Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK
KronikeLajmi i fundit

Zbulohet pronari i kabinave në Theth që ‘përplasi’ Ramën me Prokurorinë! Prek Kodra u akuzua se do vriste Albin Kurtin, në kërkim edhe nga SPAK

Published: July 7, 2025
Shpërndaje

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës.

Kodra është i njëjti person që në vitin 2021, në një dokument të Njësisë Kundër Terrorizmit të Kosovës, akuzohet se kishte planifikuar për të vrarë me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, dhe 2 politikanë të tjerë të njohur.

Ai është shpallur në kërkim edhe nga SPAK në kuadër të dosjes “Metamorfoza”, me akuzë për disa ngjarje kriminale: nga lidhjet me grupin Bajri në Shkodër, përfshirja në atentatet me pagesë me snajper, deri tek ai i zbuluar nga bisedat e SKY ECC, ndaj Ardian Çapjas në Elbasan, për llogari të Suel Çelës.

- Publicitet -

Ky zbulim vjen pak pasi Kryeministri Edi Rama reagoi ashpër ndaj një ndërtimi pa leje në zonën e Thethit. Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për një ndërtim në zemër të Thethit, në shkelje të ligjit dhe akt kriminal, i cili edhe pse është referuar në Prokurori nga organet përkatëse, nuk është ndërmarrë asnjë veprim.

Kryeministri u shpreh se ka mbetur pa fjalë nga vendimi i prokurores Elsa Gjeli, e cila presupozohet që të mbrojë pasuritë e përbashkëta të vendit, dhe jo të lejojë krime të tilla mjedisore. Teksa lexoi vendimin, kryeministri e cilësoi si një “jerm” nga ana e prokurores, dhe që “është një pjesëz e përroi psikik të pashtershëm në formën e një vendimi të mos fillimit të çështjes penale”.

Ndërkohë, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka ndarë edhe foto nga ndërtimi pa leje, ku IKMT ka nisur prishjen, duke u shprehur “bollë me tokë e xanum”.

Në një përgjigje ndaj kryeministrit Rama, po sot, Prokuroria e Shkodrës thotë se ‘rasti nuk konsiderohet ndërtim pa leje’. Prokuroria thotë se strukturat kanë qenë kontejnerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi.

Kush është Prek Kodra, nga dosja në Kosovë, te ‘Metamorfoza’ në Shqipëri

Më 26 Nëntor të vitit të kaluar, Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion (SPAK) do njoftonte se kishte lëshuar 21 masa sigurie, në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, ku përfshiheshin anëtarët e grupi krimal, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë.

Mes personave për të cilët SPAK ka lëshuar urdhër arresti ishte edhe ‘snajperisti’ nga Shkodra, Prekë Kodra, i cili akuzohet se tentoi t’i bënte atentat kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Plani për eliminimin e kreut të qeverisë së Kosovës u zbulua në një e-mail sekret të ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano në shtator 2022.

Prekë Kodra është shpallur në kërkim dhe për dosjen “Metamorfoza’. Emri i tij doli dhe në përgjimet Sky ECC ku u zbuluan lidhjet e grupit “Bajri’, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe lidhjet me shefin e operacionales në polici Oltion Bistri e prokurorit Xhevahir Lita. Por në dosjen e SPAK, ende nuk dihet roli i tij konkret.

Gjithashtu ai del edhe në përgjimet në SKY ECC me kreun e organizatës së Elbasanit, Suel Çela (Marjus Lulaj), në një bisedë ku ky i fundit e paralajmëronte që të mos i kishte besë Bajrave të Shkodrës.

Në dosjen e SPAK zbulohet se ‘marisni’ që Suel Çela ‘rekrutoi’ me pagesë për të vrarë rivalin e tij Ardian Çapja disa vite më parë, është Prekë Kodra. Ky i fundit është i dyshuar dhe për vrasjen e Kastriot Reçit, krim i ndodhur më 7 janar 2020, por dhe për vrasje të tjera.

Sipas të dhënave të policisë Prekë Kodra jetonte në Shkodër, ndërsa vepronte në Tropojë, Ferizaj dhe Deçan të Kosovës. Sipas Policisë Shqiptare, ky person është hetuar për vrasje me paramendim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut.

Ai ka qenë i shpallur në kërkim në vitin 2016, ndërsa pas kontrolleve në banesë iu gjetën dy armë gjahu dhe 90 fishekë.

