Rreth 20 anëtarë të një fisi indigjen që jeton i izoluar në pyjet tropikale të Amazonës janë shfaqur papritur në një fshat në Brazil, duke ngritur shqetësime te organizatat që mbrojnë popujt autoktonë. Dyshimet janë se shkatërrimi i pyjeve dhe mungesa e ushqimit mund t’i kenë detyruar të braktisin përkohësisht territorin ku jetojnë.
Sipas organizatës joqeveritare Survival International, anëtarët e fisit Awá u shfaqën të hënën në një fshat brenda territorit të mbrojtur indigjen Araribóia, në shtetin Maranhão, në verilindje të Brazilit. Aty ata patën kontakt me një ekip qeveritar, në një takim që organizata e cilësoi si historik.
Në këtë zonë jetojnë gjithashtu pjesëtarë të fisit Guajajara, të cilët i pritën anëtarët e fisit Awá dhe u ofruan ushqim. Sipas Survival International, vizitorët kërkuan patate të ëmbla, të cilat i morën me vete kur u kthyen në pyll.
Në videot e regjistruara nga banorët e fshatit dhe të publikuara nga organizata, shfaqen burra, gra dhe fëmijë në skaj të pyllit, pjesërisht të mbuluar nga bimësia e dendur. Ata shihen pa rroba, të pajisur me varëse në qafë, ndërsa burrat mbajnë harqe dhe shigjeta të gjata.
Megjithatë, shqetësimi më i madh lidhet me gjendjen shëndetësore të disa pjesëtarëve të grupit, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve.
İlk kez oluyor… Brezilya’nın Maranhão eyaletinde dış dünyayla temas kurmayan yaklaşık 20 Awá yerlisi bir hükümet ekibine yaklaşarak yiyecek istedi.
Amazon’da izole yaşayan yerli topluluklar, son yıllarda yasa dışı madencilik, ağaç kesimi, avcılık ve hayvancılık faaliyetlerinin baskısı altında. Survival International Direktörü Caroline Pearce, Awáların topraklarına dört bir yandan girildiğini ve grubun giderek daralan bir orman alanına sıkıştığını söyledi.
— Odak TV (@OdakTV1) November 18, 2026
Organizata Coapima, e cila përfaqëson komunitetet indigjene në shtetin Maranhão, bëri të ditur se banorët e fshatit vunë re shenja të dukshme të dobësimit të rëndë fizik te disa prej tyre.
Sipas organizatës, kontakti i papritur me njerëz jashtë komunitetit përbën një rrezik serioz për shëndetin e tyre, pasi popujt që jetojnë në izolim kanë shumë pak ose aspak imunitet ndaj sëmundjeve të zakonshme.
Ndërkohë, Funai, agjencia shtetërore braziliane përgjegjëse për çështjet e popujve indigjenë, konfirmoi për Agjencinë Franceze të Lajmeve (AFP) se ekipe të specializuara po monitorojnë nga afër situatën dhe po shqyrtojnë informacionet e disponueshme për gjendjen shëndetësore të grupit.
Shkatërrimi i Amazonës kërcënon mbijetesën e tyre
Fisi Awá siguron tradicionalisht jetesën përmes gjuetisë dhe mbledhjes së frutave dhe ushqimeve të tjera që ofron pylli. Por vitet e fundit, mënyra e tyre e jetesës është kërcënuar gjithnjë e më shumë nga prerja e paligjshme e pemëve, prania e gjuetarëve dhe zgjerimi i aktiviteteve blegtorale në territoret e mbrojtura.
Shfaqja e grupit më 16 nëntor ka vënë në alarm organizatat për mbrojtjen e popujve indigjenë, të cilat druhen se shkatërrimi i mjedisit të tyre natyror po ua vështirëson sigurimin e ushqimit dhe mbijetesën në pyll.
Drejtoresha e Survival International, Caroline Pearce, e cilësoi vendimin e anëtarëve të fisit për të dalë nga izolimi si një shenjë shqetësuese të pasojave që sjell pushtimi i vazhdueshëm i territoreve të tyre.
Sipas saj, ndërhyrjet në pyjet ku jetojnë këto komunitete po rrezikojnë drejtpërdrejt njerëz që, në kushte të tjera, do të mund të mbijetonin në mënyrë të pavarur.
Ajo theksoi se fisi Awá është tashmë i kufizuar në një zonë gjithnjë e më të vogël të pyjeve tropikale të Amazonës, e rrethuar nga shkatërrimi.
Kush janë “Rojet e Pyllit”?
Në këtë zonë veprojnë edhe të ashtuquajturit “Rojet e Pyllit” (Forest Guardians), një grup anëtarësh të komunitetit indigjen Guajajara, të cilët prej vitesh përpiqen të mbrojnë territorin nga ndërhyrjet dhe pushtimet e paligjshme.
Ata paralajmërojnë se ndryshimet klimatike, zjarret, shpyllëzimi dhe uzurpimi i tokave kanë pasoja të rënda për mënyrën e jetesës së fisit Awá.
Sipas Survival International, disa prej mbrojtësve të pyllit kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të mbrojtur territorin që ndajnë me këtë komunitet.
Organizata vlerëson se në të gjithë botën janë identifikuar rreth 196 popuj dhe grupe indigjene që kanë zgjedhur të jetojnë në izolim, në dhjetë shtete të ndryshme.
Më shumë se 90% e tyre jetojnë në rajonin e Amazonës, kryesisht në Brazil, ndërsa komunitete të tjera ndodhen në Indonezi dhe Indi.
A ancestralidade presente! Não há palavras que expressem a riqueza desse momento: 15 indígenas da etnia Awá-Guajá (povo isolado) foram avistados dentro da Terra Indígena Arariboia, no Maranhão. São muitas as ameaças contra eles. A @funaioficial oficial tenta protegê-los. Força! https://t.co/9W0BtceGZA
— André Trigueiro (@andretrig) November 17, 2026
j.l./ dita
