Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO/ Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > VIDEO/ Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive”
Lajmi i funditShoqëri

VIDEO/ Veliaj uron qytetarët për festat e fundvitit: “Një vit i jashtëzakonshëm për Tiranën; Na presin shumë plane dhe projekte me energji pozitive”

Published: December 24, 2023
Shpërndaje

Në prag të festave të fundvitit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar qytetarët e Tiranës përmes një videomesazhi, ku shprehet entuziast për projektet që e presin Kryeqytetin në vitin 2024. Ai e cilëson vitin që po mbyllet si një vit të jashtëzakonshëm për Tiranën, me një bilanc tejet pozitiv, falë kontributit dhe energjisë së qytetarëve të saj.

“Këto janë ditët e fundit të një viti të jashtëzakonshëm, të mrekullueshëm për Tiranën. Unë jam krenar për gjithçka që kemi arritur së bashku, duke nisur nga pritja bujare e mbi 10 milion turistëve, ku shumica vizituan Tiranën dhe pastaj gjithë vendin tonë, e deri te çerdhet, kopshtet e shkollat e reja, që ndërtuam për fëmijët e këtij qyteti këtë vit. Pa harruar këtu edhe projekte të mëdha siç ishte Piramida, transformimi i së cilës zuri faqet e para të shumë mediave botërore, e që sot gjallon nga zërat e fëmijëve dhe të rinjve, si shkolla më e madhe në Ballkan për punët e së ardhmes”, shprehet ai.

Veliaj shton se nëse kjo frymë solidare dhe bashkëpunimi do të vijojë, ditët më të mira për Tiranën do t’i kemi përpara. “Ne kemi bërë shumë, vërtet, por jam i bindur që po të vazhdojmë kështu, të bashkuar e solidarë, me mëngë të përveshura, duke mbështetur njëri-tjetrin edhe gjatë vitit që po vjen, ne do të bëjmë akoma edhe më shumë dhe ditët më të mira për Tiranën do t’i kemi përpara. Ndaj, sot dua që të uroj secilin prej jush, që çdo ditë jep pa kursim energjinë e tij për jetën e këtij qyteti. Dua të ndalem te stafi shëndetësor, te policia, zjarrfikësit, punëtorët e qytetit, mësuesit, edukatorët, këdo që i dhuron jetë qytetit tonë me punën e tij të mrekullueshëm”, thekson Veliaj.

- Publicitet -

Kreu i Bashkisë shpreh bindjen se 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë pas ishte më i miri deri më sot, duke shënuar një histori suksesi në shumë fusha. “Unë s’kam asnjë dyshim që viti 2024 do të jetë viti më i mirë për Tiranën, ashtu siç ky që lamë ishte më i miri deri më sot. Pas një suksesi të jashtëzakonshëm, ku Tirana ishte Kryeqyteti Evropian i Rinisë vitin që kaloi, këtë vit ne po mbyllim një tjetër titull të jashtëzakonshëm si Qyteti Evropian i Sportit. Një histori suksesi, ku pamë djem dhe vajza të angazhoheshin në aktivitete sportive ashtu siç pamë dhe sportistët elitarë të shkëlqejnë në disiplinat e tyre. Ndërkohë, mezi presim që vitin tjeter Tirana të jetë epiqendra e gjithë bashkive të rajonit, si Presidenca B40. Sapo morëm një tjetër lajm të mirë ku në 2025, Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Mes rinisë, artit, kulturës dhe Tiranës si titulli Evropian i Shqipërisë tonë evropiane në Ballkan, unë jam vërtet krenar për punën e secilit prej jush. Na presin shumë detyra dhe shumë plane dhe projekte të mira me energji pozitive dhe me këmbëngulje ne mund t’i arrijmë e t’i realizojmë me shumë sukses”, deklaron Veliaj.

Në videomesazhin e tij, ai uron të gjithë për një vit të mbarë dhe plot begati në familjet e tyre. “Çdo qytetari të Tiranës, kudo ku ai jeton, në cepat e këtij qyteti të stërmadh, i uroj që tavolinën dhe zemrën ta kenë plot këto ditë. Ju uroj të kaloni festa të bukura me njerëzit tuaj më të dashur, ata që mund të jenë kthyer nga emigracioni, duke i pasur pranë, dhe paçi vetëm suksese në jetën tuaj dhe për familjet tuaja. Kujtdo që për një rrethanë apo një tjetër këtë vit pati fatkeqësi apo humbi njeriun e afërt, uroj që të bëhet më i fortë, të ecë përpara pa u ndalur, pa u dorëzuar. Çdo fëmijët që do të lindë i uroj jetë të gjatë dhe mirë se vjen në qytetin tonë, ku do të rritet me dashuri dhe me ngrohtësi”, përfundon mesazhi i Veliajt.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga Knesseti në Kashar
  • Kush e ka të drejtën në epokën dixhitale? Shteti apo ndërgjegjja e qytetarëve të vjedhur?
  • Zjarr i përmasave të mëdha në kodrat e Llamanit në Himarë, tymi mbulon zonën
  • Rama poston fotot nga takimi i Parisit me “Vullnetmirët”
  • Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie

Komentet e Fundit

  1. Pol on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. chp on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë
  3. demo on Jemi në të njëjtën linjë me BE-në, por… Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës
  4. ETNIK on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Doktorri on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?