Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Martinit, një dëshmi e dështimit kolektiv. Deri 200 telefonata në ditë, nga fëmijë që raportojnë dhunë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Martinit, një dëshmi e dështimit kolektiv. Deri 200 telefonata në ditë, nga fëmijë që raportojnë dhunë
AktualitetKronike

Vrasja e Martinit, një dëshmi e dështimit kolektiv. Deri 200 telefonata në ditë, nga fëmijë që raportojnë dhunë

Published: November 23, 2024
Shpërndaje

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, mesditën e 18 nëntorit në Tiranë, tronditi opinionin në Shqipëri.

Contents
  • Policia: Masa të reja për ta ndalur dhunën te të miturit
  • Paketa e sigurisë në shkolla
  • Deri në 200 telefonata në ditë: Të miturit denoncojnë dhunë

Institucionet, familja, shkolla, shoqëria – të gjithë janë duke kërkuar masa të reja, nisma ligjore, rregulla e protokolle se si ta reduktojnë dhunën te të miturit.

Reagimi apo mosreagimi i faktorëve dhe aktorëve të përfshirë në ngjarje janë tashmë pjesë e hetimeve.

- Publicitet -

Martini u vra nga sulmi me thikë nga një bashkëmoshatar, nxënës i së njëjtës shkollë në Tiranë.

Ai u arrestua nga policia, ndërsa një tjetër nxënës ndodhet në spital, pas plagëve që mori si pasojë e sherrit.

Pas vrasjes, autori i dyshuar publikoi në rrjetet sociale fotografi me dorën e plagosur dhe grushtin e ngritur, ndërsa më herët kishte publikuar edhe fotografi me thikë në dorë.

Rasti i Martinit është i treti i vrasjes së të miturve nga bashkëmoshatarët e tyre këtë vit në Shqipëri.

Policia: Masa të reja për ta ndalur dhunën te të miturit

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gent Mullai, thotë për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ka treguar se zinxhiri i sigurisë ka dështuar.

“Ka një zinxhir sigurie, pjesë e të cilit nuk është vetëm policia, por edhe oficeri i sigurisë, stafi pedagogjik, psikologët, sociologët, prindërit. Ngjarja ka treguar se ka një dështim në këtë zinxhir sigurie – besoj jo me dashje apo nga neglizhenca”, thotë Mullai.

Ai shton se vrasja e Martinit e bën domosdoshmëri rishikimin e Paketës së sigurisë në shkolla dhe marrjen e disa masave të tjera.

“Paketa e sigurisë në shkolla ishte gjë e mirë që u zbatua, ndoshta ka ardhur koha të rifreskohet. Paketa e sigurisë nuk ka dështuar, por duke parë mangësitë – nisur edhe nga rastet konkrete – ka nevojë të rishikohet, për të sjellë masa më të mira të sigurisë”, thotë Mullai.

Paketa e sigurisë në shkolla

Kjo masë është në vitin e dytë të zbatimit.

Ajo është hartuar për shkak të rritjes së numrit të veprave penale të regjistruara pranë shkollave, ku shpesh përfshihen edhe të mitur.

Mes tjerash, paketa përfshin oficerë të sigurisë në shkolla, përcaktimin e një perimetri sigurie, brenda të cilit nuk mund të kalojnë persona të paautorizuar, largimin e shitësve ambulantë nga shkollat e të tjera.

Sipas Mullait, ngjarja është nën hetim dhe tani për tani nuk mund të thuhet nëse ka përgjegjësi mbi oficeren e sigurisë që nuk e ka referuar ngjarjen në polici.

“Mendoj se nuk është neglizhuar. I kanë marrë në pyetje disa herë, nxënësit janë pajtuar në prezencë të oficeres së sigurisë, psikologes, punonjëses sociale e drejtorisë së shkollës. Dhe, duke parë që të dy ishin nxënës të mirë në mësime dhe nuk kanë shfaqur probleme, kanë menduar se është zgjidhur si problem”, thotë Mullai.

Ai, po ashtu, tregon se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, menjëherë pas ngjarjes, ka mbledhur ekspertët e policisë në një analizë të detajuar për ngjarjen dhe zbatimin e masave të përcaktuara në Paketën e sigurisë.

Ai ka urdhëruar, gjithashtu, që videot që publikohen nga të rinjtë me armë apo duke bullizuar, të verifikohen dhe të merren masa të menjëhershme kundër tyre.

Sipas Mullait, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i është drejtuar Ministrisë së Arsimit me një ftesë për bashkëpunim në ngritjen e një tryeze teknike dhe më pas për një debat të gjerë publik, me qëllim rifreskimin e masave të sigurisë, të përcaktuara në Paketën e sigurisë në shkolla.

“Ende nuk e dimë nëse fëmija [autori] ka hyrë me thikë në shkollë… Nuk kalon lehtë si ngjarje. Po bëhet analizë e detajuar, pasi është urgjente, është në pyetje jeta e fëmijëve tanë. Është kambanë alarmi që duhet të na bëjë të reflektojmë të gjithëve”, thotë zëdhënësi i Policisë së Shtetit në Shqipëri.

