Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Çfarë ndodhi mes Berishës dhe Ndriçim Xhepës në mortin e Mirush Kabashit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > VIDEO: Çfarë ndodhi mes Berishës dhe Ndriçim Xhepës në mortin e Mirush Kabashit?
KryesoreLajmi i funditPolitike

VIDEO: Çfarë ndodhi mes Berishës dhe Ndriçim Xhepës në mortin e Mirush Kabashit?

Published: December 6, 2023
Shpërndaje

Qarkullon së fundmi në rrjet një video e kreut të Rithemelimit, Sali Berisha, që duket se ndërhyn gjatë një prononcimi për mediat të aktorit Ndriçim Xhepa në homazhet për nder të Mirush Kabashit, duke nisur të flasë vetë. Tani nuk është e qartë mirë sesi qëndron puna, por nga aq sa mund të shohësh të ngjan se Sali Berisha futet në mes të njerëzve, shtyn Ndriçim Xhepën që ndoshta edhe nuk e njeh kush është pasi ka qenë me kurriz dhe vazhdon të flasë.

Një sjellje tipike e një dashnori të Fjalës së thënë në vetë të parë që nuk pyet për rregulla dhe kod etike. Z. Berisha i pëlqen ky konfrontimi energjik me të tjerët ku ai triumfon përherë thuajse duke lënë të kuptohet se është një uragan i papërmbajtshëm. E me siguri edhe një druvar që nuk ndreqet më shumë se kaq.

Por sërish çështja nuk është këtu. Në fund të fundit politikanët shqiptarë janë ai stan derrash që kujtojnë se janë të pavdekshëm e të paprekshëm. Çështja janë ata gazetarët aty të cilët e drejtojnë mikrofonin nga oratori më i parë që u del përpara, duke lejuar kështu të konsumohet një incident shumë i shëmtuar dhe pa asnjë kuptim, të cilin ata mund ta zgjidhnin. Duke mbajtur mikrofonin te aktori Xhepa. Pasi është e drejta e tyre dhe punë e tyre se cilin duan të intervistojnë dhe se kë duan të marrin në prononcim.

- Publicitet -

Ose më mirë do të duhet të ishte. Në fakt ne shohim aty një përplasje verbale nën zë mes Xhepës dhe Berishës dhe ca gazetare(???) që zgërdhihen me ndonjë batutë të radhës aty për ta lënë buqetën e mikrofonëve të drejtohet nga ai që mbin vetë para tyre.

Mjafton vetëm kaq, një shfaqje e tillë për ta kuptuar se kush na informon dhe sesi na informojnë, se sa besim dhe rëndësi i kushtojnë profesionit që bëjnë dhe se çfarë dinë për të. Gazetarë që qeshin me batutat e liderëve ka pa hesap: qeshin përherë dhe i tregojnë si dëshmi për historinë. Mirëpo ky është një raport komod për politikanët e Shqipërisë, edhe deputetët që janë më së shumti ca anonimë që identifikohen vetëm me rrobat e shtrenjta.

Dhe pa dashur të këshillojmë dikë për këtë gjë, por nuk është ndonjë arritje apo ndonjë sukses të kesh begenisjen e politikanëve në këtë profesion, veçse si raport pune. Sidomos për reporterët që mirë apo keq, një gjë duhet ta dinë mirë: ata janë përgjegjës për sovranitetin e mikrofonit që mbajnë në dorë e kështu edhe për integritetin e raportimit. Përndryshe do vazhdojmë të shohim Saliun dhe Edin apo Ilirin dhe Erjonin që marrin poza e bëjnë sikur çfarë po thonë, argalisin Shqipërinë dhe gazetarinë me humorin e tyre bajat duke pushtuar çdo hapësirë. Me imponim dhe dhunën e autoritetit që kanë mbi reporterët e televizioneve që sa vjen e marrin rolin e dekorit.

