Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vetëvrasja e 41-vjeçares, Gjonaj kërkon monitorim më të fortë të rrjeteve sociale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vetëvrasja e 41-vjeçares, Gjonaj kërkon monitorim më të fortë të rrjeteve sociale
AktualitetKronike

Vetëvrasja e 41-vjeçares, Gjonaj kërkon monitorim më të fortë të rrjeteve sociale

Published: January 6, 2024
Shpërndaje

Ish-ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar në lidhje me vetëvrasjen e një nëne 41-vjeçare në Durrës, që dyshohet se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti e persona të tjerë, si dhe është denigruar në rrjetet sociale.

Gjonaj bën thirrje për vëmendje më të madhe lidhur me risqet që sjell teknologjia dhe rrjetet sociale si dhe thotë se dhuna psikologjike duhet të përfshihet si vepër penale e veçantë në Kodin Penal.

Mesazhi i plotë:

 

Ngjarja e rëndë e ndodhur ndaj një gruaje dhe nëne të 4 fëmijëve në Durrës, është një këmbanë alarmi për të gjithë ne! Një dhunë psikologjike e ushtruar në mënyrë sistematike ndaj një gruaje, e cila për shkak edhe të kulturës dhe mentalitetit e gjeti veten nën presionin e sulmeve denigruese, duke shkaktuar pasoja fataliste për jetën e saj.

 

Viktima të dhunës psikologjike në rrjete sociale, nëpërmjet komenteve denigruese të pakontrolluara, në cënim të dinjitetit dhe me gjuhë urrejtje janë të shumta, dhe konsiderohen po njësoj viktima të dhunës ndaj grave. Dhe po kaq vulnerabël janë fëmijët dhe të rinjtë, që aksesojnë në mënyrë të pakontrolluar teknologjinë dhe rrjetet sociale.

 

E për këtë, duhet të marrim masa urgjente për të mos lejuar viktima të tjera të dhunës ndaj gruas, për të parandaluar dhe dënuar rastet e dhunës ndaj saj, si fizike ashtu edhe psikologjike apo ekonomike, duke luftuar me mentalitetin dhe kulturën herë herë patriarkale ashtu si dhe me marrjen e masave ndaj pasojave, që sjell zhvillimi i teknologjisë dhe rrjeteve sociale në mënyrë të pakontrolluar.

 

DHUNA PSIKOLOGJIKE duhet të përfshihet si vepër penale e veçantë në Kodin Penal, dhe ne ligjbërësit duhet të marrim masat urgjente për të ndryshuar Kodin Penal, dhe më shumë se ashpërsimi i tij, ka nevojë për adresimin e veprave të reja penale për dhunën ndaj gruas për t’ju përgjigjur zhvillimeve të reja të shoqërisë dhe në përputhje me rekomandimet e GREVIO-s, dhe organizmave të tjera ndërkombëtare.

 

Është koha për të reaguar të përgatitur ndaj rreziqeve, që sjell zhvillimi teknologjik dhe ai që konsiderohet krimi kibernitik, nëpërmjet masave legjislative parandaluese për të kontrolluar dhe ndaluar gjuhën e urrejtjes dhe denigruese në cënim të dinjitetit njerëzor në rrjetet sociale, ashtu si nëpërmjet aderimit pa rezerva edhe në Konventën e Budapestit për Krimin Kibernitik si edhe në përputhje me konventat dhe rezolutat ndërkombëtare.

 

Ashtu siç është koha që vetë MEDIA ONLINE të marrë masa për të kontrolluar dhe ndaluar të gjitha komentet, që përbëjnë gjuhë urrejtjeje, cënojnë integritetin, dinjitetin njerëzor dhe jetën personale të çdo njeriu.

 

Ftoj organet e drejtësisë të kryejnë hetimet e thelluara për këtë ngjarje dhe të nxjerrin para përgjegjësisë jo vetëm autorët, që kanë shkaktuar këtë tragjedi, por edhe institucionet shtetërore nëse nuk kanë marrë masat e duhura për ta parandaluar atë.

 

I shpreh ngushëllimet e ndjera familjes!

 

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump planifikon anulimin e vizave të 200 mijë azilkërkuesve në SHBA
  • Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  • Ç’duhet të kuptojnë turistët për protestën e shqiptarëve
  • Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar
  • Droga e fshehur në makarona, gjendet kokainë dhe kanabis në burgun 313

Komentet e Fundit

  1. demo on Resorti në Shqipëri, demokratët në SHBA zgjerojnë hetimin ndaj dhëndrit të Donald Trump
  2. Simon Bender on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  3. 1thundrak on Fëmijëria e një pene të rrallë: Fotot dhe kujtimet e pabotuara të Nasho Jorgaqit në 4 vjetorin e ikjes
  4. Një banor I Tiranës on Si po e rigjallëron Trump demokracinë
  5. Kaden Lester on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?