Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Sulmi në Moskë, katër autorët e dyshuar lihen në paraburgim, dy prej tyre pranojnë akuzat
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > VIDEO: Sulmi në Moskë, katër autorët e dyshuar lihen në paraburgim, dy prej tyre pranojnë akuzat
BoteLajmi i fundit

VIDEO: Sulmi në Moskë, katër autorët e dyshuar lihen në paraburgim, dy prej tyre pranojnë akuzat

Published: March 25, 2024
Shpërndaje

Katër të arrestuarit të akuzuar për kryerjen e sulmit terrorist të së premtes në sallën e koncerteve Crocus City Hall në periferi të Moskës, ku mbetën të vrarë 137 persona, janë lënë në paraburgim për dy muaj nga një gjykatë në kryeqytetin rus.

Gjykata i la autorët e dyshuar në masën e paraburgimit deri më 22 maj, në pritje të gjykimit, fillimi i të cilit ende nuk është caktuar. Ndaj mendohet se periudha e qëndrimit të tyre në paraburgim mund të zgjatet. Katër të akuzuarit për “terrorizëm” rrezikojnë burgim të përjetshëm.

2 of the ISIS Terrorists from the Crocus Concert Hall Attack on Friday Night have arrived at the Basmanny Court in the Russian Capital of Moscow where they will receive their Initial Sentencing. pic.twitter.com/S66vT6ABMk

— OSINTdefender (@sentdefender) March 24, 2024

- Publicitet -

Dy të pandehur thuhet se kanë pranuar fajësinë: Dalerzon Mirzoev dhe Saidakrami Murondali Ratchabalizonda. Sipas BBC, ata iu drejtuan gjykatës në taxhikisht me ndihmën e një përkthyesi. Dy të tjerët quhen Samsindin Faridouni dhe Muhammadsobir Faizov. Autoritetet ruse kanë thënë se të pandehurit janë “shtetas të huaj”, pa specifikuar kombësinë e tyre.

Taxhikistani është një ish-republikë sovjetike në Azinë Qendrore ku Islami është feja mbizotëruese. Agjencia e lajmeve RIA Novosti raportoi se një nga të pandehurit punonte në një sallon bukurie në qytetin e Ivanovo, në verilindje të Moskës. Një tjetër është babai i një foshnjeje tetë muajshe, një punëtor fabrike në qytetin e Poldosk, në periferi të kryeqytetit rus. Organizata xhihadiste Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin terrorist. Presidenti rus Vladimir Putin pretendoi, pa dhënë prova, se disa persona në Ukrainë kishin bërë përgatitje për të ndihmuar terroristët të kalonin kufirin rus. Kievi ka mohuar çdo përfshirje në sulm.

Të arrestuarve për sulmin terrorist në Moskë u lidhën sytë për t’u marrë në pyetje. Ata u dërguan në një ndërtesë për t’u marrë në pyetje, siç shihet në një video të publikuar nga Komiteti Hetues i Federatës Ruse. Në video, të dyshuarit shihen duke u mbajtur nga rojet e sigurisë teksa nxirren nga kamionët dhe dërgohen për t’u marrë në pyetje, ndërsa në fytyrë kanë dukshëm shenja dhune.

I presunti terroristi oggi in tribunale a #Mosca. Rachabalizoda Saidakrami Murodali senza un orecchio, tagliato dalle forze di sicurezza russe. E Dalerjon Mirzoev, con evidenti segni di tortura. pic.twitter.com/1nxfDab523

— Marco Fattorini (@MarcoFattorini) March 24, 2024

 

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?