ResPublica

 

@tiranaweb.al #mirushkabashi #ndriçimxhepa #saliberisha #funeral #albania ♬ original sound – Tirana Web

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
19 Comments
  • vlora97 says:
    December 6, 2023 at 8:07 pm

    tamam druvar

    Reply
  • Luzati says:
    December 6, 2023 at 8:24 pm

    kane faj edhe keta gazetare qe e lejojne te beje keto veprime prej katunari 200 vjet pas botes …

    Reply
  • demo says:
    December 6, 2023 at 9:08 pm

    Qe nje cope Berishe te jete me i rendesishem se Aktori Ndricim Xhepa per te folur per Mirush Kabashin,,kete HATA e faktojne keta Hijena Zgerdheshese(nuk mund ti quaj gazetare).
    Eswhte edhe nje kallauz aty me mikrofon,qe e drejton Berishen nga turma gazetareve per ti prishur Intervisten Ndricim Xhepes.Ay eshte rrahur njehere per te tilla maskaralleqe.Nqs drejtuesit e tv ku punon nuk e perzene me shqelma,dmth qe kjo maskarade qe i behet sot Ndricim Xhepes eshte e komanduar nga Ata qe ARTISTET E SHQUAR I DUAN VETEM KUR VDESIN.

    Reply
  • Hall i madh... says:
    December 7, 2023 at 12:03 am

    Druvar i ndyrë… Druvari nuk ndryshon!

    Reply
  • Andis says:
    December 7, 2023 at 5:03 am

    Edhe ne xhenaze la nom kokrra e malokut

    Reply
  • altin says:
    December 7, 2023 at 7:30 am

    Delirant ne kufijte e absurdit.

    Reply
  • edi says:
    December 7, 2023 at 7:46 am

    Ju” qytetaret” e ardhur se shumti nga malesia e jugut nuk paskeni pune tjeter vetem te ofendoni te gjithe ata qe kane ardhur nga malesia e veriut! Dukeni qe jeni “atdhetare” te medhenj dhe ju qan zemra pper kohen e njeriut me te urryer, Enverit, por sado qe t’a vajtoni dhe kerkoni t’a mbroni duhet t’a dini qe ajo kohe ka mbaruar megjithese ne pushtet jane po njerz te atij sistemi. Shpresoj qe shume shpejt te zhduken nga pushteti dhe qeverisja te gjithe njerezit (megjithese e veshtire ) e atij sistemi duke filluar nga kryesoret si Berisha , Meta ,Rama por mbi te gjitha njerez si Ngjela Cupi B.Islami , Thano me shoke.

    Reply
  • LEON says:
    December 7, 2023 at 8:09 am

    Eshte fat i madh per Median Boterore qe keta palaco gazetare provinciale nuk i derguan ne Kampionatin boteror te futbollit ne Harabi,se ne vend te Messit,do t`i qepeshin Nusretit.

    Reply
  • Spak says:
    December 7, 2023 at 8:19 am

    Dy fjale per shkrimin e Kimetes! Cfare mund te presesh nga delet apo cakejte pa folur per ujkun Sali! Si mundet Aleksander Frangaj fshatar ne mentalitet, Fevziu qe e dime kush eshte ,Erla ish sekretare e saliut, News 24 ,syri i cimit te mos flasin! jane krijuar per te folur edhe genjeshtra,shantazhe,gjoba,kercenime! Jane inteligjenca artificiale e Saliut! Po Ylli me salleten e tij? Disa, Shqiptare vdesin per te dale ne TV dhe flasin sic do t’i urdherojne! Lerini njerezit ne hallin e tyre o njerez primitive te vitit 2023!

    Reply
  • Xha jaho says:
    December 7, 2023 at 9:19 am

    Gazetarë që qeshin me batutat e liderëve ka pa hesap: qeshin përherë dhe i tregojnë si dëshmi për historinë. Mirëpo ky është një raport komod për politikanët e Shqipërisë, edhe deputetët që janë më së shumti ca anonimë që identifikohen vetëm me rrobat e shtrenjta.

