Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet arsyetimi i GJKKO-së: Ja pse u la në burg Ilir Meta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbardhet arsyetimi i GJKKO-së: Ja pse u la në burg Ilir Meta
KronikeLajmi i fundit

Zbardhet arsyetimi i GJKKO-së: Ja pse u la në burg Ilir Meta

Published: August 22, 2025
Shpërndaje

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar arsyetimin e vendimit të 13 gushtit, për të lënë në burg ish-presidentin Ilir Meta.

Sipas GJKKO, nuk ekzistojnë rrethana të reja që të justifikojnë zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me një masë më të lehtë.

Në vendim theksohet se pozita procedurale e Metës është rënduar, pasi ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit dhe i janë komunikuar zyrtarisht akuzat për korrupsion pasiv në tre raste (dy prej tyre në bashkëpunim), pastrim parash në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, si dhe mosdeklarim apo deklarim të rremë të pasurisë.

- Publicitet -

GJKKO vlerëson se masa e sigurisë mbetet proporcionale me rëndësinë e fakteve dhe dënimin e mundshëm, duke theksuar se ekziston ende rreziku i “helmimit të provave” përmes ndikimit tek dëshmitarët apo personat që kanë dijeni mbi faktet e hetimit.

Sipas gjykatës, funksionet aktuale dhe ato të mëparshme të Metës i japin atij mundësi të ushtrojë ndikim të paligjshëm në procesin gjyqësor.

Gjykata argumenton se përfundimi i hetimeve paraprake nuk e eliminon rrezikun për provat, sidomos ato “të gjalla” si dëshmitarët, të cilët do të pyeten gjatë gjykimit.

Për këtë arsye, kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurisë u refuzua.

Arsyetimi i plotë i GJKKO:

Në përfundim të gjykimit të kësaj çështje, në sajë të provave që ju nënshtruan gjykimit, Gjykata vlerëson se në rastin konkret nuk evidentohet që të jemi para asnjërit prej rasteve të parashikuara në ligj kur gjykata mund të disponojë me zëvëndësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë tjetër sigurimi më të butë. Më konkretisht, gjykata vlerëson se:

Së pari, nuk jemi përpara rastit kur masa e sigurimit e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet. Gjatë gjykimit nuk u evidentuan rrethana të reja, të krijuara më pas e që lidhen me veprën penale për të cilën është caktuar masa e sigurimit, rrethana të cilat do ta çonin gjykatën në konkluzionin se masa e sigurimit e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit ose dënimit që mund të caktohet. Përkundrazi, gjatë gjykimit rezultoi e provuar se organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) me vendimin dt. 26.05.2025 “Për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës” bazuar në nenin 34 të K.Pr. Penale ka vendosur: “1.Të marrë në cilësinë e të pandehurit, personin nën hetim Ilir Metaj akuzuar për kryerjen e figurave të veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në 2 (dy) raste është kryer në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal. Sa më sipër, konstatohet se në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi, në krahasim me momentin e caktimit/zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” pozita procedurale e kërkuesit është më e rënduar kjo pasi në sajë të provave që janë mbledhur gjatë hetimeve ai tashmë ka marrë cilësinë e të pandehurit duke iu komunikuar zyrtarisht dhe akuza në ngarkim të tij. Pra, në rastin konkret, për sa i përket akuzës, në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi kemi një konsolidim të saj.

Në këto kushte, gjykata vlerëson se edhe në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi masa e sigurimit personal “arrest në burg” e caktuar ndaj të pandehurit Ilir Metaj, vazhdon që të jetë proporcionale në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprat penale konkrete për të cilat ai akuzohet (neni 229 i KPP).

Së dyti, gjykata vlerëson se nuk jemi para rastit kur nevojat e sigurimit janë zbutur. Ngaana e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj dhe mbrojtësve të tij gjatë gjykimit u pretendua se nevojat e sigurimit janë zbutur pasi organi i akuzës i ka përfunduar hetimet duke i mbledhur të gjitha provat e çmuara të nevojshme për gjykimin e kësaj çështje penale dhe në këto kushte nuk ekziton më rreziku për të ndikuar në marrjen dhe vërtetësinë e provave.

