Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vjosa Osmani takohet me Donald Trump: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vjosa Osmani takohet me Donald Trump: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm
AktualitetKosovë

Vjosa Osmani takohet me Donald Trump: Aleanca me SHBA-në, bosht i pathyeshëm

Published: September 27, 2025
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidentin amerikan, Donald Trump, me të cilin tha se zhvilloi një bisedë të gjatë dhe shumë përmbajtësore.

“Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-në, sepse pikërisht aty rreh zemra e lirisë sonë”, tha Osmani, sipas njoftimit të Presidencës.

Takimi mes Osmanit dhe Trumpit u zhvillua në Nju Jork. Presidentja Osmani e falënderoi për, siç tha interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe.

- Publicitet -

Osmani po qëndron në Nju Jork ku po merr pjesë në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Më 23 shtator, në pritjen e organizuar nga presidenti Trump, Osmani u takua edhe me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

Sipas Presidencës së Kosovës, takimi me Trumpin dhe Zonjën e Parë, Melanie Trump, ishte planifikuar si një takim protokollar, por u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore. Në Shtetet e Bashkuara po qëndron edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministrja në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla.

Qëndrimi i zyrtarëve të Kosovës në Nju Jork vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara pësuan një goditje në fillim të këtij muaji. Uashingtoni njoftoi më 12 shtator për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik për shkak të veprimeve të Qeverisë në detyrë të Kosovës, që tha se kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë në vend.

Ambasada amerikane në Prishtinë tha se veprimet e Qeverisë së udhëhequr nga Kurti kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke kufizuar aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të punuar në mënyrë produktive me Kosovën mbi prioritetet e përbashkëta.

“Fatkeqësisht, veprimet dhe deklaratat e fundit të kryeministrit në detyrë Kurti kanë paraqitur sfida për progresin e arritur ndër vite”, tha ajo, pa shpjeguar se për çfarë deklaratash dhe veprimesh bëhet fjalë saktësisht.

Kurti tha më vonë se Qeveria në detyrë ka “disa” dallime në qëndrime me SHBA-në, por nguli këmbë se raportet mes dy vendeve nuk janë prishur. Ai tha se dallimet mes tij dhe Shteteve të Bashkuara shpesh kanë të bëjnë me qëndrimet tona në raport me Serbinë dhe veprimet ndaj strukturave ilegale të saj në Kosovë. Ndërkaq, presidentja Osmani kishte shprehur keqardhje dhe shqetësim të thellë lidhur me vendimin e SHBA-së për pezullimin e Dialogut të planifikuar Strategjik.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”! Si u tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?