Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Veteranët dhe pasardhësit e tyre mes të shkuarës dhe të ardhmes
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Veteranët dhe pasardhësit e tyre mes të shkuarës dhe të ardhmes
Histori

Veteranët dhe pasardhësit e tyre mes të shkuarës dhe të ardhmes

Published: September 24, 2022
Shpërndaje

Nasho Bakalli

Ajo që e dallon shqiptarin e vërtetë është aftësia për ta njohur të ardhmen. Kjo veçori bëri të mundur pjesëmarrjen në Rilindjen Kombëtare, shpalljen e Pavarësisë, dhe në Luftën e Dytë Botërore për shembjen e nazifashizmit. Kjo veçori bëri gjithashtu të mundur formatimin unitar, në nivel shtetëror, të popullit shqiptar, dhe emancipimin shpirtëror të gjitha shtresave sociale, si dhe mbështeti zhvillimin shoqëror të punës, arsimit, kulturës, mbrojtjes të Atdheut… Vështrimi tek e ardhmja e ngre moralin e njeriut, por, ai është gjithashtu burim i depresioneve dhe anktheve që ndjejmë pavarësisht nëse këto të fundit lidhen me vlerësime për jetën, apo me shqetësime për kombin. Shikimi drejt të ardhmes, me vetëdije dhe pa vetëdije, është funksioni qendror i trurit. Fuqia që marrim nga njohja e të ardhmes na bën të mençur. Kjo e fundit nuk është një mburrje por një përcaktim i cili provohet nga fakti i padiskutueshëm se shumica dërmuese e shqiptarëve sot nuk janë pengje të të shkuarës, dhe të tashmes tyre. E kjo shumicë janë ata që quhen – veteranë të Luftës e të Punës dhe pasardhësit e tyre. Nga një sondazh i kryer me 200 veteranë e pasardhës me tipare të ndryshme sociale, kulturore, profesionale, e krahinore – me qëllim për të regjistruar mendimet e tyre në gjendjen shpirtërore të çastit – na rezultoi se ata mendonin për të ardhmen e vendit tre herë më shpesh se për të shkuarën.
* * *
Shekuj më parë popujt e Europës sundoheshin në emër të të drejtës të trashëguar e mbrojtur ajo nga një fuqi e lartë madhore, ose, prej klanesh që nuk kishin shpesh herë asnjë lidhje historike a gjaku me popujt nën sundim. Popujt qeveriseshin në emër të Perëndisë prej perandorëve, dhe mbretërish e feudalësh gjithfarësoj. Këta individë dhe institucionet përkatëse nuk kurseheshin ta garantonin popullin se do ishin zëdhënës të shkëlqyer të interesave të tij në botën e përtejme. Pra europianët nuk kishin të drejta për sa u përket interesave të përgjithshme, ato kishin vetëm detyra skllavi, bujkrobi, argati, punëtori, fshatari, nëpunësi, apo ushtari për zbatimin praktik të projekteve që krijonin sundimtarët e Europës.

Me mbarimin e Luftës Dytë Botërore të gjithë popujt e shtypur të Europës fituan independencën dhe liritë demokratike. Europa i nderon pakufi veteranët e luftës çlirimtare.

- Publicitet -

Lufta e Dytë Botërore solli lartësimin e vetëdijes kombëtare edhe te popujt e tjerë në botë; lindën lëvizjet nacionalçlirimtare antikoloniale. Paslufta shënoi rënien përfundimtare të sistemit kolonial botëror. Edhe kjo epokë çlirimtare ka veteranët e saj.

Shqipëria, si tërë Europa, nën sundimin vendas dhe të huaj gjendej keq e më keq. I mungonin të drejtat e njeriut, i mungonin të drejtat e popullit, i mungonin edhe mjetet materiale me anën e të cilave të mund të luftonte me qëllim që të fitonte këto e të tjera të drejtat.

Kjo gjendje u studiua, programi i veprimit u përgatit, rastet për zbatimin e atij programi erdhën, dhe udhëheqësit të papërkulur, jo reklamaxhinj dhe ambiciozë të korruptueshëm, ju përveshën punës bazuar në doktrinën e Atdhedashurisë. Kur u arrit në përfundimin se ishte punuar politikisht mjaftueshëm për ringjalljen e ndjenjës kombëtare filloi organizimi për luftë, dhe, ca pak njerëz fillimisht, bazuar te bindjet vetiake, me ndihmë materiale prej shumicës të popullit të shtypur, pa ndihmë të qartë nga jashtë, morën pushkën në dorë kundra nazifashizmit e tradhëtarëve, dhe, derdhën gjakun e trupit të tyre në tokën amtare për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarit, të popullit.

