Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Historia e pazakontë e shqiptarëve që sot quhen arbëreshë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Editorial > VIDEO: Historia e pazakontë e shqiptarëve që sot quhen arbëreshë
EditorialIntervista – Video

VIDEO: Historia e pazakontë e shqiptarëve që sot quhen arbëreshë

Published: January 27, 2024
Shpërndaje

Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali (atyre që sot njihen me termin “arbëreshë”) është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë.

Përfaqësuesit e parë erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane.

Ata arritën në Puglia me grupin e udhëhequr nga djali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu.

- Publicitet -

Pas grupit të parë pati shtatë migrime të njëpasnjëshme shqiptarësh në një hark të gjatë kohor.

Shqiptarët u urdhëruan të vendoseshin në një territor të gjerë, malor, të paarritshëm, të izoluar dhe pa rrjet rrugor.

Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me shkurre për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut. Pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, shihje fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur.

Në këtë skenar te trishtuar, çfarë mundesie më e mirë mund te paraqitej se sa ta ripopullonin me shqiptarë të arratisur nga turqit këtë territor të gjerë?

Kishte edhe një tjetër rrethanë historike:

Një largësi mes grupeve shqiptare, pra shpërndarjen e familjeve të ardhura, e dëshironte Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut. Ai i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre konfliktual.

Frika e bëri atë të mos i besonte shumë “miqve” të ardhur në masë, megjithëse ata, në mënyrë të përsëritur i ofruan atij bashkëpunim, por edhe vlera.

Pavarësisht kësaj, për të shmangur çdo lloj problemi, ai vendosi t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku thuajse çdo gjë mungonte dhe ku kishte fshatra plotësisht të izoluar.

Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme.

Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi së brendshmi për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman.

Kjo ishte arsyeja pse, “u pranuan” kushtet e këqija të jetës në zonat e izoluara të Kalabrisë. Ata e quanin të afërt ditën e kthimit dhe qëndrimin në atë egërsi natyrore, të përkohshëm.

Por dalëngadalë e lanë ëndrrën e lashtë të kthimit të mezipritur në shtëpi.

Pasoi varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i atyre familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë që kishin lënë në atdhe, dukej se po u shterronin burimet edhe për shkak të izolimit.

Ata nuk u kthyen më kurrë dhe sot pasardhësit e tyre janë ata që quhen arbëreshët e Italisë.

Shihni më poshtë editorialin nga DITA.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Historia e pazakontë dhe prekëse e njeriut më të gjatë në histori
  • Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  • Rrëshqitja e kodrës së Currilave, rrezik për pallatet buzë detit
  • Papa Leoni XIV do të operohet, mjekët i zbuluan një masë në mushkëri
  • U mbijetoi dy injeksioneve vdekjeprurëse, 50-vjeçarja lë spitalin, vijon trajtimin mjekësor në burg

Komentet e Fundit

  1. Ken on Brekët e ulura të “burrave të dheut”: Përbindëshat nuk i krijoi Epstein
  2. Anonymous on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi
  3. Detari on VIDEO: Sulm i rëndë në Arabinë Saudite, rebelët Huthi godasin aeroportin e Riadit, 12 të vrarë, qindra të plagosur
  4. Detari on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi
  5. Andi on Një tjetër skandal ka përfshirë ambasadoren amerikane në Greqi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?