Emisioni i djeshëm “Të Paekspozuarit” në MCN televizion është shoqëruar me fyerje mes prezantuesit Ylli Rakipi dhe gazetares Ola Xama, e cila njihet edhe si gazetarja me dy emra.
Gjatë debatit në emision, moderatori Rakipi e ka cilësuar gazetarën si pa eksperiencën e duhur.
Teksa gazetarja deklaroi se ka studuar gazetari, Rakipi theksoi se shkollën e gazetarisë e bëjnë gratë që nuk kanë me se merren.
Ai shtoi më tej se gazetares Ola Xama i ka hipur ideja që bota vërtitet rreth saj, çka shkaktoi jo pak të qeshura tek të ftuarit e tjerë në emision.
Situata mes Rakipit dhe Xamës u agravua edhe më shumë, teksa në fund moderator Ylli Rakipi e largoi nga emisioni gazetaren Ola Xama sepse kjo refuzoi t’i përgjigjej pyetjes.
Pjesë nga sherri:
Ylli Rakipi: Ti nuk e ke eksperiencën.. Po se ty të kanë goditur. Sapo flet ti të bien në lule të ballit. Të kanë rënë në lule të ballit.
Ola Xama: Nuk e di për Bushatin, por unë jam e vetmja që kam mbaruar gazetari këtu nga të gjithë…
Ylli Rakipi: Ke mbaruar opingat. Pyeta njëherë drejtorin Arus të Danimarkës, i thashë dekanit: Dekan, më fal po kush vjen në këtë shkollë? E kupton, kush vjen në shkollën e gazetarisë? Po gratë e divorcuara të diplomatëve, tha dhe vinin një kategori që s’kishin ku të venin. Nuk të bën shkolla e gazetarisë. Fare. Madje, gazetaria nuk është profesion, po do i hyjmë njëherë tjetër kësaj bisede dhe del me këpucë të kuqe. Nuk është fare profesion. Gazetaria nuk është profesion por është marrë për profesion, për shkak të çfarë raporti ka me të vërtetën.
Ylli Rakipi: Po ti s’njeh pronarët e medias, se ke rënë tek ky por prit mo…
Ola Xama: Po unë kam qenë gazetare e ekonomisë, tek mediat më të rëndësishme … Kam qenë gazetarja që më merrte direkt pronari, do e bësh kështu apo ashtu!
Ylli Rakipi: Po pra, të urdhëronte pronari, këtë thuaj! Pse nuk thua që më udhëronte pronari?
Gjatë vijimit të replikave Rakipi i thotë gazetares së re: “Po nuk është për t’u diskutuar kështu tani, të kanë hipur…te ka hipur ideja që bota vërtitet rreth teje”.
“Unë po zgjedh të mos përgjigjem më…” – thotë ajo për pyetjen në vijim.
Pas refuzimit, moderatori njofton regjinë të fusë reklamat dhe shpalli që kjo “nuk do të jetë më” në studio.
j.l./ dita