Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulimi amerikan: SHBA përballë një “rendi botëror gjithnjë e më të brishtë”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zbulimi amerikan: SHBA përballë një “rendi botëror gjithnjë e më të brishtë”
BoteLajmi i fundit

Zbulimi amerikan: SHBA përballë një “rendi botëror gjithnjë e më të brishtë”

Published: March 11, 2024
Shpërndaje

Agjencitë amerikane të zbulimit thanë të hënën se SHBA përballet me një “rend botëror gjithnjë e më të brishtë”, të tensionuar nga konkurrenca e fuqive të mëdha, sfidat ndërkombëtare dhe konfliktet rajonale.

Këto përfundime janë pjesë e një raporti të përvitshëm nga drejtuesit e këtyre agjencive, që u paraqitën në një seancë të Senatit amerikan.

“Një Kinë ambicioze por e trazuar, një Rusi konfrontuese, disa fuqi rajonale, si Irani, dhe aktorë joshtetërorë po sfidojnë rregullat e vjetra të sistemit ndërkombëtar, si dhe epërsinë e Shteteve të Bashkuara brenda tij,” thuhet në raportin vjetor të agjencisë për kërcënimet botërore që mbulon zhvillimet e vitit 2023.

- Publicitet -

“Sulmi i HAMAS-it kundër Izraelit në tetor 2023 dhe fushata ushtarake e Izraelit si kundërpërgjigje në Gazë ka rritur tensionet në të gjithë rajonin, ndërsa faktorët që veprojnë në emër të Iranit dhe partnerët e tij veprojnë kundër SHBA-së dhe Izraelit, si në mbështetje të HAMAS-it ashtu edhe për të bërë presion ndaj Shteteve të Bashkuara”, thuhet në raport.

Drejtorja e Zbulimit Kombëtar amerikan, Avril Haines tha para Senatit se është “vështirë të imagjinohet se si mund ta mbajë Ukraina territorin e rifituar, pa ndihmë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara”.

Ajo tha gjithashtu se ka pasur një rrije masive të sulmeve kibernetike në vitin 2023, 74 për qind më shumë se në vitin 2022.

“Gjatë dekadës së fundit, një gërryrje e demokracisë në mbarë botën, sfidat në marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me aleatët dhe sfidat ndaj normave ndërkombëtare e kanë bërë më të vështirë për SHBA-në dhe aleatët e saj të trajtojë çështjet globale, duke krijuar më shumë mundësi për qeveritë dhe grupet e papërgjegjshme që të veprojnë me pandëshkueshmëri”, thuhet në raport.

Raporti detajon kërcënimet në pjesë të ndryshme të botës.

Ballkani Perëndimor

Lidhur me Ballkanin Perëndimor, në raport thuhet se ky rajon “ndoshta do të përballet me një rrezik në rritje të dhunës së lokalizuar ndëretnike gjatë vitit 2024”.

“Udhëheqësit nacionalistë ka të ngjarë të acarojnë tensionet për avantazhin e tyre politik dhe aktorët e jashtëm do të nxisin dhe shfrytëzojë dallimet etnike. për të zgjeruar ose mbrojtur ndikimin e tyre rajonal, ose për të penguar integrimin e mëtejshëm të Ballkanit në BE ose në institucionet euroatlantike”, thuhet në raport.

Aty përmenden si shembuj ngjarjet në Banjskë në shtator, ku “përleshjet mes nacionalistëve serbë dhe autoriteteve kosovare shkaktuan vdekje dhe plagosje, përfshirë lëndimet e paqeruajtësve të NATO-s, në vitin 2023”, si edhe veprimet provokuese të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    March 12, 2024 at 2:14 am

    U desh ajo nderhyrje ne Banjske.

    Reply
  • Artan says:
    March 12, 2024 at 5:05 am

    Ç’na paska thënë zbulimi amerikan, gjëra që nuk i dinim.

    Reply
  • Histor y says:
    March 12, 2024 at 7:10 am

    USA u shkerdhye nga grushti i shtetit ne “zgjedhjet” per President ne 1992 ! Konspiracioni i tipit Zimmerman rrezoi Legjendaret Repoblikan qe kerkonin status dinjiteti per Europen plake qe humbi ne luften e dyte boterore nga tradhetia. Hebraiket me mijra vjete rrezojne Perandori, dhe kete rradhe dhe me ndihmen e Britanikeve qeflinje dhe ultra pragmatiste.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  • Protestuesit rrethojnë socialistin Tërmet Peçi: Hajdut, analfabet!

Komentet e Fundit

  1. K R on Eurodeputetë të tjerë i bashkohen protestës në Ditën 30
  2. K R on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  3. K R on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  4. Saranda on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  5. Anna Anna on Ndërrojnë jetë brenda pak orësh dy punonjës të IEVP “Jordan Misja”, reagon Drejtoria e Burgjeve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?