Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Vetëm për 236 LEK”/ Mashtrim online me pakot e postës, hakerat vjedhin të dhënat personale ose lekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > “Vetëm për 236 LEK”/ Mashtrim online me pakot e postës, hakerat vjedhin të dhënat personale ose lekë
KronikeKryesore

“Vetëm për 236 LEK”/ Mashtrim online me pakot e postës, hakerat vjedhin të dhënat personale ose lekë

Published: September 19, 2023
Shpërndaje

Në rrjetin social Facebook me emrin “Posta Shqiptare” është hapur një faqe të martën e 18 shtatorit. Postimi i parë shfaq një super ofertë ndaj qytetarëve, por që në fakt, rezulton të jetë një nga mashtrimet më të mëdha, që po qarkullon së fundi edhe në Shqipëri.

Personat pas kësaj faqeje, reklamojnë disa kuti të mbyllura kartoni me mbishkrimin “Posta Shqiptare”, duke deklaruar se janë pako të porosive që për arsye të ndryshme kanë mbetur në magazinat e postës pa shkuar në destinacion. Për të pasur përhapje sa më të gjerë, hakerat kanë bërë sponsorizimin e faqes, në mënyrë që të shpërndahet tek sa më shumë përdorues të Facebook.

Faqja pas të cilës fshihen mashtrues, i ka nxjerrë në ofertë këto pako, duke ia ofruar qytetarëve të interesuar, t’i blejnë me çmimin 236 lekë.

- Publicitet -

“Çdo vit, Posta Shqiptare mbledh paketa të braktisura. Sipas rregullave, Posta Shqiptare mund t’i menaxhojë këto dërgesa të papranuara. Por tani prezanton zbulime të papritura vetëm për 236 LEK. Kur hapni këto paketa, përgatituni të gjeni një gamë të ndryshme të objekteve, nga pajisjet elektronike deri te artikujt e shtëpisë, dhe ndoshta edhe aksesore ose dhurata të papritura”

Për tu bërë të besueshëm, mashtruesit kanë hapur disa profile të rreme kryesisht me emra të huaj, për të komentuar në këtë postim, si provë se shumë prej tyre i kanë blerë pakot dhe kanë qëlluar me fat duke përfituar telefona, kamera, tharëse orë, dhe sende të tjera, që sigurisht nëse do të ishte gjithçka reale, kanë vlerë shumë më të madhe se sa 236 lekëshi që paguhet për pakon surprizë.

Faqja e rremë e hakerave online i kërkon qytetarëve që të aplikojnë me një klikim të vetëm, por në fakt, të ftojnë drejt një skeme mashtrimi, që mund të jetë një virus për të vjedhur të dhënat personale, apo mund të ofrojë dhe hapat për të bërë pagesën 236 lekë për kuti.

E njëjta skemë mashtrimi po në Facebook, dhe gjithashtu me të njëjtin çmim, 236 lekë, është përdorur në Shqipëri, ndoshta nga të njëjtët haker, edhe për valixhet. Hakerat që e përhapën këtë mashtrim gjatë kësaj vere, pretendonin se kompania e çantave dhe valixheve ‘Samsonite’ kishte mbyllur një nga qendrat e saj dhe për këtë arsye, po ofronte produktet me çmime të lira.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?