Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja e policit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq 23-vjeçarin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vrasja e policit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq 23-vjeçarin
AktualitetKronike

Vrasja e policit në Fier, Prokuroria mbyll hetimet dhe çon në gjyq 23-vjeçarin

Published: March 28, 2025
Shpërndaje

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet ndaj Azgan Mernicës, i cili ka vrarë efektivin e ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia vitin e kaluar. Mësohet se shkak për vrasjen e rëndë, është një debat që ka ndodhur mes autorit të ngjarjes dhe viktimës për shkak se Azgan Mernica, teksa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Ndaj 23-vjeçarit Asllan Mërnica është ngritur akuza ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

Njoftimi i Prokurorisë:

- Publicitet -

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.

Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.

Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin Maj të vitit 2024 në fshatin Baltëz. Efektivi Novruz Cenalia ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, për radhën e kalimit me makinë në një rrugë të ngushtë. Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një plumb në kokë la të vdekur në vend efektivin. Mërnica u vetëdorëzua dy ditë më parë pas disa negociatave me familjarët, ndërsa ka treguar më shumë detaje se si ndodhi ngjarja dhe ku qëndroi i fshehur për 48 orë. Ai tregon se pasi ka kryer krimin ka shkuar në shtëpinë e dajës së tij ka lënë makinën dhe më pas është arratisur nëpër kanale, siç tregon ai për 48-orë, ndërsa shprehet se e kishte marrë uria dhe më pas kthehet te shtëpia e dajës ku dhe është vetëdorëzuar dhe është shoqëruar në polici.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Janë përmendur në dosjen “Balluku”, largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil
  • “Urdhër nga lart”: Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
  • PS mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën në Gjirin e Lalëzit
  • Hungaria e Orbánit dhe Shqipëria e Ramës: biznese qeveritare, dyshime për korrupsion dhe “miqtë” e huaj

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  3. anti25642654censurë on Fjalimi i Gjergj Fishtës në Konferencën e Paqes 1919
  4. aqif kapertoni on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. anti25642654censurë on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?