Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Do të eksportojmë të gjitha armët që mund të prodhojmë për shitje!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vuçiç: Do të eksportojmë të gjitha armët që mund të prodhojmë për shitje!
BoteLajmi i fundit

Vuçiç: Do të eksportojmë të gjitha armët që mund të prodhojmë për shitje!

Published: March 9, 2024
Shpërndaje

“Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje”, tha presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Ai tha se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

- Publicitet -

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2024, Vuçiç vazhdimisht ka deklaruar se Serbia nuk eksporton armë në Kiev dhe Moskë. Menjëherë pas shpërthimit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, Beogradi paraqiti një moratorium për mbajtjen e stërvitjeve ushtarake me partnerët e huaj.

“Ka rënë bashkëpunimi me Rusinë”

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviç, tha më 9 mars se Serbia ka pasur bashkëpunim substancial ushtarak me anëtarët e NATO-s në dy vjetët e fundit.

“Duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara, bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë nuk është zhvilluar dukshëm që nga nisja e luftës në Ukrainë”, tha Staroviç për Zërin e Amerikës.

Para se të niste lufta në Ukrainë, Forcat e Armatosura të Serbisë kanë kryer stërvitje ushtarake brenda dhe jashtë vendit me ushtritë e ish-bllokut Lindor, Rusinë dhe Bjellorusinë, por edhe shtetet perëndimore, sikurse Shtetet e Bashkuara dhe anëtarë të tjerë të NATO-s.

Serbia është pjesë e Programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s që nga viti 2006. Ky program konsiderohet hapi i parë drejt anëtarësimit në aleancë. Më 2007, Serbia deklaroi se ishte shtet neutral në aspektin ushtarak.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • demo says:
    March 9, 2024 at 3:58 pm

    po ere,te kendosh bukur ti!Shqiperia pati 3 Fabrika armesh 1 kombinat Explozivesh,suedez nga me modernet ne bote,1 fabrike Artilerie, tre kantjere riparimi te Flotes luftarake,Nje fabrike moderne te Riparimit Aviacionit,Dhjetra e Qindra Baza armatimi.,Sot ka nje mut.
    Kater Fuqi Te Medha pushtuan Gjermanine,qytetet industrine,Armatimin,ja asgjesuan,,Themelet mbeten,,Baza e Industrise,minierave,teknologjise mbeti.
    Mbi Ato themele i ngriti te tera.Edhe Industrine e Luftes.
    Nje tek malok pushtoi Shqiprine,,jo Fabrika armesh,e Industri ushtarake,,PO AS BARISHTJA GRURIT NUK MBIN ME NE KETE VEND.
    vetem ferra dhe beton.
    Morbi malokut eshte me keq se morbi kovidit kinez,me keq se Murtaja bubonike.
    Shij leme o Edi Rama se edhe ti nje kolere blloku je.
    Nuk ke mendje per te ndertuar,por per te vjedhur.

    Reply
  • Fjale me vend says:
    March 9, 2024 at 4:18 pm

    “Vetëm kur mushkonja ulet në koqet e tua, e kupton se ka mënyra të tjera për t’i zgjidhur problemet pa përdorur dhunë.” (Konfuci)

    Reply
  • Detari says:
    March 9, 2024 at 7:16 pm

    @demo, tani prodhoni xhami dhe beton, kthim ne origjinen turkarabe.

    Reply
  • Aliu nga Selenic says:
    March 9, 2024 at 7:39 pm

    Te gjitha shtete prodhojn arme dhe municione .edhe ne kishim pore Berisha tha: “Nuk kemi nevoj per arme tani Jo Shqiperia pa arme ” I rrenoi te gjhitha i dergoi per Skrap >
    Tani qe na duhe arnet ?
    To luftojme me Poredhe e Berishes qe leshon nga dollapi per cdo mbemje ! (Me falni per shprehjen ofenduese pore nga halli e kame )

    Reply
  • 1 says:
    March 9, 2024 at 8:49 pm

    Ky eshte shembulli i patriotit qe do vendin dhe popullin e tij (sado qe ta urejme) dhe udheheqesit tane qe nuk u vete mendja per vendin dhe popullin e tyre por vec per xhepat e tyre.Ne kishim armatim qe po te kishin vajtur parat ne arken e shtetit nga shitja e tyre sot sdo ishim ketu ku jemi

