Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Elson Kalaverit vitin e kaluar në Pisa, “Kanuni” arreston 5 persona të implikuar, 3 janë italiane
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e Elson Kalaverit vitin e kaluar në Pisa, “Kanuni” arreston 5 persona të implikuar, 3 janë italiane
AktualitetKronikeRajoni

Vrasja e Elson Kalaverit vitin e kaluar në Pisa, “Kanuni” arreston 5 persona të implikuar, 3 janë italiane

Published: September 15, 2023
Shpërndaje

Dy shqiptarë dhe tre italianë janë arrestuar nga autoritetet italiane për vrasjen e Elson Kalaverit, ngjarje e ndodhur në Gusht të vitit 2022 në Sasso Pisano në Pisa. Siç shkruajnë mediat italiane, vrasja është porositur nga një shqiptar në shenjë hakmarrje për vdekjen e vëllait.

“Ai vendosi të merrte një grup vrasësish për të zbatuar atë që quhet “Kanuni” në Shqipëri”, shkruan Today.

Arrestimet janë kryer mëngjesin e kësaj të premteje në Castelnuovo Val di Cecina (një fshat në Pisa), Napoli, Casoria (një fshat në Napoli), Pescara dhe Shqipëri. Autoritetet italiane thonë se ata janë përgjegjës, në role të ndryshme, për vrasjen me paramendim të Elson Kalaverit.

- Publicitet -

Operacioni i autoriteteve italiane u quajt “Kanuni” dhe erdhi si rezultat i hetimeve të thelluara nga Karabinierët dhe Prokuroria në Pisa. Nga verifikimet u zbulua se vrasja ishte porositur nga Shkelzen Xhelal Keçi, 41 vjeç, vëllai i Gent Keçit, për të marrë hak. Ai pagoi një grup vrasësish, që në rastin konkret janë tre italianët. Ndërsa shqiptari tjetër i arrestuar ka dhënë informacion mbi vendndodhjen e Kalaverit.

Elson Kalaveri, 36 vjeç nga Thumana, jetonte në provincën e Sienas. Ai u vra më 18 Gusht 2022 në një atentat mafioz pranë Sasso Pisano. Shqiptari po udhëtonte me një makinën e tij, por si pasagjer, kur u ndalua nga një mjet tjetër.

Në këtë moment vrasësit qëlluan të paktën 15 herë mbi të. Shoferi i makinës ku udhëtonte Kalaveri, një tjetër shqiptar, nuk mori dëmtime. Ai shkoi menjëherë në fshat dhe kërkoi ndihmë. Bashkatdhetarë të tjerë të Kalaverit tentuan t’i japin ndihmën e parë, por ai humbi jetën.

Kalaveri është një emër i njohur edhe për policinë shqiptare. Mbi të gjitha ai ishte përfshirë në një ngjarje në vitin 2014, kur brenda komisariatit të policisë në Mamurras plagosi rëndë Gent Keçin.

“Në Shqipëri, ai u arrestua në vitin 2014 për vrasjen e fqinjit, por mbrojti veten duke thënë se kishte vepruar për vetëmbrojtje”, raportoi media italiane Today.

Viktima ka pasur edhe precedentë penale në shfrytëzimin e prostitucionit në vendin fqinj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?