Prokuroria e kundërshtoi këtë pretendim duke theksuar se në rastin konkret nuk ka zbutje të nevojave të sigurimit për sa kohë është konsoliduar akuza dhe kërkuesi ka marrë cilësinë e të pandehurit duke ju atribuar dhe akuzat përkatëse. Gjithashtu, sipas organit të akuzës vlerësohet se rreziku për marrjen e provës vijon që të jetë ekzistent kjo pasi gjatë gjykimit do të kërkohet që të pyeten si dëshmitare një sërë personash që bëjnë pjesë në subjektin politik ku i pandehuri është president. Në këto kushte organi i akuzës vlerëson se ekziston përsëri rreziku që i pandehuri të influencojë ndikojë në marrjes e provës në rastin konkret në mënyrë që këta shtetas të bëjnë deklarime në favor të pozitës së tij në raport me procedimin.

Në lidhje me këtë pretendim, gjykata konstaton se organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) në bazë të nenit 327 të K.Pr.Penale me datën 28.07.2025 me aktin “Njoftim për përfundimin e hetimeve” i ka njoftuar të pandehurit Ilir Metaj përfundimin e hetimeve të procedimit penal (në njoftim ka nënshkruar personalisht i pandehuri Ilir Metaj dhe mbrojtësi i zgjedhur prej tij, av. Kujtim Cakrani). Në zbatim të nenit 327/4 të K.Pr. Penale organi i akuzës ë ka njoftuar të pandehurin se ka të drejtë që brenda dhjetë ditëve të paraqesë memorie e dokumente, t’i kërkojë prokurorit kryerjen e hetimeve shtesë, të bëjë deklarime apo të kërkojë që të merret në pyetje.

Gjithashtu, gjykata konstaton se masa e sigurimit personal “arrest në burg është caktuar ndaj të pandehurit Ilir Metaj duke e përligjur me ekzistencën ndër të tjera edhe të kushtit që lidhet me rrezikun e “helmimit të provës” sipas parashikimit të pikës 3, shkronja “a” të nenit 228 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykatat kanë vlerësuar se në rastin konkret evidentohet prania e rrethanave nga të cilat krijohet vlerësimi se ka rrezik eminent që liria e pakushtëzuar me masë sigurimi e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mundet të helmojë provat apo mundet të riskojë gjetjen dhe fiksimin e gjendjes natyrore të tyre. Në vlerësimin e rrezikut sipas parashikimit të shkronjës “a” të pikës 3 të nenit 228 të K.Pr.Penale, gjykata kanë mbajtur në vëmëndje faktin që shtetasi Ilir Metaj për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qënë se ai po hetohet për disa vepra penale. Në këtë mënyrë, pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ai ka aktualisht, ka pasur apo pozitës së tij në shoqëri krijon mundësi praktike të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët potencialë të faktit penal dhe gjithashtu edhe tek subjekte të tjerë publikë, me qëllim “helmimin e provës”, për të lehtësuar pozitën e tij në raport me procedimin.

Edhe në momentin e zhvillimit të këtij gjykimi referuar pohimit që palët bënë gjatë gjykimit, konstatohet se procedimi penal nr. 122/2022 i Prokurorisë së Posaçme kundër

Shiko vendimet nr. 59 (87-2024-333), dt. 19.11.2024 dhe nr. 165 (87-2025-253) datë 17.07.2025 të Gjykatës së PosaçmeKorrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijon që të jetë ende në fazën e hetimit paraprak pasi nuk rezulton që të jetë paraqitur kërkesa “për dërgimin e çështjes në gjyq”, megjithëse organi i akuzës i ka njoftuar të pandehurit përfundimin e hetime.

Në këto kushte, nga krahasimi i nevojave të sigurimit dhe rëndësisë së faktit në momentin që është marrë kjo masë sigurimi me gjendjen aktuale në të cilën pasqyrohen faktet dhe rrethanat në momentin procedurial që po kërkohet zëvendësimi i saj, nuk rezulton që të evidentohen rrethana të reja që lidhen me personin nën hetim, të krijuara pas dhënies së vendimit për caktimin e masës së sigurimit personal, të cilat të jenë të tilla që të kenë zbutur nevojat e sigurimit apo rrethanat e faktit lidhur me të.

