u penduan” dhe u rikthyen tek ajo, ndonëse sjelljet antidemokratike nuk ishin zvogëluar, përkundrazi ishin rritur dhe bërë mal ngaqë u shoqëruan edhe me gabime dhe faje të rënda në qeverisje. Ky tregues foli qartësisht në atë kohë dhe ashtu flet edhe sot se shumica dërmuese e “kritikëve” dhe të larguarve nuk ishin ndarë nga Partia mëmë për shkaqe idealesh e parimesh, por thjesht për pakënaqësi që lidheshin me interesa personale.
Nën drejtimin e kupolës së PD-së kur Partia ishte në pushtet kishin ndodhur falsifikime e dhunime të proceseve zgjedhore; rrënimi i shtetit dhe kaosi social; hapja e depove të armëve dhe përpjekjet për konflikt të armatosur veri-jug; rrahjet e burgosjet e gazetarëve; rrahjet, burgosjet dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë; korrupsioni galopant dhe ngritja e një sistemi drejtësie profesionalisht të mjerë dhe moralisht të zvetënuar deri në turpërim të shtetit etj.etj., mirëpo askush prej figurave politike të PD-së “s’i kishte parë” këto ndodhi, ose ishin dakord me to.
Dihet se jo vetëm në Shqipëri por gjithandej në botë partitë politike kanë bërthamat e tyre të militantizmit dhe votimit, por përgjithësisht ajo që vendos kush duhet të qeverisë është ajo pjesa “gri” e elektoratit. Kjo pjesë “gri”, ose “asnjanëse” lëviz sa andej-këtej në spektrin politik por edhe abstenon kur nuk e bind asnjëri krah politik.
Pas riardhjes së saj në pushtet në vitin 2005, PD dëshmoi se nuk kishte zënë mend nga e kaluara prandaj edhe i çoi më tej sjelljet dhe veprimet antidemokratike. Tani, me të drejtë, lindin pyetjet: çfarë ka bërë udhëheqja e PD-së dhe e “bishtave” politikë që sillen rreth saj që të bind votuesin “asnjanës” se është përmirësuar dhe meriton të votëbesohet?
Ka ndryshuar udhëheqjen e padenjë? Jo! Ka ndryshuar mendësinë, moralin dhe mënyrën e sjelljes? Jo! Ka analizuar dhe dënuar gabimet dhe fajet e veta të mëparshme dhe ka ndëshkuar politikisht autorët e tyre? Jo!
Ajo vërtetë solli një grup të rinjsh në vitin 2005, por koha tregoi se ata nuk erdhën për të ndryshuar moralin e saj qeverisës. Ata e treguan nëpërmjet veprimtarive konkrete partiake dhe qeverisëse se ishin pranuar në atë parti sepse kishin të njëjtin moral me kupolën drejtuese të PD, prandaj u joshën dhe u bën pjesë e saj.
Kjo parti dhe cilado tjetër mund të ndryshojë disa njerëz, të ndahet e të bashkohet, por vështirë se bëhet e votueshme në qoftë se ruan moralin e saj të vjetër, moral që e ka detyruar shumicën popullore t’i kthejë shpinën. Përdoruesit mund ta riblejnë mallin prej të cilit kanë hequr dorë për shkak të cilësisë së papranueshme për ta. Por kjo ndodh sepse u ofrohet me tjetër ambalazh dhe formë tjetër reklamimi, por kur e pikasin se është po ai i malli i dikurshëm ata nuk hyjnë më në atë “dyqan”.
Këtu dalim tek problemi dhe polemika rreth “fajtorëve” të brendshëm për humbjet e përsëritura politike të PD-së. Disa analistë dhe politikanë pohuan se duhet të ikë Sali Berisha dhe të vijnë të tjerë në drejtim, se pjesët e PD-së duhet të pajtohen e bashkohen, se fajin për humbjet e mëparshme e kishte pasur L. Basha pasi ishte “shitur” tek pushteti etj.etj.
E vërteta që kemi parë e dëgjuar është se Basha përdori të gjitha mjetet, demokratike dhe antidemokratike, për t’u rikthyer në pushtet sa kohë ishte drejtues formal i asaj partie dhe, realisht, arriti kuota votimi më të larta se ato të PD-së në vitin 2023.
