Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç në Pallatin e Kongreseve, do të kërkojë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë dhe…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Vuçiç në Pallatin e Kongreseve, do të kërkojë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë dhe…
Lajmi i funditPolitike

Vuçiç në Pallatin e Kongreseve, do të kërkojë të hiqen sanksionet ndaj Rusisë dhe…

Published: February 28, 2024
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, ku është pritur nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk pranon të vendosë sanksione për Rusinë, e cila prej dy vitesh ka pushtuar Ukrainën.

Vuçiç iu shmang pyetjes për sanksionet dhe tha se Serbia do t’i përmbahet Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë.

- Publicitet -

Për sanksionet kundër Rusisë?

Vuçiç: Kemi disa propozime për deklaratën… Do të shohim, por e vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve dhe parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Serbisë dy vjet më parë.

Mediat në Beograd kanë zbuluar se në Samitin e Tiranës për Ukrainën, Serbia do të jetë i vetmi shtet që do të kërkojë ndryshimin e deklaratës përfundimtare.

Nuk dihet ende se si do të jetë teksti i deklaratës, por siç raporton B92, Vuçiç do të kërkojë që të hiqen sanksionet ndaj Federatës Ruse, si dhe termi “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”.

Këtë fakt e ka pranuar edhe vetë Presidenti i Serbisë, i cili për gazetarët u shpreh se do të kenë një propozim për deklaratën, ndërsa theksoi se do ti përmbahen parimeve të miratuara nga KS.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, do të shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë,” u tha Vuçiç për gazetarët.

Më tej Vuçiç tha: “Na pret një ditë e ngarkuar, mesazhe serioze dhe të rëndësishme, nesër duhet të flasim për programin e rritjes dhe tregun unik evropian, sot do të bisedoj me presidentin Zelensky. Tema shumë të rëndësishme dhe jo gjithmonë të lehta për ne. Gjërat nuk janë aq të thjeshta sa ju duken”, tha ndër të tjera Vuçiç.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Fatmir Lohja says:
    February 28, 2024 at 11:48 am

    C’eshte ky samit.Sulltani i Turqisedhe dinastija Micotaqus greke ,nuk jane pjesmarrese,,anetare te Nat-os!?”Porllaci “ i Mali te Zi vjen me vonese!?Tjeret nuk i njeh askush.Vucic deklaron se eshte Putinist,si shefi i tij Millishevic!.

    Reply
  • Flamur Struga says:
    February 28, 2024 at 1:28 pm

    rusoserbet,BE ne vecanti po i ledhaton,Kjo pplitike e ndjekur prej aleati vellezer te nje gjaku,behet me vetedije ,por kjo europa ,brukseli perse e zmadhojne fetyren e tyre e bejne sa te nje korkodilli gjigand,heshtin dhe ua aprovojne gabimet e renda prej psikopatesh.Ketu ,kur europa behet pale me agresoret,shihet hapur se ketu eshte djalli ai i cili po vepron dhe po bendemtime shum te renda.Nga aspekti i vet reagimeve ,europa neper mjet te lajcakut dhe borellit po luan rrolin e asaj per te ndezur hura zjarri,vatra te reja per cfarosje te kombeve liridashese.Ky i shtuquajtur samit,behet ne perkrahje te lirise te Ukraines,kasapi vucic mendon qe te hedhi nje teori rehabilitimi: putinit ti hiqen sanksionet dhe ti liret hapesire e lire per gjenocid,aneksim ,njelloj sic jane edhe planet ugurzeza te kasapit vucic te perandorise serbe.Per ate qe kane pervoje me intriga ,per ate qe jane ordiner ne masakra aneksime,rusoserbet nuk turoerohen,ata po perfitojne kohe dhe te thone tani: keto u deshperuan dhe fitorja na perket ne.Sa e dhimshme e rrezikshme eshte ky mendim ky variant per popujt liridashes SHUM.Te kete verte kete kapacitet rusia neper mjet saelitit serbi?mbetet te shihet…

    Reply
  • Tellalli says:
    February 28, 2024 at 4:46 pm

    Flamur Struga , Shqiperia e ka te drejten , madje kushtetuese te ngrere zerin kudo per Kosoven sepse jemi nje popull . Shume e drejte . Po Serbia , pse nuk e paska te drejten t’ i dale per krah Rusise , a nuk jane i njejti popull ? Ndersa per Flamur Lohja , desha t’a sqaroj se pse Micotaqi dhe Erdogan nuk marrin pjese . Micotaqi dihet , eshte ceshtja Beleri ne mes , ndersa Sulltani gjysem diktator I Turqise , nuk mund te marre pjese , sepse para disa ditesh u puth e u perqafua me Putinin , te cilin asnje nga perendimoret nuk e takon . Nuk ka fytyre .E pastaj , ky eshte nje samit i Evropes Juglindore , ndersa Turqia nuk eshte Evrope , quhet Azia e Vogel .

    Reply
  • Fatmir Lohja says:
    February 29, 2024 at 11:36 am

    Tellalli ka harruar qe Turqija eshte Nato .Ne nato nuk ka asnje vend Aziatik.

    Reply
  • Tellalli says:
    February 29, 2024 at 12:11 pm

    O Lohja , nuk kam haruar , po ti paske haruar qe Turqia eshte Azi e Vogel . Gjithashtu , duhet te dish qe , nuk ka asnje paragraf ne rregulloren e NATO-s , qe ne NATO duhet te antaresohen vetem vende evropiane . Prandaj eshte pranuar dhe Turqia , por edhe per arsye strategjike , sepse eshte kufiri ndares me vendet e tjera islame , qe jetojne akoma ne shekullin e gjashte , kur lindi islami ” feja e paqes dhe e miresise” .

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  • Skerdi Faria, portret i një mjeku tërësisht atipik, që theu rregullat e lojës cinike të tranzicionit
  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  2. PANO HALLKO on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  3. Anonymous on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën
  4. K R on A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?
  5. Dritani i Shkabajve on Goxhaj tregon historinë fatkeqe të rekrutit të ri të UÇK në Burrel: Ishin të rinj, nuk e njihnin disiplinën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?