Gjykata vlerëson se fakti që në rastin konkret organi i akuzës i ka komunikuar të pandehurit aktin procedural të njoftimit të përfundimit të hetimeve nuk i ka zbutur nevojat e sigurimit duke e eleminuar rrezikun e marrjes dhe vërtetësisë së provave. Sipas sistemit tonë procedural penal me natyrë akuzatore, provat formohen gjatë debatit gjyqësor, pra të gjitha të dhënat e grumbulluara nga ana e organit të akuzës në fazën së hetimeve paraprake e marrin vlerën e tyre në gjykim. Është e vërtetë që njoftimet mbi faktet dhe rrethanat mbi të cilat prokurori do të mbështesë akuzën fiksohen gjatë hetimeve por vlerën e provës ato e marrin gjatë fazës së gjykimit. Në këtë drejtim, përfundimi i fazës së hetimeve paraprake nuk e zbeh rrezikun e dëmtimit të provave. Më e ndjeshme kjo bëhet kur jemi përpara provave të gjalla, të cilat janë të tilla që jo vetëm formësohen ekskluzivisht gjatë shqyrtimit gjyqësor por kanë natyrë të paqëndrueshme lidhur me faktet dhe rrethanat që i prezantojnë procesit gjyqësor. Këto prova, me kalimin e një kohe të gjatë nga momenti i ndodhjes së faktit ose rrethanës, ose nën ndikimin e faktorëve të brendshëm e të jashtëm, kanë tendencë të humbasin aftësinë për ta riprodhuar të dhënën sikurse ajo është perceptuar. Ndryshe nga ato, provat e ngrira, nuk ndryshojnë me kalimin e kohës dhe nën trysninë e faktorëve të ndryshëm. Gjithsesi, edhe këtu duhet të mbahet në konsideratë që mënyra e marrjes së një prove të tillë mund të konstatohet si në shkelje të ligjit dhe si e tillë prova të deklarohet e papërdorshme, çka do të sillte nevojën e marrjes sërishmi të saj.

Në këtë kuadër, gjykata vlerëson se, nëse mund të pranohet që rreziku i marrjes së provave ulet me administrimin e provave të ngrira nga organi procedues gjatë fazës së hetimeve paraprake, kjo nuk mund të thuhet për provat e gjalla. Dëshmitarët dhe të bashkëtëpandehurit ose edhe ekspertët nëse lind nevoja e pyetjes së tyre, do të duhet të riprodhojnë atë çfarë kanë perceptuar përpara gjykatës si dhe t’i përgjigjen pyetjeve të kësaj të fundit dhe palëve. Përjashtim bëhet vetëm në rastin kur i pandehuri kërkon gjykim të shkurtuar dhe gjykata e pranon, duke marrë vlerë deklarimi i dhënë gjatë fazës së hetimeve paraprake. Një fakt i tillë nuk rezulton që të ketë ndodhur në rastin konkret pasi çështja ndodhet ende në fazën e hetimeve paraprake. Në këtë drejtim, provat e gjalla janë gjithnjë të kërcënuara nga ndikimi që i pandehuri mund të ushtrojë mbi to.

Organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) i bëri me dije gjykatës se gjatë hetimeve që janë zhvilluar në kuadër të procedimit penal nr. 122/2022 është pyetur një numër i konsiderueshëm shtetasish të cilët kanë dijeni mbi faktet penale objekt hetimi. Një pjesë e tyre kanë qënë dhe vijojnë që të jenë edhe aktualisht anëtarë apo gëzojnë funksione në subjektin politik në të cilin ipandehuri aktualisht është president. Prokurori bëri me dije për gjykatën se të gjithë këta shtetas do të kërkohen nga organi i akuzës që të pyetën në gjykim me cilësinë e dëshmitarit duke u konsideruar si prova të gjalla.

Në këto kushte, gjykata vlerëson se ekziston përsëri rreziku që shtetasi Ilir Metaj për shkak të funksionit që ka aktualisht apo funksioneve që ka pasur në të kaluarën, mund të ushtrojë influencën e tij për të ndikuar në procesin e marrjes dhe vërtetësisë së provave të tjera, të ndryshme nga ato dokumentare, sikurse janë pyetja e personave që kanë dijeni për faktet objekt hetimi, duke qënë se ai po hetohet për disa vepra penale. Në këtë mënyrë, pushteti dhe lidhjet që i pandehuri ka krijuar për shkak të funksioneve që ai ka aktualisht apo ka pasur apo pozitës së tij në shoqëri krijon mundësi praktike të paligjshme për të ndikuar tek dëshmitarët dhe gjithashtu edhe tek subjekte të tjerë me qëllim “helmimin e provës”, për të lehtësuar pozitën e tij në raport me procedimin.