Kur u diskutua në një TV domosdoshmëria e ikjes së Berishës dhe ardhjes së të rinjve në drejtim, znj. J.Topalli u shpreh: “Po ja, a nuk ishin të rinj Basha, Bardhi, Tabaku etj. dhe përsëri nuk fituan?”. Është e vërtetë se ata janë të gjithë më të rinj në moshën biologjike dhe politike por janë bartës të moralit të të njëjtës moshë, moralit berishist.
PD-në nuk e sjell në pushtet thjesht largimi i Berishës dhe bashkimi i fragmenteve të saj. Ajo mund dhe duhet të vijë në pushtet vetëm duke shkelmuar publikisht një herë e përgjithmonë moralin politik berishist.
Nuk mund të sillte PD-në në pushtet L. Basha i cili s’linte rast pa pohuar se “ne i përkasim shkollës politike berishiste”. Madje, edhe të nesërmen e shpalljes së Berishës non grata nga qeveria amerikane, Basha e konsideronte Sali Berishën “jo vetëm një aset të PD-së, por aset kombëtar demokratik“.
Përveç bërthamës së vjetër të PD-së, e cila është edhe bashkëfajtore për fajet dhe krimet berishiste, edhe shumica dërmuese e figurave dhe figurinave të tjera politike të kësaj partie, pavarësisht se sot na shfaqen disa në zyrat e Vulës dhe disa në të Foltores, i pamë dhe i dëgjuam, edhe pas muajit maj 2021, t’i thurnin njëzëri ditirambe Berishës. Ky është shkaku që ata janë thuajse po aq të pabesueshëm për shumicën e shqiptarëve sa vetë Berisha.
Berishizmi si moral dhe sjellje politike është përfundimisht i përçudnuar dhe i diskredituar. Nuk mund të kthehesh në pushtet nëpërmjet “qytetarit dixhital“, një sajese “moderne” shpifjesh, trillimesh e mashtrimesh si ato që iu shet çdo ditë shqiptarëve Sali Berisha, duke iu paraqitur fotot e këngëtarëve amerikanë të viteve ’60 si foto e Erjon Velisë në Iran, fotot e kanabisit në Spanjë si parcela droge në Berat, apo biftekët një mijë euro të ministrave.
Me vrazhdësinë e sjelljes, papërgjegjshmërinë e fjalës, paligjshmërinë e qeverisjes, praktikën e rrezikshme të përçarjes kombëtare dhe etikën e papranueshme të komunikimit, Sali Berisha e ka zhvlerësuar përfundimisht veten e tij si njeri dhe politikan dhe kushdo që ndjek apo përqafon shembullin e tij e ka të sigurtë dështimin politik dhe diskreditimin historik.
Ndër shkaqet e tjera të humbjes së opozitës janë edhe përçarjet dhe polemikat e brendshme të cilat shfaqen si “parimore”, por në fakt janë thjesht pragmatiste. Po të mos kërkonte ambasada amerikane (nënkupto: Qeveria Amerikane) përjashtimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, edhe sot do t’i shihnim shumicën e Bashëve, Bardhëve, Alibejve, Alizotëve e Alibabëve duke glorifikuar “Babën Salih” si “sjellës i demokracisë”.
Disa politikanë dhe analistë pohuan se shpallja e Berishës non grata nga qeveria amerikane nuk ka qenë shkak i uljes së numrit të votuesve për PD-në dhe këtë u përpoqën ta argumentonin me faktin se edhe z. Doshi ishte non grata por iu shtuan votat në zgjedhjet e fundit.
Vetëm këta nuk e kuptojnë se gjykimi i tyre ngrihet mbi premisë të gabuar. Sali Berisha garon për t’u bërë kryeministër, pra drejtues i Shqipërisë ndërsa z. Doshi thjesht për të qenë faktor politik. Ai, në vitin 2021 e dorëzoi edhe mandatin e deputetit sapo përfundoi numërimi i votave.
Kështu që pjesa jofanatike e elektoratit e kupton se me Berishën kryeministër Shqipëria nuk ka kurrfarë perspektive perëndimore, ndërsa pasja e 5-6 deputetëve apo 50-60 këshilltarëve bashkiakë nga partia e z. Doshi nuk ndryshon asgjë në marrëdhëniet e Shqipërisë me botën demokratike. Pastaj, gjithkush e di se Doshi as ka burgosur, as ka vrarë gazetarë, deputetë apo protestues dhe as ka dhunuar procese zgjedhore siç ka bërë Sali Berisha.
