Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Vulin: I kam bërë listat e atyre që s’janë të mirëpritur…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Vulin: I kam bërë listat e atyre që s’janë të mirëpritur…
BoteLajmi i fundit

Vulin: I kam bërë listat e atyre që s’janë të mirëpritur…

Published: August 27, 2024
Shpërndaje

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se kur ka qenë ministër i Brendshëm dhe drejtor i Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), ka bërë listat e atyre që nuk janë të mirëpritur në Serbi.

“Listat i kam bërë unë si ministër i Policisë dhe drejtor i BIA-s, bazuar në ligj dhe ndërgjegje. Më vjen keq që nuk u jam përkushtuar më shumë, sepse po shoh se sa njerëz të poshtër janë harruar. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq nuk është pyetur dhe nuk është dashur të pyetet për këtë”, tha Vulin përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e partisë së tij, Lëvizja Socialiste, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Komentet e tij vijnë në vazhdën e polemikave në opinionin e Serbisë, pasi këngëtarja kroate, Severina Vuçkoviç, u ndalua për disa orë në kufi me Serbinë, për shkak se ishte në “listën e kontrollit”.

- Publicitet -

Vulin tha se në lista janë persona që kanë kënduar ose folur për Serbinë në një kontekst të keq.

“Në listat që u kam dorëzuar organeve kompetente, ka pasur shtetas të huaj, që kanë ardhur në Serbi për të marrë pjesë në protesta të dhunshme, por edhe narko-bosë – nga Sarajeva deri në Prishtinë e Shkup”, tha Vulin.

Ai shtoi se në lista për “ndalim të detyrueshëm dhe kontroll të shtuar”, ka përfshirë edhe deputetë nga Kuvendi i Malit të Zi, të cilët kanë votuar për Serbinë si gjenocidiale.

Këngëtarja Severina Vuçkoviç u lirua pas disa orësh në kufi, më 25 gusht, por pastaj nuk hyri në Serbi.

“Më pyetën se çfarë mendoj për Srebrenicën, për [operacionin] Stuhia, përse i kam mbështetur demonstratat kundër nxjerrjes së litiumit…”, tha mes tjerash Vuçkoviç pas incidentit.

Ajo shtoi se e do Serbinë, ku protestohet kundër nxjerrjes së litiumit, por se nuk do të shkojë atje derisa në krye të saj të jetë Aleksandar Vuçiç.

Pas reagimit të opozitës në Serbi, organizatave joqeveritare, aktivistëve dhe artistëve, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, thanë se Vuçkoviç nuk është arrestuar, por “ndaluar për kontroll” dhe se listat në bazë të të cilave është ndaluar këngëtarja, “ndoshta do të shlyhen në ditët në vazhdim”.

Vulin ishte ministër i Brendshëm i Serbisë nga tetori i vitit 2020 deri në tetor të vitit 2022.

Si drejtor i BIA-s shërbeu nga dhjetori i vitit 2022 deri në nëntor të vitit 2023.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • DOKLEATI says:
    August 28, 2024 at 1:21 am

    Romët nuk ishin aleat të shqiptarëve në luftën e Kosovës!

    Reply
  • Megallomania nuk ka brrirë! says:
    August 28, 2024 at 4:21 am

    Zbatoni reciprocitetin për këta mëndjemëdhenj që kujtojnë se Serbia e vogël është qëndra e Botës!

    Reply
  • Fiqiri says:
    August 28, 2024 at 4:27 am

    Një kriminel serb që nuk dinë tjetër punë por vetëm urrejtje ndaj kombeve të tjerë në ballkan. Sipas tyre vetëm serbët që janë barbarë duhet të jenë në.ballkan. Këto tipa nuk duhet të jetojnë mbi dhe.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?