Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”
AktualitetKosovë

Vetëm 12 serbë të Kosovës i regjistruan veturat me targa “RKS”

Published: October 17, 2022
Shpërndaje

Nëpër të gjitha komunat e Kosovës deri sot janë vetëm 12 automjete nga targat ilegale janë regjistruar me targa “RKS”. Ministria e Brendshme e Kosovës thotë se qytetarët në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Aleksandar Vuçiç.

Kur kanë mbetur edhe 15 ditë nga përfundimi i afatit  vetëm 12 automjete me targa ilegale janë regjistruar me “RKS”. Kjo shifër e ulët sipas Ministrisë së Brendshme është rezultat i frikësimit që Serbia po zbaton mbi serbët lokalë në Kosovë. Një ndër rastet që përmend MPB-ja është ai para disa ditësh kur një rreshteri të Policisë në Leposaviq i është djegur vetura e posa-regjistruar në RKS.

“‘Prej kur ka filluar regjistrimi i automjeteve, deri sot janë regjistruar 12 automjete me targa legale RKS nga targat ilegale. Regjistrimet janë bërë në komuna të ndryshme.

- Publicitet -

Nga Regjioni 06 – kemi 4 automjete

Nga Regjioni 02-   kemi  4  automjete

Nga Regjioni 04  – kemi 2  automjete dhe

Nga Regjioni 01 – kemi 2  automjete.

Qytetarët tanë në veri janë duke u frikësuar dhe kërcënuar direkt nga grupet ilegale kriminale të cilat jo vetëm që po udhëhiqen por edhe po financohen nga Vuçiq e të cilët kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe intimidimin e qytetarëve tanë në veri. Thirrjet për mosregjistrim të veturave nga ana e Vucic që i’u bën qytetarëve tanë në veri i konsiderojmë si ftesë për luftim të rendit, ligjit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme.

Kërkesat që të shtyhet zbatimi i vendimit sipas politologut Nexhmedin Spahiu nuk prodhojnë zgjidhje.

“Propozimi i ambasadorit amerikan është me ble kohë por kjo nuk ka të bëjë fare me afatin e shkurtër. Kjo sepse sigurisht nëse do të kishin radhët e gjata për pritje për konvertim të targave dhe do të kishim akoma një nuëmr të madh të pritjes e do të kalont afati, atëhere do të kishte arsyet që të zgjatet afati dhe të kryhet”, shprehet Spahiu.

Ai thotë se Qeveria e Kosovës është përpara një zgjidhje, vendim që sipas tij ka efekte direkte në fushën e sigurisë.

“Policia e Kosovës për shembull nuk ka nevojë që të hyjë në qytet për shembull në Zubin Potok e Leposaviq e të konfiskojë vetura, mjafton në kufi atje në Merdare ose në pikë 1-31”, deklaron ai.

Ndryshe nga Spahiu aktivistë që veprojnë në Mitrovicën veriore janë të mendimit që Kosova duhet ta pezullojë vendimin për targat ilegale.

“Unë mendoj që Kurti duhet të tërhiqet pak nga ky vendim. Pyetja që duhet t’ia bëjnë vetes është: kujt i shërben ky vendi? Ata sigurisht duhet të kenë komunikim më të mirë dhe dialog të drejtpërdrejt me komunitetin lokal. Kur marrim këso vendime duhet të kemi parasysh edhe efektet negative që ka në jetën e përditshme të qytetarëve”, ka thënë për RTV Dukagjinin, Caleb Waugh, pjesë e organizatës  “OJQ AKTIV”.

Ai shprehet se vendimi për ndalimin e targave “KM” prekë direkt jetën e serbëve, sidomos në pjesën veriore.

“Kur marrim këso vendime duhet t’i kemi disa gjëra parasysh: lirinë e lëvizjes, faktin se shumica e njerëzve janë të varur nga veturat për çështje ekonomike. Para një vendimi të tillë duhet fillimisht të shikohet dimensioni human”, përfundonWaugh.

Pronarët e makinave me targa që i lëshojnë autoritetet serbe, nuk do të mund të qarkullojnë në territorin e Kosovës, e as të kalojnë kufirin pas 31 tetorit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 17, 2022 at 7:11 pm

    Keto pune keshtu e kane.Pak me zor por serbet e Kosoves dhe Serbia e mblodhi mendjen qe sa me shume te zgjate eshte agoni ,ne dem te binesit te serbeve te kosoves.Edhe ata popul i thjeshte jane dhe popujt duan vetem paqe dhe pune.300 gladiatoret qe dergoi amerika ne Kosove ishte simbolike per rikujtese te Vucicit dhe rusit.Vetem Rama eshte gjithmone jashte loje.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zjarri del jashtë kontrollit në Finiq, flakët avancojnë drejt fshatrave
  • Përgjaken rrugët në vend, një viktimë dhe nëntë të plagosur në gjashtë aksidente brenda 12 orësh
  • Droni ukrainas godet plazhin rus: 7 të vrarë dhe 40 të plagosur. Çfarë dyshohet
  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos

Komentet e Fundit

  1. Maks. on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. Esati on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  3. 1thundrak on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  4. cash frenzy casino game on Rama ‘shpjegon’ Paketën e Maleve
  5. Kate Hegseth on Kemi naftë, por e blejmë nga jashtë. Tonën e marrin të tjerët. Kjo është shitje e atdheut

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?