Në një kohë kur shumë biznese kërkojnë punonjës dhe tërinjtë po emigrojnë masivisht, spitali KEIT në Tiranë, është shembulli i kundërt nga ku mund të mësojmë diçka të gjithë.
Administratori i KEIT, doktori i njohur Skerdi Faria u komunikoi mbi 170 punonjësve të tij, paketën e re të bashkëpunimit dhe rritjen e pagave, në një darkë të madhe nëperiferi të kryeqytetit.
“Infermierë, i morët të gjitha rrogat. Jemi në rregull? Mëfortë vitin tjetër apo jo? Jam i nderuar që kam këta kirurgëdhe ju kam të gjithëve ju”, tha Dr.Faria.
Punonjësit e KEIT thonë se politikat e punësimit dhe karrierësnë këtë kompani janë vërtetë stimuluese.
“Unë kam mbaruar studimet në Itali, pastaj jam zhvendosur në Katar. Ka 4 muaj që jam kthyer këtu dhe kam filluar punënë KEIT. Isha skeptike por KEIT më priti krahëhapur, jam kthyer dhe do qëndroj këtu”, shprehet një infermiere.
Vetë Dr. Skerdi është një emigrant në Itali i cili para gati 13 vitesh themeloi klinikën KEIT në Shqipëri. Tashmë KEIT nukështë më thjesht një klinikë por spitali i vetëm ditor i licencuarpër kirurgjinë estetike.
“Unë mendoj se e ardhmja është këtu në vendin tonë. Isha emigrant në Itali, u ktheva në moshën 40 vjeçare, investova sakisha mundësi dhe tashmë jemi rritur goxha. Unë e konsideroj se unë jam zemra dhe ata janë të rrahurat e zemrëssime, pa të rrahurat, zemra nuk funksionon”, shprehet Skerdi Faria.
PAKETA “KEIT” E PUNONJËSVE
1. Paga neto mesatare – 90.000 lekë të reja / Paga bruto mesatare 128.000 lekë të reja.
2. Të gjitha taksat, kontributet shoqërore e shëndetësore i paguan KEIT, pra punonjësi nuk paguan asgjë nga rroga e tij, e cila neto shkon e gjitha ne banke.
3. Rroga minimale është 50.000 lekë neto, 71.000 lekë bruto.
4. Rroga maksimale eshte 250.000 leke neto, 355.000 leke bruto.
5. Mbi 70% e punonjesve kane rrogen bruto mbi 100.000 lekete reja dhe objektivi eshte qe brenda 2 vitesh te gjithe punonjesit te kene rrogen bruto mbi 100.000 leke te reja.
6. Cdo punonjes ne fund te vitit merr nje rroge shperblim.
7. Punonjesi me femije nga 0 ne 18 vjec merr 7.000 leke te reja bonus mujor per cdo femije. E njejta gje eshte edhe per punonjesit qe kane ne familje te aferm me aftesi te kufizuara.
8. Punonjesit qe lindin femije, qofte nenat e qofte baballaret marrin shperblim 100.000 leke te reja per femijen. Ndersa drejtuesit shperblimin e kane 150.000 leke te reja.
9. Ne tetor 2022 kompania ka paguar mbi 4 milione leke te reja bonus per punonjesit, ne pergjigje te krizes ekonomike e inflacionit nga lufta ne Ukraine.
j.l./ dita