Ngatërrohet sot veprimtaria e organizuar patriotike e partizanëve gjatë Luftës Dytë Botërore me veprimet e tjera “patriotike” të detyrueshme për një takëm shqiptarësh, ose, me veprimet me rrënjë tërësisht të kundërta – kuislinge. Ngatërohet sepse synojnë ta falsifikojnë historinë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. E si mund të shkulen nga vetëdija e njeriut, manipulohen, digjen, apo burgosen me miliona e miliona faqe gazetash, shkrime, libra, revista, filma, dokumentarë, studimet për të tëra fushat e jetës, teatrot, këngët e vallet, pentagramet e të gjitha llojeve të muzikës, etj., etj., vepra të krijuara çdo ditë për 45 vite rresht. Sikur zjarri ti bjerë tërë Shqipërisë kopje të shumta të tyre ruhen në institucionet përkatëse shtetrore e private në të katër anët e botës.
Shteti shqiptar, pas Luftës Dytë Botërore, i evidentoi me themel veteranët – siç bëri tërë Europa. Vlerësoi lart jo vetëm ndihmesën e tyre me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë, po edhe punën e palodhur krijuese për rindërtimin e përparimin e vendit. Mirënjohja është një ndjenjë e ndritshme, aq shumë e shkëlqyer, saqë i verbon ata që janë mësuar të rrojnë si irriqi në errësirë.

Në Athinën e lashtë jetonte një njeri i drejtë, quhej Aristidh. Sundimtarët e asaj kohe nuk i duronin dot ligjëratat publike të Aristidhit për të drejtat e njeriut dhe të popullit e vendosën që ai të internohej – si kriminel i drejtë – në një vend tjetër. Vendimi merrej, sipas zakonit, duke shkruajtur emrin e të pandehurit, para një gjykate popullore, mbi një copë qiramidhe e cila hidhej në një vend të caktuar, e kështu të dukej se sa shumë ishin ata që miratonin dënimin e vendosur. Një athiniot analfabet duke shkuar udhës për në gjykatë gjeti Aristidhin, të cilin nuk e njihte personalisht, dhe iu lut që t’ia shkruante emrin e Aristidhit mbi qiramidhe. Aristidhi, duke shkruajtur emrin e vet, e pyeti nëse e njihte atë njeri të cilin po e dënonte. Analfabeti u përgjigj pa të keq “jo, po u mërzitëm duke dëgjuar ta quajnë njeri të drejtë”.

Kështu po sulmohen sot veteranët tanë. Mërzitja e disa individëve, media, partive politike, organizatave (jo) fitimprurëse, etj., ndaj veprës patriotike të veteranëve të luftës dhe të punës mendoj se është më shumë një vorbull paditurie, sesa, reagim udhëzues për veprim. Mërzitja nuk është pasojë e traumave të të kaluarës dhe streseve të kohës sotme; as e faktit se veteranë e luftës e të punës dhe pasardhësit e tyre po e përcjellin me frymë realiste depresionin ekonomik – social – politik kombëtar. Mërzitja e tyre, në analizë të fundit, na tregon se ata nuk janë në gjendje të dallojnë vizionet e shtrembëruara që kanë përpara, që ka përpara Shqipëria e më gjerë Europa.

Veteranët e pasardhësit e tyre shikojnë kudo përpara. Kjo sjellje bazohet jo vetëm tek përvojat vetjake po edhe te mësimet që nxjerrim nga të tjerët rreth e rrotull. Ne jetojmë, punojmë, lidhemi individualisht, e familjarisht në grupe të mëdha sociale, sepse, edhe më parë bashkërisht e kemi pas ndërtuar të ardhmen. Kultura, gjuha, ndarja e punës, dituria, ligjet, dhe teknologjia e komunikimit, etj., na hynë në punë ngaqë duam të dimë mirë e më mirë se çfarë do të bëjmë vet, si dhe, çfarë do të bëjnë edhe shqiptarët e tjerë në të ardhmen e afërt e të largët. Shqipëria, është e të gjithëve.

Rrjedhshmëria e kujtesës tonë, fakti që ajo vazhdon ta pasurojë historinë kombëtare, vlerësohet si defekt nga ndonjë individ, juri, institut, akademik, grup pune, e të tjerë të korruptuar… Rrjedhshmëria e kujtesës është një veçori, jo një defekt, sepse ne e metabolizojmë atë duke nxjerrë, rritur, riprodhuar, ruajtur, rikombinuar, dhe përshtatur çdo qelizë informacioni të situatave në horizont. Ne bëjmë sakrifica sot jo për të fituar shpërblime nesër, por, që të rrojë Shqipëria.

