Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjeshta e ngarkuar e NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Vjeshta e ngarkuar e NATO-s
Kryesore

Vjeshta e ngarkuar e NATO-s

Published: September 5, 2023
Shpërndaje

Pas një samiti me plot ngjarje në Vilnius, në muajin korrik, NATO-ja do t’u kthehet çështjeve “me bukë e gjalpë”. Kjo nënkupton stërvitje të ndryshme ushtarake, së paku dy takime ministrore në Bruksel para fundit të vitit – një i ministrave të Mbrojtjes, tjetri i ministrave të Jashtëm dhe ndoshta mirëpritjen e një vendi të ri anëtar, Suedisë.

Në samitin e Vilniusit kishte një marrëveshje mes Stokholmit dhe Ankarasë, që dukej se i hapte rrugë anëtarësimit të Suedisë.

Por, procesi i ratifikimit nuk ka filluar ende as në Turqi dhe as në Hungari.

- Publicitet -

Zyrtarë të NATO-s i kanë thënë Radios Evropa e Lirë në kushte anonimiteti se ende besojnë se Suedia do të bëhet vend anëtar këtë vjeshtë, me shumë gjasa në tetor, pavarësisht komenteve të fundit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që kanë lënë të kuptohet se Suedia duhet ta zgjidhë çështjen e djegieve të kopjeve të Kuranit, për të shmangur ngadalësimin e procesit të ratifikimit.

Derisa NATO-ja pret anëtarin numër 32, vjeshta e saj, në thelb, do të përshkohet nga zbatimi i disa prej gjërave të vendosura në Vilnius.

Për shembull, a janë vërtet të mjaftueshme planet e përditësuara të mbrojtjes, që nënvizojnë se si NATO-ja duhet të përgjigjet nëse territori i ndonjë vendi anëtari sulmohet?

“Kjo vjeshtë ka të bëjë me verifikimin e ekzekutimit të planeve tona”, tha një zyrtar i NATO-s për REL-in.

Me fjalë të tjera, a ka mjaftueshëm trupa të gatshme luftarake dhe pajisje ushtarake për t’iu dalë shpejt në mbrojtje shteteve që potencialisht sulmohen?

NATO-ja do të duhet të përgjigjet deri në fund të vitit.

Pastaj, është edhe çështja e shndërrimit të batalioneve shumëkombëshe në tri shtetet baltike dhe në Poloni në brigada, duke e rritur numrin e trupave nga afërsisht 1.000 në 3.000-5.000.

Kjo do më shumë kohë, pasi duhet bërë zgjidhje edhe për çështje si strehimi apo zonat më të mëdha të stërvitjeve për të ardhurit e rinj.

Përgatitjet, me sa duket, mund të përfundojnë në Lituani, ku Gjermania është vendi kryesor, në fillim të vitit 2024, ndërsa pak më vonë në vendet e tjera.

NATO-ja, ndërkohë, do ta mbajë një sy edhe te kundërofensiva e Ukrainës.

Disa zyrtarë i thanë REL-it se kundërsulmi mund të mos ketë qenë aq mbresëlënës sa është shpresuar fillimisht, por ata theksuan, po ashtu, se është e lehtë të ulesh larg, në vend të sigurt, dhe të bësh komente të tilla.

Përveç për luftën, spekulimet do të intensifikohen edhe për pozicionet e larta në NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ra dakord së voni që të qëndrojë edhe për një vit, por ai do të tërhiqet në samitin e Uashingtonit, vitin e ardhshëm, pas një dekade në detyrë.

Ka thashetheme për një shefe të parë grua të aleancës ushtarake, por mos e përjashtoni as kryeministrin në largim të Holandës, Mark Rutte, ose Pedro Sanchezin e Spanjës, nëse ai nuk arrin të krijojë një qeveri të re.

Siguria kibernetike, gjithashtu, po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme për aleancën. Konferenca e saj e parë për sigurinë kibernetike do të mbahet në nëntor në Berlin. Do të mbledhë udhëheqës politikë të nivelit të lartë, ekspertë ushtarakë dhe potencialisht lojtarë të sektorit privat.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Paqja me Iranin s’do të zgjasë nëse s’u sjell përfitime iranianëve të zakonshëm
  • “Portugezi nxori thikën, unë ia mora nga dora”, dëshmia e Sokrat Vatës për vrasjen e Ksamilit
  • Kostoja e jetesës godet familjet e reja në Tiranë, kryeqyteti po “zbrazet” nga lindjet
  • Lëkundje tërmeti në vend, ndihen në disa qytete
  • Zbardhet dinamika e vrasjes së turistit portugez në Ksamil

Komentet e Fundit

  1. K R on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  2. K R on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  3. Përparim Ferunaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. chp on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Otrym on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?