Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Gazetari në TV norvegjez vë në pozitë të vështirë ish-kreun e NATO-s për Kinën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Gazetari në TV norvegjez vë në pozitë të vështirë ish-kreun e NATO-s për Kinën
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Gazetari në TV norvegjez vë në pozitë të vështirë ish-kreun e NATO-s për Kinën

Published: January 9, 2025
Shpërndaje

Ish-shefi i NATO-s Jens Stoltenberg u bë për “ujë të ftohtë” nga gazetari Yama Wolasmal gjatë një interviste në televizionin norvegjez pasi ky i fundit i drejtoi disa pyetje duke e vënë në vështirësi.

Gazetari e pyeti Stoltenberg pse NATO-ja e kërcënon Kinën, ndërkohë që i kërkoi t’i tregonte në sa vende kishte ndërhyrë Kina ushtarakisht 40 vitet e fundit.

Ndërsa ish-shefi i NATO-s u step për t’u përgjigjur tha se kjo kishte ndodhur në Vietnam, por e mori menjëherë përgjigjen nga gazetari i cili i tregoi se kjo kishte ndodhur mbi 40 vite më parë.

- Publicitet -

Pas pyetjes së parë, Stoltenberg “ngeci” sërish pasi gazetari i kërkoi t’i tregonte në sa vende kishte Kina baza ushtarake.

Ndërsa Stoltenberg nuk po jepte një përgjigje, gazetari i tregoi se Pekini ka vetëm një bazë në Xhibuti, Afrikë, ndërkohë që SHBA-ja ka mbi 750 të tilla në 80 vende të botës, një pjesë e të cilave në pragun e Kinës.

INTERVISTA

Gazetari: Do doja t’ju drejtoja disa pyetje mbi “kërcënimet kineze” për të cilat NATO-ja është shumë e shqetësuar. Në sa vende ka ndërhyrë Kina ushtarakisht? në 40 vitet e fundit?

Stoltenberg: Ajo që ne po shohim është se Kina po bën atë që ata duan…

Gazetari: Nuk ju pyetja për këtë, do ju lutesha t’i përgjigjeshit pyetjes sime: Në sa vende ka ndërhyrë Kina ushtarakisht në 40 vitet e fundit?

Stoltenberg: Ata nuk kanë pushtuaR…ata kanë qenë në Vietnam…

Gazetari: Përgjigja është zero, këto 40 vitet e fundit…

Stoltenberg: Ata ishin në Vietnam…

Gazetari: Kjo ka ndodhur më shumë se 40 vite më parë. Nëse qëndrojmë në këtë kornizë kohore, në sa vende në botë ka Kina baza ushtarake

Stoltenberg: Jo shumë.

Gazetari: Vetëm në një vend, Xhibuti, ata kanë një bazë atje, të madhe.  Nga ana tjetër në të njëjtën periudhë SHBA-ja ka sulmuar 13 vende dhe ka më shmë se 750 baza ushtarake në mbarë globin të vendosura në 80 vende, disa prej të cilave në pragun  e Kinës. Dhe ju vijoni të thoni se Kina është kërcënim?

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2025/01/1918eda3-603c-4782-b3d4-f05bed63c0b2.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
22 Comments
  • demo says:
    January 9, 2025 at 10:39 pm

    Te justifikosh pushtimin ,uzurpimin nga Kina te popujve dhe Territoreve,me pyetje gjoja te forta,sfiduese,qe te lene te shtangur,se ish drejtuesi i NATO,u gjind ne nje kurth i papregatitur.Po ishte kina 65 vjet me pare sulmoi Tibetin,nje popull dhe nje Territor qe per mijra vjet nuk ka qene i Kines,Me gjuhe,ADN,Doke e Zakone krejt te Ndryshme,Nje Vend i pavarur ne maje te Himalajeve qe Kina e Pushtoi dhe e beri Territor kinez.
    Amerika dhe NATO sulmuan Ushtrine e Irakut per te mbrojtur nje shtet te vogel sovran,Kuvaitin,,por as Iraku,as Kuvaiti nuk jane shtet Amerikan,Sulmoi ushtrine Serbo-malazeze per te mbrojtur Popullin e Kosoves dhe Krahinen Autonome te Kosoves,por as Serbia as Kosova nuk jane shtet Amerikan.
    KY ESHTE NDRYSHIMI midis Diktaturave Totalitariste shoviniste te Kines dhe Rusise me SHBA dhe NATON.

    Reply
  • toni says:
    January 9, 2025 at 11:11 pm

    medemek po te pyeste ty ai gazetari , do t’ja kishe dhi keq…po ik o bole se jane te thella keto per kaplloqen tende..