Politikanët, e të tjerë., i shpërdorojnë sakrificat patriotike të shumicës dërmuese të shqiptarëve. Ata e përziejnë të shkuarën e tyre amorfe me të tashmen e tyre të korruptuar, i ngatërrojnë këto dy kohë edhe në hapësirat përkatëse me qëllim që ta pengojnë popullin të shohë të ardhmen, të vërtetën që e pret.
Të jesh veteran dhe pasardhës i tyre do të thotë, në fund të fundit, të mos trembesh kurrë nga e kaluara sepse luftove, punove, dhe po punon me sy e mendje gjithmonë nga e ardhmja.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
11 Comments
  • xy says:
    September 24, 2022 at 4:56 pm

    Lavdi LNÇ dhe Shokut Enver Hoxha

    Diçka do shtoj: media është pro propagandës ballistozogiste.

    Sot në emisionin e News 24, koha për tu zgjuar, ai gazetari plehrë, gjysmat e artikujve nuk i lexoi te gazeta Kushtrim Brezash, pra i anashkaloi.
    kujdes nga media, se media është vegël e borgjezisë, mbështetëse e kauzave antishqiptare si dekomunistizimi

    Reply
  • Mallkimi i Shqiperis Myslymanizmi.Vari i shqiptaris Ortodoksizmi says:
    September 25, 2022 at 5:46 am

    “Vetreanet nuk shikojne nga e kaluara ,shikojne nga e ardhmia” thekson autori.Propogande tipike e mbeturinave komuniste. E arthmia e veteraneve eshte vari dhe kujtesa e krimeve pesedhjet vjecare.VETERANET jane kanceri i Shqiperis,plehrat qe na la pas nje nga diktaturat me te egra te shoqeris njerezore.Lufta nuk ishte clirimtare ishte SLLAVO-SKLLAVERUSE.

    Reply
  • Erdogan says:
    September 25, 2022 at 1:58 pm

    Varri i “Shqiperise” d.m.th i Arnautise Osmane zoti me comentin Mallkimi i Shqiperise eshte nga Emri Epir qe eshte ndryshuar nga Veziret,Pashallaret,Bejleret turq te vetequajture “Skiptare”.
    Kur Heroi i Arnautise njifej si Epirote atehere perse you quheni Ndryshe?
    Sa per Orthodhoksine kjo eshte Semundja me e keqe e Kombit Greko-Ilyre.

    Reply
  • Enver Hoxha tungjatjeta says:
    September 25, 2022 at 2:40 pm

    erdogan dhe ti fanatiku i krishter që blasfemon myslimanizmin dhe ortodoksizmin.
    un e di që feja ësht përçarësi i popujve
    dhe marksi ka thën: feja opiumi i popujve

    dhe 1 gjë tjetër.
    lufta LNÇ nuk ishte as për sllavët as për turqt as për grekun por për çlirimin e Shqipërisë nga fashizmi, imperializmi dhe reaksioni.
    LNÇ ësht epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar

    Reply
  • Lini says:
    September 25, 2022 at 3:15 pm

    Ankohu ne Beograd dhe Moske.

    Reply
  • Arben.T says:
    September 25, 2022 at 7:29 pm

    Veteranet duhet te dallojne, te vendosin kufirin qe ndan “LNÇ me regjimin e E.Hoxhes”.

    1. Lufta per te çliruar Shqiperine nga okupatori eshte nje luftte e lavdishme.

    2. Problemet midis “Ballit Kombetar” dhe “Popovicit, Enverit dhe te tjereve” eshte nje gje tjeter.

    3. Enver Hoxha, nuk deklaroj ne ate kohe, se kishte ne plan te vendoste” rregjimin komunuist”

    5. Popoviçi dhe Hoxha e mashtruan “Popullin Shqiptar”.

    6. Ato lejuan te veje kandidaturen per deputet çdo individ.

    7. E bene per te gjetur, kush ishin individet me pikpamje te tjera nga te tyret.

    8. Ato mashtruan, trathtuan popullin tone, kur i arrestuan dhe i vrane deputetet nacionaliste.

    9. Trathtia e dyte kolosale ka qene mashtrimi i fshatersise qe ne ate kohe perbente 90% te popullsise.

    10. I dha token fshatareve dhe past disa vieteve i futi te gjithe ne kooperative.

    11. Te gjithe veteranet i dine keto fakte historike, prandaj:

    a. Te jene krenare per “Luften “Nacional” Clirimtare” .
    b. Ta pranojne se “Koncepti, Objektivi” : ===> “NACIONAL”.
    c. U zevendesua me “Konceptin, Objektivin”: ===> “KOMUNIST”

    12. Eshte plotesisht e kuptushme se: “Regjimi Komunist” ishte, nje faze tjeter
    e “Historise te Shqiperise”, dëmet e se ciles akoma nuk jane riparusr.