Shumica e PD-së që i shkuan mbrapa Berishës kur sajoi Foltoren e bënë këtë me shpresën se “vetëm ky mund të na kthejë në pushtet”, por rezultoi se humbja e tyre qe edhe më katastrofale se në “kohën e Bashës”.
Ata që na shesin dokrra për “zotësinë” e Berishës që arriti të merrte 500 mijë vota (në fakt shifra është shumë më e vogël) pa pasur vulën dhe emrin në listat e votimit kënaqin veten me lugën bosh. Ai numër votuesish përbën bërthamën e PD-së dhe do të kishin votuar njësoj edhe sikur Berisha të mos ishte në këtë botë.
Çështja është se për të qeverisur duhen 2-3 herë më shumë vota dhe këto nuk arrihen me gënjeshtra se “na i vodhi apo bleu Rama votat”. Ai që është në pushtet ka gjithmonë epërsinë e pasjes së më shumë mjeteve, qoftë edhe të ligjshme, por ka edhe disavantazhin se është në pozitat e llogaridhënësit.
Berishistët kundërshtuan edhe rezultatet e votimeve elektronike dhe kërkuan verifikime, të cilat konfirmuan plotësisht saktësinë e makinave të akuzuara nga ata që mbushnin dikur kutitë e votimit pa filluar procesi votues.
Rama dhe të tijtë janë larg së qeni “engjëj”, por e vërteta është se përballë moralit politik berishist ata janë votuar dhe do të vazhdojnë të votohen më shumë se kundërshtarët.
Të shpallësh si “prova” manipulimi votash se “Gjiknuri tha: tërmet, tërmet! Një ditë para votimeve kemi parë makina me targa të huaja në Kukës (kur makina me targa të tilla gjen gjithnjë dhe gjithkund në Shqipëri); Rrugës për në Velipojë ishin disa makina policije në rresht”, apo se “u terrorizua administrata (si, dhe nga kush?! Administratat përgjithësisht dhe gjithnjë votojnë për pushtetin. Atëherë pse duhen terrorizuar?!); populli i Shkodrës votoi nën terror (pse dhe si u terrorizua?!) apo se “pushteti iu mblodhi dokumentet e identifikimit votuesve deri të hënën”, por pa sjellë qoftë edhe një rast të vetëm, kjo është vetëzhvlerësim.
Dhe, kur humbet vlera e fjalës, bie vetvetiu edhe besueshmëria e përdoruesit të saj.
E vetmja ankesë, për të cilën mendoj se opozita ka të drejtë, është fakti se, me ligj, nuk i duhet lejuar qeverisë të shpallë ngritje rrogash apo pensionesh 3-6 muaj përpara zgjedhjeve. Megjithëse edhe opozitës i pëlqejnë lejime të tilla kur është vetë në pushtet, unë nuk besoj se ky fakt ka vlera përcaktuese në një proces zgjedhor. Megjithëkëtë duhet shmangur.
Ashtu si në zgjedhjet e vitit 2021 që Basha dhe të tijtë shpallnin fitoren para se të përfundonte procesi i numërimit, edhe këtë herë bënë të njëjtën gjë në disa bashki (Shkoder etj.). Kur panë se humbjet pasonin njëra-tjetrën nisën sajimet dhe ankimet për manipulime e tjetërsime. Kur iu kërkua në një studio televizive ish-kryetarit të bashkisë Shkodër, z. B.Spahia të sillte prova të “manipulimit, blerjes dhe terrorizimit të popullsisë”, ai u përgjigj: “Po, procesi i manipulimit ka qenë shumë i sofistikuar dhe është vështirë gjetja e provave”.
Kjo do të thotë se “manipulimi i sofistikuar” është justifikim dhe jo realitet sepse kush është aq i mprehtë sa të pikasë gjërat e sofistikuara edhe mund t’i provojë ato.
Ashtu si në votimet e vitit 2021, edhe këtë herë, të gjitha sondazhet, e brendshme dhe ndërkombëtare, e nxirrnin fitues grupimin e majtë dhe vlerësimet e të pyeturve për drejtuesit politikë jepnin një pasqyrë të saktë të rezultatit të votimeve të ardhshme.
