Komisioni Qendror Zgjedhor ka zbardhur projektvendimin në lidhje me votën e emigrantëve. Në projektvendim thuhet se çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim. Po ashtu bëhet me dije se regjistrimi i zgjedhësve jashtë vendit bëhet nga KQZ.
Në rregullat e listuara lidhur me aplikimin e diasporës për të votuar thuhet se afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date. Kjo kërkesë do të kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin dhe kjo platformë mund të shkakrkohet në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.
PJESË NGA PROJEKTVENDIMI I KQZ:
MIRATIMIN E RREGULLAVE PËR REGJISTRIMIN E ZGJEDHËSVE NGA JASHTË VENDIT DHE PËRGATITJEN E LISTËS SË ZGJEDHËSVE
Në mbështetje të nenit 20, pika 1, shkronja “dh”, nenit 25, pika 1, 5, dhe 12, nenit 46, pika 3, të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Komisioni Rregullator
V E N D O S I:
I. Rregulla të përgjithshme
1. Çdo shtetas shqiptar me të drejtë vote që ndodhet jashtë vendit në datën e zgjedhjeve dhe që dëshiron të ushtrojë të drejtën e votës për zgjedhjet për Kuvendin nga atje ku ndodhet, duhet të regjistrohet në listën e zgjedhësve jashtë vendit, në përputhje me rregullat e përcaktuara në këtë vendim.
2. Regjistrimi i zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit realizohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
II. Paraqitja e kërkesave për regjistrim të zgjedhësve nga jashtë vendit, afatet dhe dokumentacioni shoqërues
1. Zgjedhësi që dëshiron të votojë nga jashtë paraqet kërkesë në mënyrë individuale për regjistrim në listën e zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sipas procedurave të përcaktuara në këtë vendim. Afati për paraqitjen e kërkesës fillon 120 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 68 ditë para kësaj date.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve njofton publikisht për hapjen e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të këtij procesi.
Kërkesa kryhet përmes Platformës Elektronike të Regjistrimit, nga këtu e vijim në këtë vendim referuar si “PER” e cila krijohet, mirëmbahet dhe përditësohet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PER është e aksesueshme pa pagesë për zgjedhësin. Zgjedhësit do t’i jepet mundësia ta shkarkojë këtë platformë si në versionin desktop, ashtu edhe në atë mobile pa qenë i kushtëzuar nga lloji i pajisjes elektronike që do të përdorë.
2. Paraqitja e kërkesës në PER bëhet duke krijuar një llogari në këtë platformë nga vetë zgjedhësi. Krijimi i llogarisë dhe hyrja në të në vijim sipas rastit bëhet nëpërmjet përdorimit të 3 (tre) faktorë autentifikimi. Njëri prej faktorëve autentifikues duhet të jetë biometrik me njohje të fytyrës (ang. face recogniton) faktori tjetër është një kod unik i përkohshëm 6 shifror që i dërgohet zgjedhësit në numrin e tij të telefonit mobil dhe email, si dhe faktori i tretë është Numri Personal i Identifikimi (NID) i zgjedhësit dhe fjalëkalimi.
3. Pasi ka krijuar llogarin e tij në PER, për t’u regjistruar, zgjedhësi hyn në këtë llogari dhe ndjek këto hapa:
a) Skanon përmes PER një dokument të vlefshëm identifikimi të lëshuar nga Republika e Shqipërisë, pasaportë për jashtë shtetit, ose letërnjoftim. PER lexon dhe ngarkon automatikisht në platformë të dhënat që përmban dokumenti i identifikimit. Nëse për arsye të ndryshme këto të dhëna nuk ngarkohen automatikisht, atëherë zgjedhësi i ngarkon ato në PER në mënyrë manuale.
b) Ngarkon në PER të paktën një nga dokumentet e listuar më poshtë që vërteton qëndrimin e tij jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë:
i. certifikatë pronësie ose dokument ekuivalent në shtetin e rezidencës që provon pronësinë e banesës;
ii. vërtetim banimi ose dokument tjetër ekuivalent i lëshuar nga organe shtetërore të vendit të rezidencës, ku përcaktohet adresa e banimit.
iii. kontratë qiraje ose huapërdorje të banesës;
iv. kontratë kredie për blerje të banesës;
v. kontratë furnizimi ose faturë të furnizimit me ujë në banesë;
vi. kontratë furnizimi ose faturë të energjisë (gaz ose elektrike) në banesë;
vii. kontratë ose faturë të ofrimit të shërbimit të internetit/telefonisë fikse në banesë;
viii. dokument të lëshuar nga organi kompetent i shtetit ku ka vendbanimin, i cili vërteton qëndrimin e zgjedhësit në një institucion shëndetësor, kamp emigracioni, apo tjetër të ngjashëm;
c) Ngarkon në PER të dhënat e mëposhtme:
i. adresën personale të postës elektronike (email);
ii. numrin e celularit personal;
iii. adresën e banimit e cila duhet të përmbajë të paktën këto të dhëna: shtetin, kodin postar, qytetin, emërtesën e rrugës, numrin e banesës, elemente të tjera të adresës (nëse ka).
j.l./ dita
Po c’pune kemi ne qe kemi ikur 30 vjet te shkuara se kush do ta udheheqe Shqiperine! Eshte detyre e popullit qe jeton ne Shqiperi!
O Sali maloku.Ay djalli me berire e me bisht,,ty po te vjedh votat sy per sy,,me gogla,,Jo me elektronike.
Cfaredo te votoje Diaspora,,,Votat do ti mbledhe Edi Rama. Per cfare i solli specialistet cifute te kompjutrave,,per Iranin?????????Se i plasi bytha Iranit per nje cope barrake ne Ballkan?Edi Rama ja dergoi qofte ke daja kompjuterat e Muxhahideneve ne Iran,.Mos lodhen hic me hakera.
Cifutet i solli per te vjedhur zjedhjet me elektronike ,,o malok.C`tu desh elektronika ty,,kur rraca jote me dhi eshte mesuar.
Si i thoshte shoku Memet atij agronumit nga Dukati:-Ju Dukati,dhi dini!