Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas 1 viti e gjysmë del nga burgu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas 1 viti e gjysmë del nga burgu
KronikeLajmi i fundit

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas 1 viti e gjysmë del nga burgu

Published: May 2, 2025
Shpërndaje

Ka marrë formë të prerë, vendimi i dënimit me 7 vite burgim për Arbër Paplekaj, personi që u përfshi në ngjarjen e rëndë të muajin Prill 2021, i cili vrau me pistoletë militantin e Partisë Socialiste, Pjerin Xhuvanin, i cili njihet në Elbasan si “Pipi”.

Prokuroria e Apelit në Tiranë, nga dhjetori 2024 kur është zbardhur vendimi, deri në këtë fazë nuk ka ushtruar Rekurs pranë Gjykatës së Lartë, duke çuar në pranimin e konkluzionit të nxjerrë nga Gjykata, e cila vendosi të ndryshojë akuzën për Papleksaj, duke sjellë dënimin e tij me 7 vite burgim për veprën penale të “Vrasjes së kryer në kushtet e tronditjes së fortë psikike”

Ndërsa Gjykata e Elbasanit kishte dënuar Paplekaj me 22 vite burgim për akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”.

- Publicitet -

Tashmë në fuqi mbetet dënimi me 7 vjet heqje lirie pasi Prokuroria e Apelit nuk ka ushtruar Rekurs në Gjykatën e Lartë, duke bërë që dosja penale kundër Paplekaj të arkivohet në arshivën e Gjykatës së Elbasanit.

Pritet që brenda 1 vite e gjysmë, Arbër Paplekaj të lirohet nga burgu.

Në vendimin e argumentuar, treshja e gjyqtarëve të Apelit thonë se: “…provohet se i pandehuri në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në kushtet e tronditjes psikike, e cila është shkaktuar nga dhuna dhe fyerja e rëndë e viktimës (Pjerin Xhuvani). Tronditja psikike, ka lindur për shkak të veprimeve të padrejta të viktimës në mënyrë të atë çast dhe të përkohshme…”.

Më tej në vendim thuhet se:”…gjatë kohëzgjatjes së kësaj gjendje i pandehuri nuk ka pasur kontroll të plotë të veprimeve të tij, pasi vetëdija e tij është errësuar dhe ka mbizotëruar efekti fiziologjik i shkaktuar si pasojë e veprimeve të viktimës (Pjerin Xhuvani)…”

Këto argumente gjykata e Apelit Tiranë i mbështet mbi një ekspertim psikiatriko-ligjor të kryer ndaj të pandehurit Arbër Paplekaj, ku psikologët kanë arritur në përfundimin se Paplekaj në momentin e kryerjes së veprës penale ka qenë në gjendje të efektit të gjendjes emocionale jashtëzakonisht të fortë.

Ky akt-ekspertimi nuk është marrë i besueshëm nga gjykata e Elbasanit, ndërsa nga Apeli i Tiranës u trajtuar si i besueshëm dhe i domosdoshëm për ndryshimin e akuzës ndaj Paplekaj.

Ekspertimi psikologjik ndaj Paplekaj thotë se: “…kjo gjendje ka lindur papritur dhe vepruar për disa çaste, duke dobësuar veprimtarinë e vetëdijshme intelektuale dhe aftësitë e vetëkontrollit, por pa i humbur ato…”.

Por për të qenë më bindës, Gjykata e Apelit Tiranë i është referuar dhe jurisprudencës së Gjykatës së Lartë, e cila jep një shpjegim mbi verifikimin e afektit psikologjik lidhur me veprën penale të “Vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike”.

Dhe sipas shpjegimit të Gjykatës së Lartë tronditja e fortë psikike është efekt fiziologjik shumë i fortë, që lind në mënyrë të menjëhershme, të rrufeshme, si pasojë e shkakut provokues, zgjat pak çaste dhe më pas kalon.

Gjatë kohëzgjatjes së kësaj gjendjeje, personi konkret nuk ka kontrollin e plotë të veprimeve të tij, pasi vetëdija e tij tjetërsohet duke mbizotëruar efekti.

Më tej Gjykata e Apelit shprehet në vendimin e saj se nga pamjet filmike dhe dëshmitë e dëshmitarëve të pyetur në gjykim, provohet se i pandehuri është sulmuar nga një grup personash mbi 20 të tillë, të cilët kanë ardhur në mënyrë të papritur në vendngjarje me disa automjete, të organizuar dhe të planifikuar, ku si drejtues i grupit identifikohej, viktima Pjerin Xhuvani.

“…nga ana e viktimës, i ndjekur nga personat e tjerë, midis tyre edhe Eltjon Bodinaku dhe Luan Tabaku, janë ndërmarrë veprime të dhunës dhe fyerjes së rëndë ndaj të pandehurit Paplekaj, duke fyer dhe sharë në drejtim të familjarëve të tij. Provohet se viktima, i ndjeri Pjerin Xhuvani, i ndjekur nga persona të tjerë, shtyn me duar dhe ndjek e veçon të pandehurin Arbër Paplekaj…”, thuhet në vendimin e arsyetuar.

Provohet gjithashtu se e gjithë ngjarja nga momenti kur ka ardhur grupi i njerëzve me makina, deri tek goditjet me armë, është zhvilluar në një periudhë shumë të shkurtër kohore, prej disa sekonda.

Gjithashtu nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe aktet e ekspertimit të realizuara në hetim, si dhe akti i ekspertimit të administruar si provë nga përsëritja e shqyrtimit gjyqësor nga gjykata e apelit, provohet se në vendngjarje ka pasur edhe 2 qitës të tjerë, të cilët kanë qëlluar dhe nuk janë identifikuar ende nga prokuroria.

“…provohet se njëri prej këtyre dy qitësve, ka qenë në distancë të afërt jo më tepër se 1 metër, me viktimën Pjerin Xhuvani në teshat e të cilit janë gjetur faktorë plotësues të qitjes. Këta faktorë plotësues janë gjetur edhe në teshat e Eltion Bodinaku dhe Emiljan Prenga të ndodhur shumë pranë viktimës Pjerin Xhuvani…”, shprehet Gjykata e Apelit Tiranë.

E njëjta gjykatë rrëzoi dënimin për punonjësit e policisë së Elbasanit, duke deklaruar të pafajshëm Albert Nushin, Nikollaq Pallan, Dedjon Durakun, Pëllumb Biçakun, Erjon Ballën, Erjon Meçjan, Donald Dedjan dhe Besmir Kadiun. / Ora

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?