Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Xhaka dhe Shaqiri në Serbi, mediat serbe: Policia do t’i ruajë në çdo hap
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Xhaka dhe Shaqiri në Serbi, mediat serbe: Policia do t’i ruajë në çdo hap
Sport

Xhaka dhe Shaqiri në Serbi, mediat serbe: Policia do t’i ruajë në çdo hap

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të qëndrojnë dy ditë në Beograd dhe Novi Sad me përfaqësuesen e Zvicrës në futboll. Por, askush nuk do të mund t’i shikojë nga afër, shkruan të mërkurën sajti serb “alo.rs”. Zvicra më 25 mars luan në Novi Sad ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 kundër Bjellorusisë.

Bjellorusia është nikoqire pritese në Novi Sad, pasi nuk lejohet të organizojë ndeshjet në territorin e saj për shkak të përfshirjes në pushtimin rus të Ukrainës. Kjo ndeshje i takon grupit I të eliminatoreve për “Euro 2024”.

“Ndeshja do të jetë e mbyllur për publikun, me vendim të UEFA-s. Edhe akreditimi për gazetarë nuk do të jetë i mundur. Policia do të jetë rreth stadiumit dhe do të parandalojë çdo grumbullim pranë stadiumit ‘Karagjorgje’ në Novi Sad”, ka shkruar sajti serb.

- Publicitet -

Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka kanë dërguar dy herë Serbinë në shtëpi nga Botërori. Në “Rusia 2018” e “Katari 2022” ishin pre e fyerjeve të huliganëve serbë, por janë përgjigjur në mënyrën më të mirë – me sukses në fushën e lojës.

Treshja Shaqiri – Xhaka – Ardon Jashari ka çmendur serbët në Katar. Shaqiri shkëlqeu në fushë, Xhaka pati po ashtu ndeshje të madhe, ndërsa Jashari ia dha fanellën Xhakës për të festuar në fund. Në grup me Zvicrën e Bjellorusinë janë edhe Kosova, Izraeli dhe Andorra.

Bjellorusët ende nuk kanë vendosur se ku do ta organizojnë ndeshjen e 19 qershorit kundër Kosovës. Është e qartë se nuk do të luhet në territorin e Serbisë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Arrestohet Thomas Markle, babai i dukeshës Meghan Markle, pas hetimeve të FBI-së për abuzim seksual me të mitur
  • 07 nëntor 2026
  • Shën Votuesi!
  • Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  • “Sekret hetimor”, Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision

Komentet e Fundit

  1. C te mbjellesh do korrësh on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  2. Muhamet Malaj on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  3. demo on Shoqata Labëria, letër Këshillit Bashkiak për muzeun hebre: S’mund të respektojmë të tjerët duke nëpërkëmbur veten
  4. Arbeni on BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  5. Ganua on Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?