Si mund t’i fitonte zgjedhjet grupimi “Bashkë Fitojmë” kur të dy drejtuesit e tij së bashku gëzonin mbështetjen e vetëm 30 për qind të të pyeturve?! Kur u pyet z. Metaj para ditës së votimeve rreth sondazheve, tha se “edhe ne kemi sondazhet tona por do t’i ruajmë për surprizë”. Një gazetar kosovar B.Buzhala pohoi në një studio televizive se kishte ndenjur disa ditë në Tiranë, kishte votuar për kandidatin e së djathtës z. Belind Këlliçi, por “askush sa ndenja në Tiranë para zgjedhjeve nuk më tha se Belindi do t’i fitonte zgjedhjet”.
Propaganduesit e “manipulimeve zgjedhore” duket se kanë bindur edhe veten e tyre se, po të mos ishin “manipulimet “, opozita e sotme do të kishte fituar. Po të flasim me gjuhën e tiranasit autokton do të pyesnim: Me vërte e keni?! PS ka pasur dhe ka, si në opozitë ashtu edhe në pushtet, rreth 800 mijë votues ( në 2013, 2021, 2023 etj. ). Ai që ka ndryshuar është elektorati i opozitës aktuale.
Nuk mundet një parti relativisht e organizuar mirë dhe me bazë të konsoliduar votuese rreth 800 mijë, nga një “detashment” politik i çorganizuar, i përçarë dhe me “platformë teorike e praktike politike” berishizmin. Opozitës nuk i vjen shpëtimi as nga dëshpërimi apo fajësimi i vazhdueshëm i kundërshtarit politik dhe, aq më pak, nga këshillat e shërbëtorëve të saj pa mend të punësuar në kanalin Syri, të cilët iu kërkojnë ish-zyrtarëve të lartë të PD-së të vriten apo vetëvriten në protesta antiqeveritare. Nuk është më viti 1991 kur kjo parti provoi të vinte në pushtet nëpërmjet inskenimit të vrasjeve të protestuesve pro saj.
Çështja madhore që shtrohet është: A duhet ndërruar pushteti politik dhe, në vazhdim, a meriton opozita aktuale rikthimin në pushtet?
Ndërsa pyetja e parë merr gjithnjë përgjigje pozitive në kuptimin e përgjithshëm, pyetja e dytë meriton përgjigjen: Për aq kohë sa opozita politike shqiptare udhëhiqet shpirtërisht, moralisht dhe praktikisht nga berishizmi, ajo do rrudhet, do rrijë në “tribunë” dhe jo në “fushën e lojës”.
Me këtë rast, më duhet t’i përgjigjem edhe një kritikut poshtë një shkrimit tim këtu në DITA, i cili pohonte se “intelektuali i vërtetë duhet të sulmojë pushtetin dhe jo opozitën”.
Bindja ime është se intelektuali i vërtetë dhe cilido që do të mirën e përgjithshme duhet të kritikojë e sulmojë bartësit e të këqijave, të metave e gabimeve, si atëherë kur bartësit janë në pushtet, ashtu edhe kur janë në opozitë dhe e kanë gabim. Sidomos kur bëhet fjalë për njerëz që s’kanë lënë gjë pa bërë me pushtetin dhe na e kërkojnë atë sërish. Frika është e përligjur dhe aspak hipotetike, ata do bëjnë po ato që kanë bërë kur ishin në pushtet.
Po këtu, nuk pajtohem as me z. A. Bushati që pohonte se “Kanë bërë, apo s’kanë bërë, Berisha dhe Meta janë e djeshmja”. Berisha dhe Meta nuk duhen kritikuar thjesht pse janë e djeshmja, por, mbi të gjitha, sepse kjo “e djeshme” kërkon të bëhet e ardhmja jonë, të paraqitet si shpëtimi ynë.
Opozita shqiptare mund dhe duhet të vijë në pushtet, por vetëm pasi të ketë zbatuar porosinë e lashtë: Njih Veten!