    Reply
  • mali says:
    January 9, 2025 at 11:34 pm

    Realisht Kina sipas Franc news 24 ka hedhur kthetrat ne Afrike ne menyre paqesore pervec bazes ushtarake qe ka.
    Ajo ka cliruar buxhetin e shteteve duke investuar ne zonat rurale.
    Ka hedhur para per shendetesise duke hapur qendra shendetesore me kineze ,ka hapur shkolla dhe trainim per mesuesa, dhe nurses.
    Ka mundesuar furnizim me uje te pijshem.
    Kercenimin ne kemi perbrenda dhe jo nga jashte.
    Me te keqija se beri Nexhmia dhe Ramisi dhe pjelle e tyre nuk ka ka bere asmi I shqiperise.

    Reply
  • chp says:
    January 9, 2025 at 11:34 pm

    Zoti Demo..me servila si puna juaj do ta coni Ameriken ne batak si e cuat Enverin me sumelepirjet berishiste dhe kadareiste dhe e bete diktator..cfare gallate…Pranoje a derzi qe ky gazetari i ka gjuajtur dy penallti poshtruese dhe ..nuk levizi nga vendi…Per kujtese..kur Kina sulmonte Tibetin e leshit ….ne Vietnam amerikanet bene krime te pabesueshme sipas John Kerry-it ne nje deshmi para kongresit amerikan ne Prill 1971…Lexo kete fragment te shkurter te marre nga deklaratat e tij (citoj)

    They had personally raped, cut off ears, cut off heads, taped wires from portable telephones to human genitals and turned up the power, cut off limbs, blown up bodies, randomly shot at civilians, razed villages in the fashion reminiscent of Genghis Khan, shot cattle and dogs for fun, poisoned food stocks, and generally ravaged the countryside of South Vietnam ect ect (fund citimi)…Ta duam Ameriken por jo me shume se te verteten..se e marrim me qafe

    Reply
  • mali says:
    January 9, 2025 at 11:47 pm

    Chp .ne Tibet ne cadrat e tyre kane foton e Maos ne krye sepse qeveria kineze iu pergjegjet per gjithka. Franc news 24.

    Reply
  • mali says:
    January 9, 2025 at 11:51 pm

    Chp.
    Ne Vietnam amerikanet vendosen demokracine .
    Sot Vietnami eshte numer nje ne tregeti me Ameriken.
    Kjo eshte Amerika.

    Reply
  • demo says:
    January 9, 2025 at 11:53 pm

    Bene,moj bene,por as Vietnami,as Kamboxhia nuk jane territor Amerikan.Ishin vite kur Murtaja e kuqe po perhapej nga Shqipria ne xhunglat e Vietnamit si Kovidi Kinez,,dhe mos ishte Ajo Amerike,qe e frenoi,sot Kore e barksgrropullave do ishte Bota.

    Reply
  • chp says:
    January 10, 2025 at 12:53 am

    oti mali,nuk dua te ofendoj sepse nuk e di cfare arsimi keni kryer sepse te pakten ne lenden e Historise ajo mesuesja juaj paska bere gabim te madh…Ne prill 1975 Ushtria amerikane u largua me turp Vietnami dhe te shikosh disa video te renies Saigonit do me japesh te drejte..pra Vietnamin e komandojne te kuqte e Ho Shi Minit..dhe jo demokracia amerikane….Eshte e vertete qe sot Vietnamezet dhe Amerikanet kane marredhenie te shkelqyera duke u pajtuar duke lene menjane te kaluaren me te kuqte,blute apo te zinjte jo si ky Demoja…Salihi ,Edmavriu apo dhe sektet makartiste te Amerikes dhe neonazistet & racistet e Europes
    akoma konsumojne kockat e Enverit
    dhe heshtin per krimet e Salimatherfuckerin..

    Reply
  • demo says:
    January 10, 2025 at 1:08 am

    chess!Enverin maskara e beri Gjylo Cuci me Bahri Omarin,qe kenaqeshin me maskaralleqet e Enverit dhe i tregonin si Barsaleta.Ne vend qe ta kthenin MBETESIN ne shtepi,te mos i jepnin kokerr leku dhe ta fusnin ne pune, i plotesuan te gjitha tekat dhe i gjeten edhe konsullate mbreterore ne Bruxel,qe ti shtonte zullumet.Kriminel dhe Diktator e bene serbet,qe formuan Grup te Strukturuar Kriminal ne 1941,dhe Ushtrine kriminale antikombtare partizane,ja lane ne Dore Enverit.Atje fillon Diktatura Enverit,.Nuk e bene as Ismail Kadare,as Sali Berisha,aq me pak une,qe isha 30 vjec kur vdiq enveri.