Në përfundim, duke marrë në konsideratë të gjitha sa u arsyetua dhe analizua si më sipër, Gjykata vlerëson se nuk ka vend për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, ndaj të pandehurit Ilir Metaj me ndonjë masë sigurimi tjetër më të lehtë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Me apo pa të meta? says:
    August 22, 2025 at 1:59 pm

    Ne mungese te nje video apo foto aktuale, shtrohet pyetja se ku po i kalon pushimet verore “i pandehuri” Metaj? Ke vila me 7 hale ke Qiri i Lalziut, diku në plazhet e humbura te Gërqisë, apo fshehur ke bjeshkët e namuna të Maqedonisë?

    Reply
  • Ali baba me 40 hajdutet says:
    August 22, 2025 at 5:00 pm

    Ja dhe nje tjeter pjelle e PPSh-es, presidenti me i mire sipas Rames , vodhi sa deshi dhe tani kerkon lirine dhe mundesisht ti ngreme dhe nje lapidar sepse ka vjedhur pak dhe aty ne burg po lufton per popullin !

    Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    August 22, 2025 at 5:19 pm

    Populli ja beri gjyqin ne 21 janar 2011.Politika e zgjati,e zgjati 15 vjet dhe po e denon tani,qe nuk i ka votat.

    Reply
  • Dursakja says:
    August 23, 2025 at 4:16 am

    Pse po zvarritet ky komb prej të paktën 35vite, kush janë fajtorët, kush e grabiti, e vrau e la në mjerim këtë vend.
    Cili do të ishte ai armik që do t’a dëmtonte dhe shkatërronte atë më shumë se kjo klasë politike.
    Shihni se çfarë përparime ndodhin në Singapor dhe kjo është meritë e elitës politike drejtuese të atij vendi.
    Si funksionon në këtë vend sistemi i drejtësisë?
    Pse politikanët tanë shohim dobësitë e vendeve të përparuara dhe jo rezultatet e tyre në të gjitha fushat?
    Me probleme të ndryshme të shoqërisë shqiptare duhet të mbushen artikujt e gazetave dhe jo me informacione të rëndomta dhe banale brenda dhe jashtë vendit.
    Kjo po tregon çdo ditë e më shumë gjendjen mjerane të gazetarisë shqiptare.

    Reply
  • Troç muhabeti... says:
    August 23, 2025 at 8:51 am

    Ashtu eshte durrsake. Me katnare koklakra te vene nga partia si brigadjere gazetash, te ashtuquajturat media nuk kane me se cfare te servirin tjeter pervec perallave me salinj e qyfyreve me ramazane. “Molnokëria” ja vuri epitetin njeri prej tyre gjendjes ku eshte katandisur copa blu e bajges pëpëshëiste të ndare më dysh. Kjo mener me thon medie, non-graden, mbi kurrizin e kerrusur te se cilit rendojne dëngje akuzash, e trajton akoma si “kryetar te opozites” apo si “kryedemokrat”. Më qesharake nuk ka ku shkon. Si mund te quash kryeopozitar nje goxha varkar, ish sherbetor i zellshem i regjimit diktatorial, që nga njera ane eshte i detyruar te paraqitet ne spak per afera korruptive e jo vetem, e nga ana tjeter ka 35 vjet qe perlan milionat e taksapaguesve, pa bere as edhe nje dite pune te hajrit? Paturpesia ka arritur kulmin. Katundari nuk behet me zorr qytetar. Vetem katundari censuron pa teklif mendimin ndryshe. Vetem katundari shuan komentet sipas qefit, se e konsideron “ceshtje nderi”, “urdher per zbatim”, te rekomanduar nga tutori qe e mban me buke, pa e ndjere presionin e largimit nga puna per shkak te censures selektive. Me katundare servila as nuk ka pstur dhe as mund te kete gazetari.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • RaBexit!
  • Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  • “Komandant i leshit…” Rama e sulmoi me një mesazh anonim, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë dhe drejtues në UÇK
  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron për takimin me Ramën dhe mbështet protestat në Tiranë
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  2. PRO !!! on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  3. Realisti on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”
  4. K R on Veprimet e dy të besuarave të Ballukut zbuluan pronësinë reale të vilës F6 në Dhërmi
  5. nastradini on Platforma e publikuar nga Goxhaj: “Jo negociata, jo peticion, jo parti të re nga protesta. Shkërmoqje sistemi, tranzicion me Asamble Kombëtare”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?