    Reply
  • alphazeta says:
    March 10, 2024 at 9:21 am

    “Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti. Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fluturues pa pilot “Sparrow” ! Edhe nevi i kemi 5 dronë Bajrraktar! Na merr të keqen Serbia

    Reply
  • demo says:
    March 10, 2024 at 12:23 pm

    Po mor alphazeta!Ne 80 Policani arriti te prodhoje rraketa per Mig 19,si tregojne inxhinjeret qe moren pjese ne studimin dhe prodhimin. Cfare pune po i prishnin kafshes Kombinatet moderne te armeve qe shiteshin ne 4 anet e Botes?
    Nuk e kishte me moderne Serbia kete Industri. Sot po prodhon 5000 drone ne vit.Edi Rama mburret me 5 cope qe i solli per ditelindje Erdoigani.Ti fuse ne vazo dhe tu beje shurren.
    Vur ne Pune Policanin,Puneso popullin qe po hiken neper bote.Sot Fabrikat e Armeve jane Industria me fitimprurese ne bote,.Vetem se Fitimi nuk u shkon aq kollaj ne xhepa Pushtetareve,,sikur ti shisnin per SKRAP.
    Berisha i mbylli Fabrikat dhe grabiti Tunelet per te mbyllur Hatane e bombes berthamore qe sajoi Shkelzeni ne Gerdec me 26 viktoma dhe 300 te sakatosur.
    40 vjet Industri armatimi nuk pat nje Incident Ushtria Popullore.
    Po futet derri ne Xhami?,Dhia ne Biblioteke,Klyshi malokut ne depo te armeve?
    Per gjithe Ate hata nuk e ka paguar Hakun akoma.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    March 10, 2024 at 1:02 pm

    Populli shqiptar,eshte nji popull shum fatkeq per shkak se fqijt e tij rusoserbet grekofilet,kane uzurpuar tokat tona dhe synimi i ketyre per aneksime te metuttjeshme,akoma eshte ne planet e tyre djallezore.Si nje popull me veti demoni,rusoserbet,kurr nuk e kane ndaluar aktivitetin e tyre kunder kombit shqiptar.Te gjitha planet e tyre keto zuzare,i kane te planifikuara ,wofte edhe neper mjet tradhetareve te realizojne aspiratat e tyre.Sllavet dhe greket jane popuj me veti shum te rrezikshme,ata i karakterizon dredhia dhe aftesia per te vepruar si gjarperij te zij.Ne cdo faze historike qe nga 1878 ,armiqet e kombit tone kane bashkepunuar kane punuar edhe me djallin per te te na roberuar ose aneksuar trojet tona.Keto jane fakte te cilat egzistojne si me rusoserbet fhe grekofilet…Qe nuk rehabilitohen kjo nuk diskutohet,por qe veprojne me menyra shume te sofistikuara kjo nuk len dyshim.Nga viti 1990 qarqet rusoserbe greke,kane vepruar dhe kane patur sukses .Ata neper mjet te tradhetareve te kombit shkaterruan ushtrine,shkollat,floten luftarake detare ate ajrore, kazermat postat kufitare,nendeteset!shkaterruan uzinat e armeve,nxiten vjedhje te armstimeve ,ua shpelan koken udheheqjes te sal rrenegatit te shkatkoje te gjithe ificeret,te shesi armatime te renda…cfare jo tjeter.Armiku shekullor badhkepunoj me mbeturinat dhe pati sukses….tani vucici krenohet ,kemi shesim dhe do dominojme eshte motoja e armikut…Po cfare i nevoitet pas te hjitha ketyre te zezave popullit tone: duhet qe krenaria e te kaluares te ringjallet,duhet qe nga malet dhe nentoka e Atdheut tone,te dali lenda e pare per tu bere si dikur ,kur edhe malet edhe shkembijt ishin plote hekur dhe celik..Do shpresojme dhe besojme fort,ne mos nga aftesia jone nga turpi i te tjereve duke na kerkuar ndihme per vetembrojtje.Aq me mire tani qe aleati yne kryesor USA,NATO ANGLI GJERMANI. perkrahin popullin tone,lavdia duhet te buzeqeshi…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?