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

,MIRE MO I BEKUAR
E KE QARE ME LOT
KY ESHTE SALIU
PO NA THUA DOT
GJER ME SOT MAVIA
QE NA SHKON KALUAR
E GJITHE PUSHTETET
I KA MARRE NE DUAR
KA DHENE NDONJE SHENJE
QE VETEN E NJEH
PERVECSE TE MBURRET
SI GJELI MBI PLEH
ME TE NJEJTAT HILE
NGA SALA KOPJUAR
FATET E VATANIT
TANI MBAN NE DUAR
JEMI FUKARENJ
KEMI VUATUR SHUME
PER TE BERE KTE VEND
DJERSA U DERDH LUM
SHKELIM MBI THESARE
PELLEMBE E FLORI
PER BUKEN E GOJES
VUAJME TANI
VUAN THEM SHUMICA
SE KA NJE TAKEM
QE PER FUKARANE
KOKA NUK JU DHEMB
NUK JANE PAK KAQ VITE
QE ESHTE NE FRON
PSja NGA BALTA
DOT NUK NA SHPETON
PRANDAJ QE TE DYJA
NA PACIN URATEN
NUK KANE ME TAKAT
HAPIN KAQ E PATEN
KUJT I DHIMSET VENDI
E ARDHMJA E TIJ
DUHET TE PERPIQET
PER FILLIM TE RI
KUR BASHKOI VENDIN
KAQ VITE NE FRON
BOLL I THA SOVRANI
HELMUT KOLIT-KAQ MJAFTON
NUK KA FUND E MIRA
POR MOS HEZITOJME
ME STATUS QUON
KOMBIN RREZIKOJME.
Vete-Zhvleresim
Me vize ne mes
Qe ketu fillon idiotizmi i radhes se Vikit. Copa budallenjsh. Fshati digjet, kurva merret me Berishen.
E para o Viktor,qe zgjedhjet jane vjedhur e manipuluar kete e di dhe bufi por nuk jane vjedhur ne ate mase qe pretendon opozita. Qe Berisha nuk duhet te kthehet me ne pushtet dhe nuk do kthehet dhe kjo dihet por qe ti nuk e ke kuptuar ( ose nuk don ta kuptosh si sherbyes pushteti qe je) se edhe Rama nuk duhet te rrije asnje dite ne pushtet. Berisha megjithmend ka bere poshtersi por miku yt Rama ja kalon. Eshte qeveria e Rames qe po futen perdite ne burg per vjedhje apo korrupsion por ju te gazetes Dita keto gjera nuk i shikoni ! Eshte qeveria Rama qe drejton kete vend por ju te gazetes Dita bashke me Meron e Bollinon keto gjera nuk i shikoni,eshte Rama ai qe po e shpopullon kete vend dhe qe pa piken e turpit kerkon ti zevendesoje me bangladeshas e afgane dhe keta deri sa te mesojne shqip pastaj do i largoje ( gje qe tegon se dhe gjuhen shqipe eurren) por ju prape nuk doni ta kuptoni a thua qe perveç neodiktatoreve Rama Berisha apo Meta nuk paska Shqiperia njerez te tjere te zote! Vetem keta hajdute e maskarenj paska Shqiperia !
Të pasurohet e gjithë familja përgjat kohës kur ai është në pozitën e kryetarit të qeverisë fëmijëve te tij
tu fryehn kontot në miliona $ kjo nuk i ka ndodhë asnjë familje kryeministri në qeveritë demokratike biles as fëmijve të D.Tramp që pasuria e tyre të shtohet me nga 100% a 1000 pro milë si senjorëve Berishia
Ne zgjedhjet e 14 majit Sali Berisha u fut ne zgjedhje pa emer ne fleten e votimit e pa u rregjistruar si kryetar partie.
Emer PD me Vule te dhene nga Pushteti e kishte PD “zyrtare” e drejtuar nga nje Alibe qe …e kishte lene Kryetar me Testament ish-kryetari dorehequr para 2 vitesh (!)
Dhe kjo PD ‘zyrtare’ qe i bente opozite Berishizmit, arriti te gjente vetem 16 kandidate per 61 Bashki.
Rezultati dihet, PD “zyrtare” Anti-Berishe ne Tirane doli forca e 5-te pas Arlind Qorrit.
Ja pra se si alibia e Viktor Malajt qe “duhet te presim per nje opozite Anti-Berishe” bie poshte plotesisht.
Ketu kemi REGJIM RAMA, dhe Regjimet kudo ne bote nuk ikin kurre me vote.
Sa per ate qe Berisha e Meta qenkan e shkuara, kurse ky Rama qenka e ardhmja, mjafton ti kujtojme Viktorit se Rama ka ne pushtet nga 1998 (min. Kulture, Kr. Bashkie Tirane, K/minister), pra 25 vite!
Dhe ka pra ne pushtet vite me teper se Saliu e Iliri te marre se bashku…
Ky Rama pra me tere pushtetet ne duar si Erdogani na qenka e ardhmja?
