Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Magazina me 195 kg drogë në Korçë, zbardhen emrat e të arrestuarve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > VIDEO: Magazina me 195 kg drogë në Korçë, zbardhen emrat e të arrestuarve
KronikeLajmi i fundit

VIDEO: Magazina me 195 kg drogë në Korçë, zbardhen emrat e të arrestuarve

Published: October 25, 2024
Shpërndaje

Një magazinë me drogë dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë. Lidhur me këtë ka reaguar edhe policia e Korçës dhe bën me dije se 7 persona u kapën në flagrancë, ku 4 prej tyre u arrestuan, 3 të tjerë u proceduan penalish dhe 1 është shpallur në kërkim.

Në pranga gjatë operacionit antidrogë të koduar “Voskopi” janë vënë Gentian Guri, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”; Andon Demirshan, i akuzuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”; Anesti Burda dhe Redion Hamitaj të cilët akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në magazinë janë sekuestruar 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje) dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje, Po ashtu janë sekuestruar edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Voskopi”.

Zbulohet një magazinë me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, ku thaheshin bimë narkotike dhe përgatitej lëndë narkotike për t’u shitur.

Kapen në flagrancë në ambientet e magazinës, 7 shtetas.

Arrestohen pronari i magazinës dhe bashkëpunëtori i tij.

Në pranga edhe 2 shtetas, si dhe në hetim 3 shtetase, për moskallëzim të krimit.

Shpallet në kërkim 1 shtetas, i dyshuar i përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa (bimë në proces tharjeje), që u gjetën në ambientet e magazinës dhe pajisje që shërbenin për tharjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje.

Sekuestrohen edhe 1 armë zjarri pistoletë, një sasi kokaine, 1 leje drejtimi false, 7 celularë, 1 automjet, 1 pasaportë, 3 karta SIM dhe një shumë eurosh.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, gjatë kontrolleve intensive në territor dhe në ambiente të mbylluara, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë siguruar informacion për përshtatjen e një ambienti për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Voskopi”, kanë ndërhyrë menjëherë në ambientet e magazinës në pronësi të shtetasit A. D., në fshatin Voskop, ku kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasit:

A. D., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”;

G. G., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”;

A. B., 43 vjeç, banues në fshatin Bulgarec dhe R. H., 35 vjeç, banues në Cërrik, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjithashtu, në ambientet e magazinës, u kapën në flagrancë 3 shtetase për të cilat nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të hetimeve u identifikua si i përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe u shpall në kërkim shtetasi S. D., 38 vjeç, banues në fshatin Voskop. Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën të kultivuara 2 bimë narkotike, si dhe sasi të vogla të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis.

Vijon puna për kapjen e këtij shtetasi dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2024/10/671b48643abdc.mp4

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • mali says:
    October 25, 2024 at 2:34 pm

    E me se do te jetoje ai fshat?
    Nje domate qe mbjell me shume e hedh ne kanal se nuk shitet,hapesire per te mbajtur bageti eshte shume e kufizuar dhe shpenzimet jane me te medha se shitja e prodhimit,pra del me costo te larte ,negative ne ekonomine e vogel.
    Fshatari ka bere 20 maestro ekonomike
    Prandaj mos mburet policia me keto qe po ben ane e mbane shqiperise duke goditur fukarane policin e zones,kryeplakun .
    Shikoni drogat e renda ne portin e Durresit, Vlores,Sarandes,Shengjinit dhe
    Porte ilegale qe eshte mbushur gjithe bregdeti Jon e Adriatik.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Trump ende në pushtet, por gara për 2028 ka nisur, kush po përgatitet për Shtëpinë e Bardhë?
  • A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e BE-së për Shqipërinë?
  • El Niño thyen rekordin e vitit 2015, temperaturat në Paqësor arrijnë nivele të jashtëzakonshme
  • Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese
  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. The gjë mo? on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  2. demo on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  3. Artan on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  4. Se kam dijenin on Impakti i ngritjes së akuzave zyrtare ndaj një drejtuesi shërbimesh sekrete
  5. Dashi on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?