    Reply
  • Artan says:
    January 10, 2025 at 1:41 am

    Ky gazetari duket qe eshte norvegjez 24-karatsh. Po me kar.atsha jane keta qe i kundervihen demos ketu, qe ka 100 % te drejte ne ate qe thote. Keni degjuar ndonjehere per “vijen me 9 viza”. Si tha nje koqe tjeter, epo Kina ka te drejte ta marre Detin e Kines Jugore, se ashtu e ka emrin. Pyetjes: “Domethene Deti i Japonise i takon vetem Japonise dhe Oqeani Indian Indise?” nuk iu pergjigj?

    Reply
  • chp says:
    January 10, 2025 at 2:12 am

    Zoti demo..i respektoj antikomunistet apo antienveristet e sinqerte dhe mendje hapur..por jo ty qe shfaq paranoje duke na i permendur Gjylastanen e tij non stop..Qe te te fus ne teme duhet te dini se bej pjese te ata shqiptare qe mendoj se instalimi i rendit socialist apo komunist ne Shqiperi per shume aresye ishte jo vetem i gabuar por dhe nje lloj epidemie nga menyra si vendos nga rrethanat nderkombetare ose me sakte nga krimi qe bene 3 te medhenjte qe na lane ne dore te Josifit Beogradit qe ishte vartesi i Josifit Moskes…dhe fundja bashkpunimi i Enverit ne Jugosllavet ishte i determinuar nga Fuqite Aleate kur Jugosllavia e Titos ishte ne shkelqimin e saj..e cdo bente Enveri i shkrete me Koqe Xoxet qe deri ne 1948 ishin rrezik per vete Enverin ?…Nuk me rruhet sot per Enverin apo keto ish krye Natoxhiun Stolenberger,,,qe cuditerisht paska qelluar me gure ambasaden amerikane ne Oslo ne kohen e luftes Vietnamit apo ajo tjetra qe paska patur dikur kodin e bashkpunimit me KGB si “Steklov”…Por habitem se si ky perendim i pjerdhur po na mbron gjasme nga armiqte e jashtem..por na perdhos me shtrigun e Viqidolit ku lidhja e tij me terrorist Belerin implikon dhe Euroamerikanet te cilet me heshtjen e tyre te denueshme kane bere ate qe nuk e arriten serbet & greket ne shekuj..qofsha i gabuar.!

    Reply
  • demo says:
    January 10, 2025 at 7:56 am

    ajo Amerike dhe NATO jane sot e 80 vjet GARANT te frenimit te Shteteve Agresore.Ay enveri duket sot i parrezikshem.por kur ishte gjalle edhe me aq fuqi liliputi qe kishte nje minishtet policor,do ta perhapte burgun komunist ne 4 anet e Botes.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 8:03 am

    Po po, u mallengjyem shume nga ky duel i forte Gazetaruc vs Stoltenberg. Ku ka gazetare sot. Sot jane te gjithe mercenare me pagese. Teater po luajne te dy.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 8:53 am

    Shume njerez nuk e kuptojne fare, se sa thelle eshte futur Mafia Globale e cila kontrollon gjithe financat e Planetit. Bien pre e lojes dhe dialektikes, pa e kuptuar qe palet jane te kapura dhe manaxhohen nga nje dore, sepse paguhen mire qe te luajne rolin qe ju caktohet. Kjo ndodh kudo, sidomos ne Politike, media sidomos media, por edhe ne politiken e jashtme te shteteve te ndryshme. Dikush do pyesi po perse e bejne? E bejne per te sintetizuar nje axhende diabolike qe quhet Rendi i Ri Boteror dhe centralizimi i kontrollit ne nje qeveri Globale, ku sovraniteti dhe vendimarrja e shteteve do ti kaloj OKB-se dhe nje autoriteti qendror Global. Me pak fjale nje tirrani Globale.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 9:30 am

    Shume lexues nuk e dine, por ka tentativa te forta qe kontrolli i shteteve ti kaloj OBSH-se, nepermjet medek emergjencave te Pandemive apo Viruseve. Shume shtete e kane firmosur kete projekt-traktati ( Shqiperia po e po ). Kjo do te thote se kur ti ngrihet OBSH-se dhe te shpalle nje emergjence, sovraniteti dhe kontrolli i kalon automatikisht ketij organi Global, duke anashkaluuar ligjet, te drejtat njerezore dhe kushtetuten e vendeve pjesmarrese. Neqoftese kjo nuk ju ngre qimet perpjete, nuk e di se c’fare tjeter mundet.

