Situata në fshatin turistik të Thethit u tensionua këtë të mërkurë, ku banorët bllokuan hyrjen kryesore në fshat për të penguar vijimin e aksionit të IKMT-së për heqjen e disa objekteve të vendosura në tokat e tyre.
Banorët u pozicionuan në urën hyrëse të fshatit, duke formuar një kordon njerëzor për të ndaluar hyrjen e forcave të IKMT-së dhe Policisë së Shtetit.
Ata patën një përplasje me forcat e policisë dhe nuk i lejuan që të futeshin në fshat ndërsa bënë thirrje që të mos preken nënat, gratë dhe familjarët e tyre duke u shprehur se po qëndrojnë aty për të mbrojtur pronat dhe jetesën e tyre.
“Mos prekni nënat tona, ndalni aksionin”, kanë thirrur banorët, duke kërkuar ndërhyrjen e shtetit për të ndaluar prishjen e objekteve që, sipas tyre, janë ndërtuar në tokën e tyre dhe pa elementë betoni, vetëm me materiale druri tradicionale.
Drejtuesit e Policisë iu bënë thirrje banorëve, për rreth një orë, që të zhbllokonin rrugën e bllokuar si formë proteste ndaj aksionit të IKMT por pavarësisht insistimit të policisë, banorët nuk pranuan të tërhiqeshin.
Situata qëndroi e tensionuar deri në momentin kur nisën reshjet e shiut, çka solli një tërheqje graduale nga të dyja palët.
Banorët liruan rrugën, ndërsa forcat e policisë u tërhoqën nga zona, duke sjellë kështu një normalizim të përkohshëm të situatës.
Kujtojmë që këtë të mërkurë banorët e fshatit turistik Theth bllokuan hyrjen në urën kryesore që çon në fshat, në shenjë proteste dhe kundërshtie ndaj vijimit të operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Ky aksion ka nisur para dy ditësh me qëllim heqjen e objekteve e vendosura në mënyrë të paligjshme, kryesisht ato të përshtatura për bujtina turistike.
Operacioni i IKMT nisi pas denoncimit të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër edhe veprimet e prokurores së Shkodrës, që sipas tij, nuk kishte nisur çështje penale për këto objekte. Të hënën, në qendër të fshatit IKMT ndërhyri për të hequr 12 kabina të vendosura pa leje.
Banorët shprehin shqetësimin për pasojat që do të sjellë heqja e objekteve në zhvillimin turistik dhe ekonominë lokale, duke kërkuar një dialog të hapur me autoritetet.
Pamjet nga Euronews:
Përplasje mes banorëve dhe policisë në Theth pas bllokimit të rrugës pic.twitter.com/cNK2UkTn9Z
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 9, 2025

SSi e tundka gishtin ai or qyq? Si shefi edukimit Spiroo Llengu ne oren e edukimit politik.
Zoti shtet!Mos lejo malokerine te zaptoje sheshet,plazhet,lendinat me te bukura te tokes shqiptare! Prituja gishtin e gjate atij propogandistit malok.
Ku i keni tapitë e tokës që të bëni çfarë të doni?! Në cilin shtet mund të ndërtosh ku të don qejfi?! Në cilin Shtet nuk paguan taksa për pronën tënde?! Ligji është njësoj për të gjithë dhe duhet të veprojë njësoj edhe për këta që thonë është « tokë e xanun »!
Demo, mbase cof neser duke zbrtur shkallet e pallatit