Janë lënë në burg 25 personat e arrestuar në Gjermani nën dyshimin se po komplotonin rrëzimin e qeverisë.
Arrestimet e së mërkurës shënuan një nga operacionet më të mëdha anti-ekstremizëm në historinë moderne të Gjermanisë. Mbi planin e tyre kanë dalë në dritë detaje të reja.
“Ky grup që u arrestua dallohej për lidhjet e forta që kishte krijuar në mbarë vendin, me plane të organizuara për atë që kishte ndërmend të bënte dhe që pritej të kryhej përmes përdorimit të dhunës. Ata kishin në plan të vrisnin njerëz”, tha Thomas Haldenwang, kryetar i Zyrës për Mbrojtjen e Kushtetutës.
Komplotuesit thuhet se kishin në radhët e tyre ekstremistë të lëvizjes “Rajsbyrger”, e njohur prej kohësh nga policia gjermane për promovimin e racizmit dhe antisemitizmit.
Të dyshuar të tjerë vinin nga lëvizja “Qanon”, të cilët besonin se vendi i tyre ishte në duart e një “shteti paralel”. Një person i quajtur si Hajnrih i 13-të, nga një familje e vjetër aristokrate, dyshohet të ketë luajtur një rol kyç në këtë plan.
“Disa individë kishin planifikuar të merrnin personalisht disa poste, përfshirë atë të një ish-deputeti të Bundestagut përgjegjës për drejtësinë. Por krahas këtij fraksioni, që kishte projektuar një ristrukturim shtetëror, ishte edhe një krah ushtarak”, u shpreh Peter Frank, kryeprokurori federal i Gjermanisë.
Tre mijë oficerë morën pjesë në 150 operacione në mbarë Gjermaninë, me 2 persona të tjerë të arrestuar në Austri dhe Itali. Operacioni tregon ekzistencën e një kërcënimi terrorist nga ekstremistët, edhe pse mbetet e paqartë se sa i prirur ishte grupi për të çuar në fund planet e tij.
o.j/dita

Ky nuk eshte terrorizem pavaresisht nga emrat qe i vene qeverite antipopullore. Ky eshte nje veprim normal i nje grupi njerezish qe shikon se qeverite perendimore jane marre nga organizata paralele si ajo e World Economic Forum. Shtetet ne fakt kane rene dhe populli duhet te marre ne dore fatet e tij. Duke pasur parasysh faktin qe qeverite perendimore u angazhuan ne vrasjen e popujve te tyre me vaksinat mRNA qe kane shkaktuar disa fish rritje ne incidencen e semundje te shumta dhe vdekje nga semundjet e kancerit te zorres, stomakut, mitres, miokarditit, dhe hemoragji cerebrale e shume te tjera atehere popujt nuk kane rruge tjter vecse te reagojne per permbysjen e qeverive te tyre.
Lesh me qime , moj Fatime thotë populli.
Ky gjoja përpjekje për grusht shteti , u organizua nga vetë qeveria gjermane e cila shikon se zemërimi I popullit gjerman ndaj saj po zmadhohet me ritme gjigante.
Qeveria e tashme gjermane është më e PAAFTA dhe E PAPËRGJEGJSHMJA që nga Lufta e Dytë Botërore, ajo arriti që brenda 12 muajsh të RRËNOJË pothuajse plotësisht ekonominë e fuqishme gjermane…
Ata sëbashku me PSIKOPATËT E PAAFTË , SI MAKRON, TUREDAU, .MICOTAQIS , ATË DEBILEN E ZELANDËS ,BORISIN & TRASHIN E ANGLISË ,ME MORRISONIN E AUSTRALISË E DISA PSIKOPATË TË PAAFTË E TË PAPËRGJEGJSHËM TË TJERË , JANË IDIOTËT E VLEFSHËM TË GLOBALISTËVE… SI KRYEPSIKOPATI , KLAUS SHVAB, BILL GEJC, JUVAL HARRARI ETJ…
PREGATITUNI PËR JUNTËN GLOBALE….. NUK ËSHTË LARG, BRENDA 2 DERI NË 5 VITE E SHUMTA DO VIJË.