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 9:37 am

    Shume lexues nuk e dine, por ka tentativa te forta qe kontrolli i shteteve ti kaloj OBSH-se, nepermjet me demek emergjencave te Pandemive apo Viruseve. Shume shtete e kane firmosur kete projekt-traktati ( Shqiperia po e po ). Kjo do te thote se kur ti ngrihet OBSH-se dhe te shpalle nje emergjence, sovraniteti dhe kontrolli i kalon automatikisht ketij organi Global, duke anashkaluuar ligjet, te drejtat njerezore dhe kushtetuten e vendeve pjesmarrese. Neqoftese kjo nuk ju ngre qimet perpjete, nuk e di se c’fare tjeter mundet.

    Reply
  • ENVERI says:
    January 10, 2025 at 10:21 am

    PSE SE THONI TROC
    APO S~JU VJEN MIRE
    KAPITALI BOTEN
    E BERI KELLIRE

    TE MOS KISH DAL MARKSI
    E GJENI LENINI
    ENDE MUT PER PULA
    DO KISH MBET MJERIMI

    MOS FLISNI PERCART
    KOHA KA PROVUAR
    BOTA E KAPITALIT
    USHQIM I SKADUAR

    PER ATE QE DO
    RRUGA ESHTE E SHTRUAR
    ANE E MBANE BOTES
    BASHKOHUNI JU TE MUNDUAR

    Reply
  • PS PA RAMEN says:
    January 10, 2025 at 10:24 am

    TE MOS KISH DAL MARKSI
    E GJENI LENINI
    ENDE MUT PER PULA
    DO KISH MBET MJERIMI

    PER NJEREZIT E NDERSHEM
    RRUGA ESHTE E SHTRUAR
    SUP ME SUP SI MALET
    BASHKOHI O TE MUNDUAR

    Reply
  • Phoenix says:
    January 10, 2025 at 10:42 am

    Shoku Enver, pershendetje nga Ferri Albanistanez per bejtet. Po si mendoni ju shoku Enver, kaq budallenje i ben ti ata te Kapitalit, sa te financojne dhe ngrene ne piedestal teorik dhe propagandistik keta kundra Kapitalit, si psh Shoku Marks dhe shoku Lenin? Dicka nuk shkon ketu shoku Enver. Me duket se dhe ty ta futen ne nje oment te caktuar, keta shoket Internacionaliste te Kapitalit.

    Reply
  • TiFo says:
    January 10, 2025 at 2:24 pm

    Gazetarë që duan të bëjnë show dhe jo të ndihmojnë publikun të kuptojë pozicionet dh situatën. Gazetarë gjithë komplekse që i rre mendja se janë më të mençur se kushdo.

    Reply
  • chp says:
    January 10, 2025 at 9:45 pm

    demo ! Dukesh qe je peshe e lehte ..mund te kesh njohuri te thella per mesjeten..mund te jesh atdhetar ne lartesine e duhur per Kosoven dhe kritikues i ashper i politikes greke ( dhe tradhetite e Ram Berishes) por per keto Naton apo Enverin e ke gabim…Nese do kesh mundesi te lexosh nje nga mendjet me te ndritura te oponences amerikane ; Jeffry Sachs (me origjine izraelite) profesor ne Universitetin e Columbias Amerike i cili ka botuar nje sere artikuj shume kritike per gabimet e politikes amerikane ne vitet e fundit..Mjafton te lexosh vetem dy artikuj te tij me titull….” Biden has destroyed Ukraine” dhe i dyti..” Netanjahu po e terheq Ameriken ne nje lufte pa mbarim”…te kuptosh cfare po ndodh sot ne Bote…(vijon)

    Reply
  • Artan says:
    January 10, 2025 at 10:15 pm

    Pse nuk permend edhe Çomskin,se efhe ai çifut esbte.Imperializmi amerikan beri gabim qe bombardoi Jugosllavine,thone. Si tha Pllaton Bubuqi: Opo me çifute si keta une nuk ahkoj as gjer ne hale.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova
  2. K R on Rama sfidoi protestuesit me flamingot në Facebook, ‘Neomalësorja’ e ironizon me kullën në Tiranë
  3. Phoenix on A ka bërë Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Dajti on Bota e trilluar, përballë realitetit njerëzor: Një skicë e antropologjisë së dinjitetit
  5. 3D on ​“‘Ma vrave babën për së dyti!” / Reagimi i ashpër i vajzës së dëshmorit të UÇK-së pas deklaratës së Taulant Ballës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?