Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbardhet projektligji për legalizimin e kanabisit: Nga ngritja e Agjencisë Kombëtare për kontrollin, te kushtet për licencën dhe sipërfaqen e lejuar, çfarë parashikohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Zbardhet projektligji për legalizimin e kanabisit: Nga ngritja e Agjencisë Kombëtare për kontrollin, te kushtet për licencën dhe sipërfaqen e lejuar, çfarë parashikohet
EkonomiKryesore

Zbardhet projektligji për legalizimin e kanabisit: Nga ngritja e Agjencisë Kombëtare për kontrollin, te kushtet për licencën dhe sipërfaqen e lejuar, çfarë parashikohet

Published: June 17, 2023
Shpërndaje

Zbardhet projektligji i qeverisë për legalizimin e kanabisit. Në projektligj përveç ngritjes së Agjencisë Kombëtare për kontrollin e kanabisit e cila do të jetë në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë parashikohen edhe kushtet e dhënies së licencës dhe lejeve për subjektet e interesuara.

Pranë Agjencisë Kombëtare për Kontrollin e Kanabisit do të ngrihet edhe Komisioni i Licencave që do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do të paraqesin subjektet. Ky komision do të vendosë edhe sanksione për ato subjekte që pajisen me leje dhe licenca por që shkelin kushtet ose dalin përtej kuadrit ligjor të përcaktuar. Licenca për çdo kompani të interesuar miratohet nga qeveria bazuar mbi disa kritere dhe procedura përzgjedhëse të organizuara nga Agjencia Kombëtare e Kanabisit. Kështu sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar.

Gjithashtu licenca për aktivitetin e kultivimit jepet vetëm në sipërfaqe të hapura, të mbuluara ose sera. Sipërfaqja e njësisë së licencës të aktivitetit për kultivim të cannabis-it për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e vogël se 5 hektarë dhe jo më e madhe se 10 hektarë. Ky kufizim pritet të ndezë një luftë të fortë mes kompanive për t’u pajisur me licencë. Licenca për kompanitë jepet për një periudhë 15-vjeçare.

- Publicitet -

Në ligj janë vendosur kritere të forta për t’u pajisur me licencë. Kriteri i parë është që kompania duhet të ketë eksperiencë 3-vjeçare në kultivimin, prodhimin, përpunimin, qarkullimin dhe administrimin e bimës së kanabisit. Kompania ose aksioneri me 51% të aksioneve të shoqërisë duhet të jetë ushtrues i veprimtarisë së prodhimit të nënprodukteve të bimës së kanabisit në një nga 38 vendet pjesë të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik për të paktën 5 vite.

Subjekti duhet të jetë i pajisur me certifikatë të paktës së mirë të prodhimit lëshuar nga Agjencia Europiane e Barnave Agjencia Amerikane për Ushqimin dhe Barnat. Gjithashtu, kompania duhet të ketë një kapital jo më të vogël se 100.000.000 lekë.

Por për t’u pajisur me licencë, subjekti, administratori, anëtarët e organeve drejtuese, ortakët apo aksionarët nuk duhet të jenë në ndjekje penale apo në në gjykim për ndonjë vepër penale. Në raste shkeljesh do të ketë edhe penalitetet që janë gjobë nga 500 mijë lekë deri në 5 milionë, si dhe ndalimi i përkohshëm i kryerjes së veprimtarisë për një periudhë nga 6 muaj deri në 3 vjet. Ministri përgjegjës për shëndetësinë vendos për shfuqizimin e licencës nëse subjekti shkel në mënyrë të përsëritur kushtet e licencës.