    Reply
  • Aldrin says:
    September 25, 2022 at 8:00 pm

    Po more Arben Ballisti, deputetet nacionaliste kishin te drejte te vrisnin fhsataresine dhe popullsine e varfer, ndersa ta hanin koqen e plumbit per vete nuk na qenka e drejte.
    Tani te vriten gjithe Rinia per kontrabande dhe te ngelen burgjeve, se Enver Hoxha i coi ne shkolle dhe i beri gjithe fshatrat kooperativa dhe qendra te zhvilluara shoqerore. Ca ka ngelur tani, toka djerre, se u kthyet ju balliste e nacionaliste te qelbur, prandaj u be keshtu kjo pune

    Reply
  • ?+ says:
    September 26, 2022 at 5:41 am

    fiks o aldrin.
    arben trapit i vjen inat që banda antishqiptare 30vjeçare e shkatërroi dhe e shpopulloi Shqipërin, ndërsa në kohë të enver hoxhës u bënë përparime kolosale. Ata nacionalistët o karben trapi, ishin ballistët e rakive dhe pulave, që amerika i dërgonte për dhjam qeni si diversantë e tradhtarë në shqipëri. në vend që të punonin për të mirën e atdheut siç punio i tër populli, e kishin mendjen për llafologji se sdonin të punonin domosdo.
    ndaj bënin si antikomunistë dhe politikanë.

    kjo është e tëra. Lavdi LNÇ dhe shokut enver hoxha se pa ata sot nuk do kishte shqipëri

    Reply
  • Arben.T says:
    September 28, 2022 at 2:01 am

    Me vjen keq per ju zoterij: Aldrin & ??????+

    1. A ju ka ngelur ora ne “kohen e Enverit”?

    2. Apo keni ne aftesi te çuditeshme: Pa lexuar komentin, nxirni konkluzione?

    3. Apo keni ndonje mision tjeter?

    4. Nje aresye mund te jete se dosheroni te kete larmi komentesh, liri mendimesh.

    5. Po te jete keshtu, eshte nje rast shume i çuditeshem.

    6. Por, Ju te dy, e terperoni veten tuaj, kur e provoni se nuk dini çfare po thoni.

    7. Eshte me te vertete per te ardhur keq, se si ka mundesi te mos e perdorni trurin.

    8. Cila pjese e trupit ju perfaqeson?

    Reply
  • ?+ says:
    September 28, 2022 at 5:32 am

    ti arbeno qenke kokrra e idiotit. kur përpiqesh të na kundërshtosh, kundërshto me argumentene jo me fjalë vajzash si cila pjes truri ju punon. pastaj un që me 2 fjalit e para të komentit tënd e kuptoj që ti je patronazhist i ps e ska nevoj ta mbingarkoj aq shum trurin, se lajmet që shpërndan ti i dëgjoj te lajmet e klanit të orës 7 e gjys

    Reply
  • Arben.T says:
    October 6, 2022 at 8:28 pm

    Me vjen keq per ty.

    Ti po me kerkon te them ty,
    ato qe ti mi thua mua.

    Ti i meriton ato. kokrrat…….
    Me vjen shum keq, keq, keq per ty.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 16 qershor 2026
  • “Organizuan dhe nxitën qytetarët për të bllokuar rrugën drejt aeroportit të Rinasit”, Policia procedon penalisht 19 protestues
  • SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  • Mesazhi i SHBA në kulmin e protestave: Investitorët duan rregulla të qarta dhe garanci, jo klientelizëm
  • Gazetarja: Emri i Berishës dhe i familjes vijon të jetë në listën “non grata”

Komentet e Fundit

  1. Protestuesi on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  2. Arbër on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  3. Vlora 97 on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  4. pap on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi
  5. nona on SONDAZHI / 57 përqind shohin përjashtim dhe grabitje në bregdetin si mall luksi

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?