Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Revolucionin e Flamingove”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Revolucionin e Flamingove”
Politike

Von der Leyen sot në Tiranë, demokratët europianë: T’i kërkojë shpjegime Ramës për “Revolucionin e Flamingove”

Published: September 30, 2026
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane Sandro Gozi kërkon që presidentja e Komisionit Evropian t’i kërkojë shpjegime Edi Ramës. Sipas tij, mënyra se si qeveria po përballet me protestat ngre pikëpyetje për standardet demokratike të një vendi kandidat për në BE.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duhet t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama shpjegime për atë që po ndodh në Shqipëri me “Flamingo Revolution”. Kërkesa është bërë nga Sandro Gozi, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Evropiane dhe eurodeputet i grupit Renew Europe, në një intervistë për të përditshmen italiane “Il Piccolo”, në prag të vizitës së Von der Leyen në Tiranë.

Gozi është një politikan italo-francez me një karrierë të gjatë në institucionet kombëtare dhe evropiane. Ai është eurodeputet i zgjedhur në Francë për Mouvement Démocrate, ndërsa më herët ka qenë deputet i Parlamentit italian dhe sekretar shteti pranë Kryeministrisë në qeveritë e Matteo Renzit dhe Paolo Gentilonit.

- Publicitet -

Në qendër të deklaratave të tij është “Flamingo Revolution”, lëvizja qytetare që nisi mes kundërshtimeve ndaj projekteve turistike të lidhura me Jared Kushner dhe më pas u shtri në protesta më të gjera për transparencën, korrupsionin dhe qeverisjen. Protestat kanë vijuar prej muajsh, ndërsa çështja ka marrë jehonë edhe jashtë Shqipërisë.

Sipas Gozit, lëvizja “është ende e fortë dhe vazhdon të kërkojë transparencë dhe demokraci”, ndërsa ai e akuzoi Ramën se “reagon në mënyrë represive dhe autoritare”. Eurodeputeti kërkoi që presidentja e Komisionit Evropian ta trajtojë këtë çështje drejtpërdrejt gjatë kontakteve me kryeministrin shqiptar.

“Tani duhet që von der Leyen të kërkojë shpjegime, sepse duhet të jemi kërkues në zgjidhjen e nyjave demokratike të transparencës”,deklaroi Gozi. Sipas tij, zhvillimet e fundit “nuk janë pozitive për një vend kandidat” dhe nuk e ndihmojnë procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Gozi iu rikthye edhe debatit për mbylljen dhe kufizimin gjatë verës të disa profileve në Instagram të lidhura me aktivistë dhe me protestat. Ai kishte kërkuar shpjegime nga Meta dhe nga Komisioni Evropian, ndërsa Partia Demokratike Evropiane e ngriti publikisht çështjen e transparencës për mënyrën se si ishin marrë këto masa.

“Prej këtu lindi një mosmarrëveshje e hapur mes Ramës dhe nesh”, tha Gozi. Ai përmendi edhe intervistën që dha më 4 shtator për Euronews Albania, duke theksuar se disa orë më pas llogaria e medias në Instagram u bllokua. Partia Demokratike Evropiane e cilësoi në atë kohë koincidencën kohore shqetësuese, ndërsa Rama ka mohuar publikisht çdo përfshirje të qeverisë në mbylljen ose kufizimin e llogarive në rrjetet sociale.

Eurodeputeti kritikoi edhe qëndrimin e qeverisë italiane. Sipas tij, marrëdhëniet mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës, përfshirë bashkëpunimin për qendrat e emigrantëve në Shqipëri, shpjegojnë pjesërisht heshtjen që ai sheh nga Roma ndaj zhvillimeve rreth “Flamingo Revolution”.

Gozi e mbylli intervistën me një paralajmërim për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. “Nëse do ta gjejmë në BE një Shqipëri jo plotësisht demokratike, epo, e pamë se çfarë ndodhi me Hungarinë”, deklaroi ai, duke e lidhur zgjerimin e Unionit me respektimin e standardeve demokratike dhe të shtetit të së drejtës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Bruno says:
    September 30, 2026 at 3:57 pm

    Ska demokraci me k/mafiozin edvin idioti,eshte arrogant rrencak e mashtrues kalibrit,pore fale protestuesve me protestat e tyre e zdeshen lakuriq,para opinionit ne vende e jashte vendidit para europes.U vertetu si ishte vec mashtrues e hajdute i permaseve te medha.Provohen rrealishte eshte i korruptuar,ka vjedhur e vjelle parate e taksa paguesve,e pasurite epopullit e te vendidit,i urryeri i KOMBIT.

    Reply
  • !!? says:
    October 1, 2026 at 10:46 pm

    O gazetar, pyeteni kryeministrin se ku kan vajtur mbi 230 miljon euro që qënkin akorduar deri tani simbas Van der Leinit në kuadrin e rritjes të një nga shtatë “fëmijve të saj” në Ballkanin perëndimor, Shqipëris.

    Mos i ka mar të gjitha dhëndrri kusarkollovar Edi Rama që mezi po priste me ankth me thesin e kusaris në dor që të futej në gjirin e miljonave të investimeve dhe subvencioneve të “nuses BE” dhe i ka bashkuar me miljonat e vjedhur më parë të IPARD 2? Apo kan vajtur të gjitha për ndërtimin e hekurudhës Durrës Tiranë?

    Mos vall qo Van der Lein është e një gjaku dhe soji me Edi Ramën dhe erdhi me valixhe diplomatike për të mar pjesën e saj nga këto “mbi 230 miljon” për kujdesin që tregon për edukimin dhe rritjen plot shëndet të fëmiut të saj Shqipëri nën patronazhimin special të kusarokratit me përvoj Edi Rama para se të pranohet në BE?

    Ka ndonjë dijeni se ku kanë vajtur këto miljona dhe të mi hedh posht aludimet e mija negative pesimiste, a kan vajtur vërtet për zhvillimin e bizneseve sikurse deklaroj Van der Lein dhe në çfar lloj biznesi janë investuar?

    Po për mbi 300 miljon “dollaro” borxh për mbrojtjen nga SHBA çfarë flitet apo i jan dhën të gjitha KAJO për lulzimin e industris ushtarake me specialistët çifutë? Po ndonjë Mc Gonigal nga SHBA që i është bashkuar axhendës së Edi Ramës për mbrojtjen e Shqipëris nga armiqtë e mundshëm ka mar pjesën e tij të merituar?

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?