Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vuçiç: Shqiptarët po përpiqen të marrin veriun e Kosovës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Vuçiç: Shqiptarët po përpiqen të marrin veriun e Kosovës
AktualitetKosovë

Vuçiç: Shqiptarët po përpiqen të marrin veriun e Kosovës

Published: September 8, 2022
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të enjten se “shqiptarët heshtur dhe fshehurazi” po bëjnë përpjekje “të marrin veriun e Kosovës”, ndërsa akuzoi komunitetin ndërkombëtar se nuk po vepron të pengojë Prishtinën në veprimet e saj që “bien ndesh me marrëveshjet e Brukselit”.

Ai i bëri këto komente në një fjalim në një qytet në jug të Beogradit pak pasi ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shkroi në rrjetet sociale se “për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”.

Presidenti serb tha se ky veprim paraqet shkelje të marrëveshjeve të arritura në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Ai tha se sipas marrëveshjeve “policia në veri duhet t’i takojë Drejtorisë së Veriut, pra serbët duhet të jenë aty”.

- Publicitet -

Duke kritikuar Brukselin për mosreagim ndaj veprimeve të Prishtinës ai paralajmëroi zyrtarët e BE-së dhe të Kosovës se “…populli serb nuk do të tolerojë më dhunën apo mosrespektimin e normave juridike ndërkombëtare. Ky është paralajmërimi im për ata që do të vijnë nesër në Beograd dhe për të gjithë të tjerët”, tha presidenti serb.

Të premten i dërguari evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndrojë në Prishtinë dhe në Beograd, i shoqëruar nga Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, këshilltarë të kancelarit gjerman Olaf Sholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, të emëruar për të mbështetur bisedimet.

Me 18 gusht Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, pas një periudhë përpjekjesh diplomatike amerikane dhe evropiane për të shmangur tensionet në terren që shpërthyen më 31 korrik pas reagimeve serbe ndaj vendimit të qeverisë qendrore në Prishtinë që dokumentet e identifikimit dhe targat e makinave të lëshuara nga Serbia, të mos vlejnë në territorin e Kosovës. Një masë e tille qe zbatuar nga Beogradi për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë nëpër Serbi gjatë 11 viteve të fundit.

Më një shtator ka filluar të rrjedh afati dy muajsh për konvertimin e targave të makinave për qytetarët serbë që përdorin targa të lëshuara nga Serbia. Me vendimin e qeverisë përdoruesit e këtyre targave duhet t’i kthejnë në ato të Republikës së Kosovës RKS, por kjo kundërshtohet nga Beogradi.

Bashkimi Evropian shpreson që palët do të arrijnë një pajtim rreth targave të makinave sipas marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet në Bruksel, të cilat synojnë të sigurojnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, që është kusht për integrimet evropiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 më mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicës se vendeve perëndimore, por kundërshtohet nga Serbia e cila gëzon përkrahjen e Moskës dhe Pekinit.

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën
  • Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
  • Izraeli sulmon Teheranin, sirena paralajmëruese në Tel Aviv për raketa nga Irani
  • VIDEO: Tërmet 7.8 i shkallës Rihter në Filipine, pamje tronditëse
  • FOTO – SHËNIM: Këtë nuk na i bënë as grekët, as serbët, as iranianët apo osmanët

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’
  2. Remo on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  3. TRENI on Përplasja në Zvërnec, Rama: Nuk më duhet karrigia nëse heq dorë nga vizioni që kam
  4. Berlin on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  5. ppa on Ata të rinj që janë në shesh…

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?