Mes kritereve për të aplikuar për licencë është vetëdeklarimi për punësimin për të paktën 10 persona për çdo njësi, 2 prej të cilëve duhet të jenë punonjës të kualifikuar në fushën e farmacisë dhe agroinxhinierisë, me përvojë pune jo më pak se 3 vjet në fushën përkatëse. Subjektet duhet të bëjnë një vetëdeklarim se pas vitit të tretë do të paguajë një tarifë vjetore të barabartë me 1,5 % të qarkullimit vjetor, por në çdo rast, jo më pak se 10,000,000 lekë. Gjithashtu Subjektet duhet të paraqesin garanci bankare në masën 10% të vlerës së investimit, si edhe të paraqesin vetëdeklarim se do të plotësojë të gjitha kërkesat për gjurmueshmërinë, sipas përcaktimeve të këtij ligji.

KLIKO për të parë PROJEKT-LIGJIN e zbardhur

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • Tironci says:
    June 17, 2023 at 10:34 am

    Doni te kontrolloni Canabis Inc.

    Ju qe jeni prodhuesit legalizuesit e drograve (familjet e vjetra feudale romane) jeni plehra qe vrisni njerzit me vaksina!

    Reply
  • Balena says:
    June 17, 2023 at 10:35 am

    Per me shume demaskime:

    mentealternativa1.blogspot.com/2023/04/maqedonia-eshte-me-shume-shqiptare-se.html
    mentealternativa1.blogspot.com/2023/03/mbreteria-shqiptare-ne-mesjete-dioklea.html
    mentealternativa1.blogspot.com
    whale.to
    big-lies.org
    peertube.it

    Reply
  • Tironci says:
    June 17, 2023 at 10:59 am

    Per me shume demaskime:

    whale.to/c/vaccination_racket_summary.html

    Reply
  • demo says:
    June 17, 2023 at 1:06 pm

    Sot vdiq Naum Prifti..Mjeshtri i tregimit.
    Ju capajeva keni lexuar dritero agollin,ismail kadarene..Une kam lexuar Naum Priftin,Sotir Andonin.Iken te pavleresuar.Kur ishin ne kulmin e krijimtarise,ju qep kapterri Gramshit Hamza Kociu,donte ti fuste ne burg.Gramshaleshi hamza kociu si gramshaleshi marenglen kasmi lindin me macokun e zi enverist ne barkut.Keta lindin shpirtdhjere,,nuk behen.Komiteti Qendror nuk i futi ne burg,,po ju burgosi jeten,njerin ne balterat e Divjakes,tjetrin ne skerkat e Kolonjes.Kurse trimin e partise Sali Berisha,nha Lugu i Zi e dergoi ne Paris,,Birin e llastuar te Udheheqjes,Edvin Rama edhe pa mbaruar shkollen e vuri pedagog ne mes te Tiranes,tu mesoje studenteve si LAPAROSEN MURET.ky popull,ca nga halli,ca nga qefi eshte shushkamenur,.Nuk i njeh Naum Priftin dhe Sotir Andonin.
    Kushedi pas 100 vjetesh kur te vije ne bicim ky popull dhe te behet esell.do ta kuptoje cfare Haxhi qomili ishte Sali Berisha dhe cfare esad toptani ishte edvin rama.

    Reply
  • Vlora.Vlora says:
    June 18, 2023 at 7:55 am

    O Ramut haleja po ti s kontrollon dot pallatet qe te ngrihen ne mes te dites,ti s kontrollon dot krimin ,parcelat e kanabisit ,si do kontrollosh kete mor ordiner i rilindjes

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë
  • Heqje patente dhe gjoba të majme: Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor
  • FSHF tërheq mbështetjen për Infantinon, Shqipëria i bashkohet qëndrimeve europiane për qeverisjen e FIFA-s

Komentet e Fundit

  1. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Dashi on Boshllëku i Lirisë
  3. Vl on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Vl on Ish-krahu i djathtë i Ilir Prodës shpallet në kërkim pas një incidenti në Dhërmi
  5. Dashi on Këtë herë, Rama do ta mbajë “retreat”-in në Pogradec në 24 dhe 25 gusht

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?