OK,V.Malaj:
1.Njihe veten o SALI.Kjo është A-ja & ZH-ja që berishistet 33 vjeçar RRUMPALLË nuk e bënë në vitet e sundimit të tyre që nga Korriku 1992,kur pas kësaj humbje nuk kan fituar më shumicën në zgjedhjet LOKALE DHE POLITIKE.Pasi Sb komunist i 8 Nëntorit 1968 e mbushi PD me Spiun e komunist,që papritmas i ktheu në ANTIKOMUNIST të tërbuar-Terrorist-Vjedhës-Vrasës-Dhunim të Demokracisë-Shpërfillës të Drejtësisë,etj.
2.Është fatkeqsi politike jo vetëm për Sb por edhe për Ata që e ndjekin nga pas si këlyshi NËNËN se NON GRATA NUK MUND TË KTHEHET MË NË PUSHTET sa të jet Amerika 350 mil.gjallë..! Pasi nofka famkeqe NON GRATA për Sb është përgatitur në servisin e TEAMP dhe zbatuar në kuzhinën BIDEN..!
3.Faktet e non gratës janë të rënda dhe të shumta,mbi 101.Por Sb dhe Arben Kraj ish Kryetari SPAK-Shkodrani(që ndryshoi vetëm karrigen në godinën e SPAK) i kërkuan faktet DASH..! Kjo është arsyeja që Sb kakaris si gjeli maje plehut duke shpifur ndaj DASH,ANGLINË,90% TË POPULLIT,E.RAMËS,SOROSIT,etj.
4.Unë jam dëshmitar okular në zgjedhjet e 26 Majit 1996 se Sb vodhi votat dhe më futi në burg se nuk firmosja procesin e vjedhjes sipas marionetave të tij A.Shehu e B.Gazidede.Dhe më vjen për të qeshur e qar kur Sb ankohet për Vjedhje votash edhe në bastionet e tij-Tropojë,Kukës,Kamzë,Laç,etj.
5.Në 33 vite Sb është deklaruar “..FAITOR PA FAJI..”nga Ai vet,SPAK i tredhur prej tij dhe militantët që po e çojnë PD në përçarje TOTALE.
6.Me Sb & Lb PD nuk vjen kurrë në pushtet.
7-Me ikjen e 2b duhet të kandidojnë për Kryetar të PD:Bamir Topi,Majlinda Bregu,Zef Brozi etj.
8.Por,Sb nuk largohet nga frika e dosjeve të krimit familjare e të Aleatëve për të cilat u fut në listën e ZEZË ND/KOMBËTARE.!
9.Rruga e shpëtimit të PD dhe Shqipërisë është ARRESTIMI SB..Mandej PIRAMIDA DO SHËMBET PARA SHQIPËTARVE TË GRABITUR PREJ TIJ TË MBI 350 MIL.$ DHE VRASJEN E MBI 20.000 NJËRZVE TË PAFAJSHËM.
-FLM V.MALAJ,DITA.
Kapterr Lalaj Gomarica madhore nga katundi Corrush i atij Poliagjentit, pasi i jep perdite direktiva SPAK tani po i tregon edhe PD ate Zef Brozin si kryetar. Ej Kapterr Lalaj o Gomarice madhore, zgjidhe aty nga Corrushi edhe se kush do jete President i SHBA!
Ok.ZMalaj! I lini ca detyra PD ve Te Fermanit dhe te Vules,qe te beje Analiza te drejta dhe te sinqerta te humbjeve,,Te Korrigjohet qe te fitoje DASHURINE e popullit dhe te votohet,qe te vije ne pushtet.
Une besoj,qe nje pushtet i Drejte vjen me njerez te drejte.
Nuk korrigjohet Sali Berisha.
Nuk korrigjohet Xhysepina Topallja.
Keta kane lindur SAKAT ne shpirt dhe ashtu do vdesin.
Mjere kush i ka ne shtepi,,jo me te Qeverrisin Popullin.
Flitet qe i kane votuar 500 mije shqiptare.Keta 500 mije shqiptare qe kane votuar bishen Sali Berisha dhe Topallen bushter rrugash,jane si ATA.Ashtu i duan.Klyshte e tyre TE RINJ,kane kaluar perzgjedhjen e Bishes,,Te jene palaco,mosmirenjohes,rrenacake,hajdute,zagare kafshues dhe ulurites,si Grida,Salianji,i biri Fariut,Bardhi,Ziu,Basha i llustrosuri qylaxhiu,.Kjo tregon qe populli shqiptar ka ende 500 mije rrugace,maloke,hajdute,qylaxhij,MERCENARE,injuorante,kafshe qe duan te perfitojne nga pushteti i Berishes.
