SPAK arriti të zbardhë 2 atentate mafioze të ndodhura në Vlorë 5 vite më parë, në 2021-shin, atë të Gentjan Qarrit më 6 shkurt, dhe të Bledar Birçaj 1 muaj më pas, më 10 mars të vitit 2021. Hetuesit e posaçëm besojnë se pas të dyjave vrasjeve, fshihet grupi i Inez Hajrullës, një personazhi të njohur për autoritetet në Vlorë, që deri më tani i ka shpëtuar 3 atentateve.
I njohur si i forti i Vlorës, Hajrulla i shpëtoi këtë të shtunë edhe policisë, kur dhjetëra forca, RENEA, FNSH dhe BKH, zbarkuan me urdhër të SPAK në 4 të mëngjesit në qytetin bregdetar për ta arrestuar, por rezultuan pa sukses në 6 orë aksion e kontrolle.
Inez Hajrulla nuk u gjet as në të konsideruarën bazë të tijën në Ujin e Ftohtë në Vlorë, një pallat që u rrethua me 10 autoblindë. E gjithë zona u monitorua me dron. Efektivët hynë në ambientet e pallatit por nuk kanë rënë në gjurmët e Hajrullës. Bashkë me Hajrullën, SPAK lëshoi urdhër arrest edhe për mikun e tij Ervis Matodashaj, i cili i shpëtoi gjithashtu operacionit, por dyshimet janë se gjendet ende në Shqipëri dhe të mos e ketë kaluar kufirin.
8 urdhër arreste u lëshuan në total nga SPAK. Por njëri, u mbajt i fshehtë dhe nuk iu dorëzua policisë për ekzekutim. Dhe jo pa arsye. Personi që duhej prangosur është në radhët e policisë, dhe ende në detyrë, dhe së fundi në Kukës, kështu që duhej shmangur rreziku që operacioni të dekonspirohej.
Punonjësi i policisë Rezart Kuçi, aktualisht shef seksioni në policisë shkencore në Kukës, u arrestua për 3 vepra të rënda penale, shpërdorim të detyrës, trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në kohën kur janë kryer veprat penale, burimet thonë se Kuçi ka qenë shef për hetimin e krimeve në Vlorë, dhe ka lëvizur gjatë kohës në disa detyra të tjera, në Lushnje, shef i krimeve në komisariatin numër 1 në Tiranë si dhe së fundi në Kukës.
Po me urdhër të SPAK, në bashkëpunim me autoritetet në Zvicër, atje, ra në pranga, një ish-polici, Hamëz Demushi. Burime nga SPAK thonë se janë zbardhur episode të trafikut të drogës Gjermania dhe Holanda. Pjesë të grupit të lidhur me dy atentatet e 2021-shit në Vlorë, SPAK bën edhe Flodian Plakun, i njohur si Pole Qorri. Atij iu komunikua masa e dytë në qeli, pasi është arrestuar për një tjetër vrasje, po në Vlorë dhe po në vitin 2021, atë të Gentjan Beqirit.
Arrestimi i “Pole Qorrit” në gusht të 2025-sës, çoi SPAK në gjurmët e para për zbardhjen e 2 atentateve të tjera mafioze, të Gentjan Qarrit, dhe Bledar Birçajt, pas sekuestrimit të disa celularëve. Zbërthimi i bisedave i dha indicie hetuesve të posaçëm, se grupi pas këtyre atentateve, ishte i Inez Hajrullës.
Tre persona të tjerë për të cilët janë lëshuar urdhër arreste nga SPAK, ndodhen aktualisht në burg, por jashtë shtetit, në Itali dhe Greqi, për vepra të tjera penale, por emrat e tyre, nuk dihen deri më tani.
5 prej emrave për të cilët është lëshuar urdhër arrest
Inez Hajrulla (në kërkim)
Ervis Matodashaj (në kërkim)
Flodian Plaku (i komunikohet masa e arrestit në qeli)
Rezart Kuçi (arrestuar)
Hamëz Demushi (arrestuar)

Bravo SPAK
Ndyresirat qe jan ber bashke dhe po t sulmojne per te mbrojtur hajdutet e gjetshin n shtepit e tyre nga keta horra qe ti po e pastron Shqiperin e gjor
…..përfudimisht Hajrullahu talli koqet, i mori haberet para se të niste estrada amatore e xhandarëve, ….
……nxirni jashtë nga burgu Zanin se e gjen për tre ditë……
Nuk talli koqet jo
Pas qafe e ka
Nuk ka më liri t bej cte doj
As ai as policet e korruptuar
Ti mendon se ishte me mir para ketij aksioni?
Jo mor djale se nuk eshte ashtu
Nese doni te relativizoni punen e Spak shko andej nga gazeta e Ymerit
Se atje jan mbledhur hajdutet e gjakut te popullit dhe torollaket gojprishur si ty