Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “na vjen Saliu”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “na vjen Saliu”
Lajmi i funditopinion

VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “na vjen Saliu”

Published: October 17, 2026
Shpërndaje

Nga Orgen Peci

Në reagimet e shumta që qarkullojnë çdo ditë në rrjetet sociale, një video e një inxhinieri të njohur ka hapur së fundmi një diskutim të fortë mbi bazën elektorale që mban ende në këmbë pushtetin e Ramës.

Mesazhi i tij u drejtohet drejtpërdrejt pensionistëve — shtresës më të varfër, por njëkohësisht më besnike në votime.

- Publicitet -

​Në analizën e tij, inxhinieri prek një nga paradokset më të mëdha të realitetit shqiptar. Si ka mundësi që kjo kategori sociale, e cila vuan më së shumti nga çmimet e larta, kostoja e medikamenteve dhe pamjaftueshmëria e pensioneve, vazhdon të mbetet karburanti kryesor elektoral i një fodulli si Rama?

​Sipas mesazhit që po bën xhiron e rrjetit, pensionistët janë shndërruar në viktimën perfekte të një teatri politiko-imagjinar. Në qendër të këtij spektakli vendoset figura e Sali Berishës si një “gogol” i përhershëm për të mbajtur të moshuarit nën trysninë e frikës.

Por prapa kësaj melodrame të “rivalitetit” ditor fshihet një realitet krejt tjetër. Rama mbetet furnitori kryesor i Berishës me para publike. Ndërsa ditën aktron si kundërshtar i betuar, natë për natë pushteti ekonomik ndahet mes të njëjtave duar. Përmes lejeve të ndërtimit, tenderave dhe oligarkëve të përbashkët, të dyja palët bashkëpunojnë si ortakë të heshtur, duke ruajtur status-quo-në që u shërben interesave të xhepave të tyre me llogari në Qipro dhe vila nga periferitë e Tieanës te Lalzi dhe Dhërmiu.

Kjo simbiozë ushqehet pikërisht nga sakrifica e përditshme e më të dobëtve. Ndërsa pensionistët numërojnë qindarkat për të mbyllur muajin dhe votojnë me frikën e rikthimit të së shkuarës, paratë e taksave të tyre përfundojnë në xhepat e të njëjtit bllok politik e ekonomik.

Mesazhi i inxhinierit është një apel i drejtpërdrejtë për të parë përtej narrativës zyrtare. Mbetet për t’u parë nëse reagime të tilla do të arrijnë të çajnë rrethimin mediatik dhe të ndërgjegjësojnë këtë shtresë, apo nëse teatri “rivalë ditën, ortakë natën” do të vazhdojë të funksionojë si mekanizmi kryesor i mbajtjes së pushtetit o në njërën dorë, o në tjetrën:

https://gazetadita.al/wp-content/uploads/2026/10/VID-20261017-WA0026.mp4

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Teatri me gogolin, apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që vazhdojnë mbështesin Ramën nga frika se “na vjen Saliu”
  • Të ndjekur nga policia, të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi i strehon dhe refuzon hyrjen e policisë
  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët. Por se asnjëherë nuk ka ditur dhe as ka dashur…
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  2. Qerratai on U përplas përtokë dhe u dhunua nga policia, motra e të riut: Ka fraktura në shtyllën kurrizore dhe kafkë
  3. Delina Fico on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  4. e agasi on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten
  5. prehistoriku on VIDEO: Studentja përballet në avion me deputetin dhe bashkëshorten

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?