Une nuk jam per ndreqjen,Mballomat,Korrektimet e kesaj Partie TE LINDUR NGA VULGU.
UNE JAM PER ZHDUKJEN E KESAJ PARTIE.
PS:
-Po i jap përgjigje ANONIMATIT..”MeteH” që më indetifikon me NOFKËN GOMARICË:
1.Ky personazh shpifs berishist më bën GOMARICË..Gjinia femërore.Po të më cilësonte GOMAR MASHKULL sdo kisha mëshirë ti kapërceja pragun e derës dhe Ti lëshoja HALLATIN 1.5 m të gjatë për ti shpartalluar dy vrimat e çdo gjinie të kullonin gjak..deri në vdekje klinike..!
2.Kam kën oficer madhore jo kapter siç shpifni Ju njeriu më i pështirë pas Sb non grata.Se është fryma e tij e urrejtjes që nuk pranon mendimin ndryshe,ndaj e çoj PD mish për qënt e rrugës,ku edhe pas 100 vitesh të vdekjes natyrale të tij do ndihet era e fëlliqur e tij .!
3.PO.Jam Çorrushiot i 30 dëshmorve të Atdheut dhe jo ANONIM si puna tënde që fshihesh si LEPURI NË FERRË.
4.M.Shehu ishte nga Çorrushi dhe KM 27 vjet më i miri pas I.Qemalit që ndërtoi vëndin me pasuri punësimi 90 % të popullit që SaliKrimineli mbi 500 nd/Je i shkatërroi me teorinë SHOCK,të mbi 350 mild. $ pasuri..!
5.MSH e cilësoi POLIAGJENT E.Hoxha për të emëruar në vënd të tij Mikun familjar,SPIUNIN E UDB që gjat LNÇL R.ALIA,I cili në 1982 thirri nga Amerika,Xhevdet Mustafën për ta asgjësuar E.Hoxhën që besoi edhe Ju keni qar për vdekjen e tij.Ndërsa Unë-Jo..Se më kishte eleminuar M.Shehun si Çorrushiot,Udhëheqs legjendar i LNÇL,Ndërtues i Vëndit,Patriot,Kundërshtar i çdo armiku të jashtëm & të brëndshëm,I ashpër për të çrrënjosur çdo VES TË KEQ..DROGË,PROSTITUCION,HAJDUT TË ÇDO NHJYRE.
6.Dhe R.Alia solli në PD S.Berishën një komunist(8.11.68) përbindësh,Agjent të shumfisht.. që shkatërroi vëndin disa herë(1991,94,96,97,98,09,011,019,021.. dhe tashmë PD-në për ta lën vëndin pa opozitë që bota demokratike të thotë: “..Në Shqipëri nuk ka demokraci..”Ndaj DASH E CILËSOI DHUNUES TË DEMOKRACISË,etj.
7.Harram qumështi NËNËS që ushqeu një djall me brirë për të helmuar dynjanë me shpifje,si Sb.
OK.
Lexo komentet per te kuptuar Saliun dhe berishistet injorante hajdute dhe dinake te Saliut! Vetem fjalori qe perdoret tregon shume qarte per kulturen mesjetare te tyre! Sa per saliun “njih veten”. E kam njohur rastesisht ne spital, pa e ditur kush ishte nga fundi i viteve 80! Dallohej menjehere qe ishte malesor dhe i pelqente vetja por ishte fshatar ne sjellje ne te folur pavaresishte qe deshte te tregonte qe fliste anglsht dhe frengjisht me aksent Vicidolsi! Nje njeri i varur ne kremastr dhe shume i rezikshem po te njehje snjerezit e asaj kohe! Eshte i semure mendor! Ai vertet beson ne idiotizmat e tij! Dhe nje idiot,vertet si Saliu,i ben te gjitha krimet e mundshme per te kenaqur egon e tij te semure shume rende! Sic duket ka njerez qe e mbrojne ndryshe do te kishte shkuar me te shumtit! Mos harroni Saliu eshte agjent i shume sherbimeve te huaja!