    Reply
  • Jovan Bregu says:
    December 7, 2023 at 9:20 am

    Mjafton vetëm kaq, një shfaqje e tillë për ta kuptuar se kush na informon dhe sesi na informojnë, se sa besim dhe rëndësi i kushtojnë profesionit që bëjnë dhe se çfarë dinë për të.

    Reply
  • Çim.ça.ko..! says:
    December 7, 2023 at 8:16 pm

    Qesharake…!
    Të qeshësh.., kur është për të qarë…!

    Reply
  • Arbëror Epiroti says:
    December 8, 2023 at 10:12 am

    Plotësisht dakort.me këtë tërheqje vëmëndjemdaj medosve si dhe një kufi njerëzor-edukativ për ata që u mungon.

    Reply
  • Arbëror Epiroti says:
    December 8, 2023 at 10:18 am

    Plotësisht dakort me këtë tërheqje vëmëndjeje ndaj mediave si dhe një kufi edukativ -njerëzor ndaj atyre që u mungon.

    Reply
  • Stavri. says:
    December 8, 2023 at 10:41 am

    Unë do ta quaja mos përfillje të ceremonis mortore,në të cilën njërzit i karakterizon, në ato momente dhimbja për atë që do përciellin. Edhe bisedat me zë të ultë tregojnë respekt për të ndjerin,jo më të shtyhen njërzit për të thënë dy fjalë për të ndierin.Të bëjë një i ri një veprim të tillë edhe i falet( si i pa pjekur) por për një të moshuar i vihet epiteti “i rjedhur”. I pa haruar kujtimi i Mirushit.(mbas përmëndjes së emrit të tij, nuk ka vënd asnjë fjal tjetër!).

    Reply
  • Shqipëri etnike says:
    December 8, 2023 at 2:46 pm

    Sali shkau gojë nevojtore .Njeriu me i lig që ka nxjerrë populli ynë ,… Dhe më i poshtri në qarkullim akoma

    Reply
  • Aldrin says:
    December 8, 2023 at 4:04 pm

    Gazeta Dita e gazetarit me bisht, Thanos se burrave te vegjel, harron te hapi komentet per kongresin e Partise se PiSave.
    MEqe ra llafi, Partia e Dhjeramaneve ma ka kopjuar Titullin e Merituar te Partise se PiSave.
    Po jane perpjekur te jene pak origjinale. Thone PISA
    Nuk jam kondra.
    Vetem te me njihet e drejta e Autorit
    Ramuti eshte Ramuti. PiSja eshte PiSe.
    Diversifikimi, futurizmi, PPPte, kanalet ujore energjitike me Italine.
    Ore, do ta bejme Italine Drite nga te kater anet
    Lart e poshte, mbi uje e nen uje
    Qipot pa drita e pa uje
    Diversifikimi i Ballukut ka marre dhene e ujin bashke e po ndricon Italine
    Cohuni o kurvat e Rilindjes se Kermave
    Duartrokisni

    Reply
  • Aldrin says:
    December 8, 2023 at 4:11 pm

    E keni pare sa i bukur eshte ky ministri Mete?
    Shikoni sa bukur flet:
    “Së pari, shumë suksese për këtë Kongres të Europës në Shqipëri dhe për Shqipërinë si Europa e Ballkanit! “

    Reply
  • Sul Koburja says:
    December 8, 2023 at 5:58 pm

    Berisha thjesht tregoi se ka mbetur nje fshatar malsije ne thelbin e vet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 18 qershor 2026
  • Kryeministri ynë “sociolog” – Të kërkosh llogari nuk është dhunë
  • Protestuesit marshojnë në ditën e 18-të të protestës
  • Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  • Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?

Komentet e Fundit

  1. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  2. K R on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  3. Pensionisti i Porcelanit on Parlamenti Europian kërkon ‘moratorium ndërtimesh’ në zonat e mbrojtura në Shqipëri: A është kjo e detyrueshme për qeverinë shqiptare?
  4. Valbona on Largimi i deputetes Marjana Koçeku nga Partia Socialiste ka hapur një “Kuti Pandore”
  5. Deni on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?