Ministria e Arsimit nuk iu përgjigj interesimit të REL-it në lidhje me trajtimin e kësaj ngjarjeje, masat që po diskutohen nga ky institucion pas vrasjes së Martinit dhe të dhënat që disponon për rastet e dhunës në shkolla.

Më herët, ajo doli me një komunikatë, ku kërkonte zbardhjen e vrasjes së Martinit.

Deri në 200 telefonata në ditë: Të miturit denoncojnë dhunë

Drejtuesja e Linjës Kombëtare të Telefonit për Fëmijë “Alo 116”, që vepron prej 15 vjetësh në Shqipëri, thotë se çdo ditë marrin 150-200 telefonata për situata dhune fizike apo online nga fëmijët.

“Deri më sot në vitin 2024 kemi marrë 14 mijë telefonata”, thotë Belioza Çoku.

“Nga periudha 2018-2023 evidentohet qartë se ka rritje të madhe të raportimeve sa i përket dhunës online dhe offline. Kemi një shtatëfishim të raportimeve për dhunë. Fëmijët raportojnë mjedis më të pasigurt për dhunë fizike – familjen me 41%, komunitetin me 34% dhe më pas shkollën me 24%”, bën të ditur ajo.

Sipas Simos, ka po ashtu rritje të numrit të përdoruesve të lëndëve narkotike në mesin e më të vegjëlve.

“Nëse vite më parë ky fenomen ndeshej te 18-vjeçarët, tani e gjejmë në mosha 12 apo 10 vjeç. Përdorimi i tyre rrit më shumë agresivitetin”, thotë Simo për Radion Evropa e Lirë.

Sociologia shton se fëmijëve u mungon mbështetja sociale dhe psikologjike.

Familjet duan më të mirën, por nuk e dinë se ku të drejtohen, sipas saj.

“Më e keqja është se tani po normalizohet dhuna duke thënë: të miturit e sotëm janë të dhunshëm, nuk tolerojnë, nuk respektojnë, derisa shohim ngjarje të tilla të rënda si kjo e vrasjes së Martinit”, thotë Simo.

Ajo vëren se kjo situatë ka krijuar edhe probleme të shëndetit mendor te fëmijët.

Pas vrasjes së Martinit, ajo që tronditi opinionin publik në Shqipëri ishte një fotografi e autorit të dyshuar të vrasjes, e publikuar në rrjete sociale, ku ai shfaqej me plagë në njërën dorë dhe me grushtin lart.

“Fakti që pasi një i mitur kryen një veprim devijant dhe nuk shfaq pendesë, bën të kuptojmë që duhet t’i analizojmë më shumë elementet e shëndetit mendor. Sepse, një mendje e shëndoshë pranon atë që ka ndodhur, kërkon falje, merr parasysh pasojat”, thotë Simo.

Disa ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Qeveria e Shqipërisë nxori në diskutim dy propozime që synojnë ta frenojnë ndikimin e rrjeteve sociale, TikTok dhe Snapchat, te fëmijët.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, tha se vendimi do të merret pas konsultimit me mësues dhe prindër.

“Dilema është nëse duhet të provojmë të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave – kur, në fakt, nga të gjitha eksperiencat mësojmë se efektiviteti është ende shumë i ulët – apo të ndërmarrim masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe të Snapchat-it në Shqipëri”, tha Rama.

Prindër dhe nxënës protestuan këtë javë, duke kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu, marrjen e disa masave për të reduktuar dhunën te të miturit dhe buxhet më të lartë për arsimin, plotësimin e shkollave me psikologë dhe qëndrimin e nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00, duke u ofruar program, ushqim dhe mundësi për t’i bërë detyrat.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • mali says:
    November 23, 2024 at 8:48 pm

    Nuk desha ta shkruaj kete ngjarje jo te mire ndodhur ne kohen e Enverit.
    I njejti skenar midis adoleshenteve me vite te njejta.
    Njeri nga grupi vrases e mori pergjegjesine me ide qe do te mbroheshe nga dajua ne gjykaten e larte.
    Realisht thiken e nguli shoku I vet.
    Gjykata e denoi me pushkatim.
    Pushkatimi u krye dhe trupin e ketij te riut e vendosen ne nje shesh te Korces ta shikonte populli.
    Mire ,keq eshte reale.

    Reply
  • Phoenix says:
    November 23, 2024 at 10:27 pm

    Si ka mundesi qe ne te gjitha keto lloj protestash te shoqerise civile, shikon gjithmone te njejtat fytyra me pankarta ne duar. Keta do jene me abonim mujor per te protestuar, se nuk ka mundesi.

    Reply
  • Per nje barazi ligjore says:
    November 24, 2024 at 5:28 am

    Per deri sa fajtoreve te tille nuk i jepet denimi i merituar , (thashe denimi , pra ne aspektin e vuajtjes maksimale per te cfaqur nder kohe nje edukim te nevojshem) , ndryshe po krijohet ideja ne shoqeri “demokratike” se fajtori egzekutues ka me shume te drejta ligjore mbrojtese se sa vete viktima .
    Ndryshimi eshte teper i madh ne mentalitet :
    Se cdo fajtor i tille do te dale nga burgu nje dite , por se viktima nuk do te dale nga varri as nje here .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?