Jam me nje mendim me shume nga ato qe duan te rinovohet albumi i politikmuterve shqiptare
Eshte e kote sot te diskutosh me per figuren e veprat e Berishes e Metes se ato i njeh vendi e bota
Te vazhdosh me avazin e tyre do te thote ose je i paguar te perhapesh mjegull per te favorizuar Mavine ose je medioker.Kete mision me mire se Ymeri i Bazes nuk e ben dot kush me pacavuren daleboje te tij -temen
Ti biesh kavallit ne nje vrime eshte interesi i pusht pushtetit.
Prandaj mileti duhet te mendoje per vete
Per cdo klikim ne internet koka pa qime mbush xhepin
Ndaj duhet te kthejme syte nga cakalli
qe ne heshtje me barsaleta,gallate,tallava e mashtrime po na con pa u ndjere ne gremine
A ka budalla qe nuk e nuhat planin e Rames- E futi Dakon gjoja ne burg si Tahirin dje qe e nxorri sot-e pas kesaj do te fus ne burg Salen dhe Meten me qellim qe ti hap rruge Bashen te marre ne dore PD.Pas kesaj e kuptoni vete se si do katandiset ky vend.Dhe atehere KOMBI KA MBARUAR.
Ketu do te sundoj e do behet zot i shtepise SORROSI E VUCMUTI qe do ta shkombetarizoj Shqiperine
Nuk ma ndjen fare po fare ama se si e gjykoni ju por mua per vete me pikon gjak ne zemer per INDIFERENCEN ,IDIOCINE E NDYRESINE QE PO TREGON OPINIONI NDAJ KESAJ LUBIE SHQIPTARNGRENESE SI MAVIA……
VA FANCULLO…….
Kapterr Lalaj, Kapterr ore Kapterr se nje mut ke qene oficer madhor. Sa per Gomarice madhore, po, ke qene dhe je akoma e ashtu Gomarice madhore do ngordhesh o spiun i kohes pordhes.
Mendoj se shkaku kryesor i verdallosjes se shqiptareve eshte mentaliteti tashme prej 32 vjetesh se mund te besh karriere,mund te behesh i pasur vetem nepermjet,mashtrimit,vjedhjes,forces,korrupsionit dhe jo nepermjet punes se ndershme,meritave,kompetencave,kjo shpjegohet dhe me 510.000 votat qe i jane dhene Salehut&Metaj.Une e shoh si shenje pozitive arrestimin e Ministrave,drejtoreve,deputeteve ,policeve,gjygjtareve,prokuroreve etj shenje qe tregon se drejtesia eshte zgjuar ,se hajdutet e mbetur ne administrate,spitale ,polici etj jane trembur dhe se denimi i pret shpejt a vone.Shpresoj qe drejtesia tju pergjigjet interesve dhe shpresave te popullit per venien para saj te kokave te krimit Saleh&Familja apo Metaj&familja dhe gjithe bandes se tyre ,shenje e mire eshte qasja e re ndaj dosjes se Gerdecit…Sa me shpejt t’ju hapen syte berrishisteve aq me shpejt do te perparoje vendi yne.
Lexoni kete qe ta kuptoni:
Kosova edhe Amerika po bejne nje loje politike teatrale bashke sepse Kosova edhe Amerika kane plan per ta sulmuar edhe pushtuar te gjithe Serbine edhe kete shikojeni ne kete emision:
top-channel.tv/video/skenaret-e-konfliktit-ne-kosove-alfred-cako-nato-mund-te-godase-e-diell-04-06-2023/
Kurse ne fund te ketij emisioni Alfred Cako paralajmeroi ne 11 Tetor 2019 qe ne 2020 do niste situata e Covidit.
youtube.com/watch?v=FWzO2jRLTPk
Eshte i sakte Alfred Cako. Degjoni Alfred Cako se nga ai keni se ca te mesoni.
Kurse ne fund te ketij emisioni Alfred Cako paralajmeroi ne 11 Tetor 2019 qe ne 2020 do niste situata e Covidit:
youtube.com/watch?v=FWzO2jRLTPk
Eshte i sakte Alfred Cako.
Degjoni Alfred Cakon se nga ai keni se ca te mesoni.
“Tironc” wHaleja, shyqyr qe me ne fund e tregove burimin e atyre traplliqeve qe ti kopjo ketu perdite – qenkan idiotesite e atij Idiot Alfred Cakos, qe vetem nje budall si ti mund ti besoje….Ahahahaha
Alfred Cako, shiko se si po te shan Edi !
Godite me grushta edhe thyeja dhembet ketij legenit Edi kur ta takosh !