Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit
KronikeLajmi i fundit

Vrasja misterioze e biznesmenit italian në Tepelenë, identifikohet autori i dyshuar i krimit

Published: September 28, 2025
Shpërndaje

Identifikohet autori i dyshuar për vrasjen e biznesmenit italian në Salari të Tepelenës.

Burimet bëjnë me dije se ai është një person nga Vlora dhe policia ka nisur aksionin për kapjen e tij.

Sipas burimeve, policia u rikthye në vendngjarje për të gjetur gëzhojën. Dyshohet se biznesmeni talian u qëllua nga një person i tretë.

- Publicitet -

Ngjarja e rëndë e vrasjes së biznesmenit italian ndodhi mëngjesin e djeshëm në një fshat të Tepelenës, ku Edoardo Sarchi, mbeti i vrarë si pasojë e një sulmi me armë zjarri.

Sarchi kishte marrë vetëm një plumb në aortën e brendshme të këmbës, duke pësuar hemorragji të madhe gjaku, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.

Ndryshe nga sa raportuan mediat se italiani ishte goditur me dru në kokë, para se të qëllohej me armë, ekspertiza mjeko-ligjore nuk e vërtetoi këtë fakt.

Biznesmeni dhe djemtë kanë thënë në polici se iu është rrezikuar jeta njësoj si italianit, pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr në drejtim të tyre.

Edoardo Sarchi sipas dëshmisë është qëlluar me kallashnikov. Biznesmeni dhe djemtë e tij janë larguar për t’ju fshehur breshërisë së plumbave natën e krimit.

Italiani Sarchi dhe familja Braçi nga Levani i Fierit janë bashkë aksionerë në një fabrikë tullash në Tiranë.

Së bashku ata kishin shkuar në fundjavë në zonën e Tepelenës për të gjuajtur lepuj dhe derra të egër.

Por pushimi i fundjavës përfundoi në tragjedi, pasi një person ende i paidentifikuar ka qëlluar drejt 4 personave nga një kënd nga poshtë lart, ku plumbat e armës kanë prekur në këmbë shtetasin italian dhe një plumb ka shpuar gomën e makinës.

Aktualisht hetimet për këtë ngjarje vijojnë, por në vendngjarje policia mësohet të mos ketë sekuestruar asnjë gëzhojë të armës me të cilën u realizua krimi.

Mediat italiane shkruajnë se fabrikën e tullave në Shqipëri e themeloi xhaxhai i Sarchi-t, Augusto Nidoli, ndërsa vetë viktima në Itali njihet për lidhjet me politikën që ka pasur babai i tij, Vittorio Sarchi që ka shërbyer si këshilltar bashkiak.

Prej 25 vitesh, italiani jetonte në Shqipëri, në zonën e ‘Laprakës’ në kryeqytet.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • xhaxhi moderatori says:
    September 28, 2025 at 12:46 pm

    Pak e nggatrruar duket.Hetuesia perse identifikon autorin nga Vlora,pa e kapur?Apo qe t`ja mbathe!

    Reply
  • Hajdar Palla says:
    September 28, 2025 at 4:21 pm

    Është qëlluar me breshëri nga një automjet në lëvizje…Janë dëgjuar krisma… Ka patur të shtëna armësh… Luftë ore luftë këndej nga pylli i derrave dhe lepujve të egjër… Eeeeh, mos e besoni po deshe, po nga gjithë ai karri.kator i shkrehur i atentatorit, organet hetim(q)ore vënë në dijeni mediat se në fushëbetejë nuk u gjet as edhe një gëzhojë e vetme.

    Do pyesi dikush ku shkuan, ku vanë?

    Po i kollofitën derrat ore, kush tjetër? Iu dukën si lente dhe kaq…

    PS: Ky fragment u shkëput nga qitapi histerik me titull “Tragjedia e një pisnesmeni ” me autor figurën e shqyer letrare Kurvlon Kallashi.

    Reply
  • Lutroi says:
    September 28, 2025 at 5:30 pm

    Po mire te tjerat po tre Braçet nga Levani nuk kane ditur te ndalonin gjakderdhjen e nuk kane ditur te perdornin telefonat per njoftim, ndihme etj.etj?!

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    September 28, 2025 at 6:52 pm

    Italjani kishte zgjedhur shoqeri te gabuar.

    Reply
  • Hajdar Palla says:
    September 28, 2025 at 7:44 pm

    Pas kësaj gjëme lindin ca pyetje që presin përgjigje.

    Kush i lejon pisnesmenat vendas e aq më keq të huaj, të dalin sipas qefit me çifte në pyll për gjueti?

    Çfarë thotë ligji për mbrojtjen e kafshëve nga gjuetia e pakontrolluar?

    Pse nuk guxon pisnesmeni të gjuajë kafshë në Itali, apo e dinte se atje ja përdredhin bishtin dhe e ngopin me gjoba të majme?

    Çfarë bën me kafshën gjuetari pasi e ka palosur me saçme? E dorëzon ndershmërisht ke klubi i gjuetarëve ku sipas rregullave mbahet proçes verbali, apo e vjedh për t’ja shitur ndonjë maskarai që figuron si pronar hoteli?

    Ka dhe mjaft pyetje të tjera me spec, por kaq them se kaq mjafton për të kuptuar se pisnesmeni do i ketë hyrë dikujt në hak.

    Reply
  • Vlonjati says:
    September 28, 2025 at 9:11 pm

    Hajdar Palla e di ç’ke ti, ha mut ha .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  • I miri Ali iku ashtu siç jetoi
  • Raport tronditës i grupit të PE që inspektoi Zvërnecin: Janë dëmtuar rëndë dunat dhe ligatinat, është bllokuar lidhja mes detit dhe lagunës
  • “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  • Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Erion Veliajt, çështja kthehet për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë

Komentet e Fundit

  1. K R on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  2. Vlora 97 on Rama premtoi “tërheqje të ligjit” por sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. nastradini on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  4. Marinari on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK
  5. K R on “Debat pa kuptim pas 30 vjetësh”, ish-shefi i Shtabit, Bislim Zyrapi shuan debatet: Dritan Goxhaj ka qenë pjesë aktive e UÇK

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?