Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e 52-vjeçares nga i dashuri i saj, policia del me njoftim mbi zjarrin në banesë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e 52-vjeçares nga i dashuri i saj, policia del me njoftim mbi zjarrin në banesë
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e 52-vjeçares nga i dashuri i saj, policia del me njoftim mbi zjarrin në banesë

Published: July 28, 2025
Shpërndaje

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Pogradec ku 52-vjeçarja Kozeta Teço, dyshohet se u dhunua për vdekje nga shtetasi Ilirjan Selmani.

Nga hetimet ka rezultuar se zjarri në banesën e viktimës është shkaktuar nga një shtetas, informuan blutë.

“Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje”, raporton policia.

- Publicitet -

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për zjarrin e rënë në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., e cila humbi jetën, bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ngriti një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë, ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë dhe veprime eksperimentale, për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së shtetases K. T., 52 vjeçe.

Nga tërësia e veprimeve të kryera deri tani dyshohet se zjarri në banesën e 52-vjeçares është shkaktuar nga një shtetas.

Bazuar në provat e siguruara, shërbimet operacionale të DVP Korçë kanë shoqëruar disa shtetas, në ambientet e Komisariatit të Policisë Pogradec, ndërmjet tyre edhe autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Veprimet hetimore vijojnë dhe në përfundim do të japim informacion të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Vrasja

Autori i dyshuar i krimit, i cili jetonte në periferi të Pogradecit, mësohet se ka pasur lidhje intime me viktimën, e cila u gjet e pajetë në banesën e saj të djegur, në lagjen nr.1 të qytetit.

Ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen duke iu drejtuar gazetarëve: “Nuk jam vrasësi unë ore jo”.

Gruaja u gjet e pajetë mëngjesin e sotëm në banesën, e cila ishte përfshirë nga flakët.

“Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njoftoi policia në informacionin paraprak.

Fillimisht u raportua se ishte asfiksuar, por më pas u zbulua se kishim të bënim me një ngjarje kriminale.

Në trupin e viktimës janë konstatuar shenja dhune, duke ngritur kështë dyshimet se ajo ishte vrarë.

52-vjeçarja jetonte në katin e parë të pallatit në lagjen nr.1 të qytetit e vetme. Sipas burimeve, fillimisht viktima është dhunuar dhe më pas banesën iu është vendosur flaka për të zhdukur gjurmët e krimit.

Zjarri raportohet se është vendosur në dy ambiente të shtëpisë për të fshirë shenjat e krimit, por dhuna në trupin e gruas kanë bërë që hetimet të marrin tjetër kthesë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • SPAK says:
    July 28, 2025 at 3:18 pm

    Me vjen shume keq!

    Reply
  • capi says:
    July 29, 2025 at 1:42 am

    Nese eshte ky vrasesi, per se e coni ne burg, harxhoni leket e taksave te mbash me buke kete shkerdhaten, Aty tek ai inceneratory ajashile (koshi e plerave) e lyeni me benzine dhe i vini flaken, Bejeni barbecue per qente e lagjes. Erzat i kini falas nga une.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë
  • A ka luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  • A ka shpresë te Apeli?
  • VIDEO/ Si e paralajmëronte Kurti, Hashim Thaçin 12 vite më parë, të mos e votonin “Specialen” se do përfundonte vetë në Hagë
  • Rama në Korçë për takimin mbi reformën territoriale, i pranishëm edhe djali i tij Greg

Komentet e Fundit

  1. Lala on VIDEO: Vendimet e Hagës, si reaguan ish-krerët e UÇK kur u komunikuan dënimet përkatëse
  2. demo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar
  3. Gas Gas on Gjykata e Hagës shpall Hashim Thaçin fajtor e dënon me 25 vite burg. Dënohen edhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së
  4. muçua I tanes on Qeveria premton rritje pensionesh në prag të zgjedhjeve vendore
  5. nilo on Përgjimet dhe akuzat për tregti armësh, reagon kompania: Ron Yeffet nuk na përfaqëson, përgjimi ishte i paautorizuar

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?