Kodra konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
8 Comments
  • Patriot says:
    July 8, 2025 at 2:48 am

    Prokurori ka te drejte per rrumpallen e shqiperise qe gatoi Saliu dhe e vazhdon kadiu Rama. Nqs pronat do te ishin ndare ai nuk kishte hapsire ku ti vendoste objektet. Ky veprime I KM eshte identik me Dullen qe komandonte te gjirha pozicionet. Vete Formosa dhe po vete vuloste

    Reply
  • Phoenix says:
    July 8, 2025 at 4:44 am

    Ja u gjet dhe “terroristi” i Thethit. Hajde estrade e Ballshit hajde. Po mire keta te ripjerdhjes qe pjerdhin pa pushim skenare sipas regjizorit te Surrelit, por keto mediat gjoja te pavarura perse i mbajne ison? Me sa duket Kadiu i ka Bazifikuar te gjitha ( shiko Mero Baze ). Po e zbaton mire porosine e Babi Soros, qe media eshte vegel shume e rendesishme ,per tu pjerdhur trute dhe bashke me to dhe perceptimin e njerezve.

    Reply
  • demo says:
    July 8, 2025 at 6:03 am

    Po keshtu nis ZAPTIMI,me kontenjere te perkohshem dhe perfundon me Beton te perhershem.
    Po Ata maloke qe zaptuan Fermen Gjergj Dimitrov,Fermen e Sukthit,Parcelat e Kamzes,mos ndertuan karabinate me morrat e malokeve? Po jo ere !Me Derrasa me teneqe,me shkarpa,me kallamishte i zune ato toka,sa ngriten nje kasolle ne 93,.N`ato bajga lopesh dhe kakerdhi dhish,linden Martinajt,Celot,Rrajat,qe i futen tmerrin Shqiprise.
    Shteti mos behet MESHIRMADH me Zaptuesit e trojeve,por te nderhyje emnergjikisht,pa meshire kunder malokeve zaptues.
    Prandaj Edi Rama,po e pate megjithe mend kete aksion kunder Zaptuesve TOKE E XANUN,ke mbeshtetjen e gjithe qytetareve qe kane zbatuar Ligjet, paguar taxat dhe detyrimet e Shtetit.
    Ato kontenjere ne hava,maje vincit me kenaqin shpirtin.
    Sikur po shkul FERRAT QE MBOLLI BERISHA.

    Reply
  • demo says:
    July 8, 2025 at 6:30 am

    Gjykata ka liruar dje kryehajdutin e pronave Abi Malltezi.Kollovari Berishes ngerdheshej para kamerave si Zeqineja Rroskovecit,se kishte blere Drejtesine me paret e Shkatrrimit te klubit Partizani .Me grabitjen e 28 mije metro katror truall ne mes te Tiranes.Kopil e dhender kopili,kollovar e dhender kollovari.
    Nqs Berisha hyri kollovar ne Tirane,Muhaxhirt bosnjake te Shijakut hyne kollovare ne Token Shqiptare,.Jajne te parrenje.
    Te shkojne te gjejne Vatanet atje ku i kane,jo ne ^Tirane,se ne Tirane nuk kane as toke per varr.
    Vendimi Gjykates eshte nje goditje e Rende per gjithe Bejleret,Agallaret,Tregtaret,efendileret,Pronaret,qe Berisha ju grabiti tokat duke leshuar cecenet katundare dhe maloke mbi tokat tyre si tufa bishash.Ngerdheshja Abit para kamerave eshte ngerdheshje per NE,qe e njohim mire se kush eshte e nga vjen.

    Reply
  • durrsaku says:
    July 8, 2025 at 6:39 am

    Ti demo ne mos qofsh Mero Baze je nje kopje e keqe e tij . Me vjen keq qe qenkam gabuar por pata respekt per ty si nje njeri qe dije ti gjykoje ngjarjet . Me sa shoh ke marre te njejten semundje qe ka zene Meron mbasi e perzuri Berisha i cili ju a ka prishur keq gjumin e nates ose je hedhur me hapa gjigande drejt lekut !

    Reply
  • Ethem Lalaj says:
    July 8, 2025 at 7:54 am

    DREJTËSIA KA VDEK QË NË 1992 NGA SALISËRBI,TMERR I KOMBIT..SHQIPËRI KOSOVË.!
    AJO QË PO NGJET NË SËRBI & KOSOVË DO VAZHDOI NË SHQIPËRI NË SHTATOR..PROTESTA,DHUNË,DESTABILIZIM PËR TË PENGUAR NË BE.
    SPAK,GJKKO,KLP,KLGJ,GJK..MAGJISTRATËT E QARQEVE JANË E NJËJTA GJË..BAJGË DERRI 1992.
    TASHMË DREJTËSIA E MBETUR PO HAKMERRET PËR SHOKËT E TYRE QË KAPI VETINGU MBI 85 %.KJO ISHTE DIREKTIVË E SALIUT PARA 11 MAJIT 2025.!
    NËSE DO KTHEHEJ SB NË PUSHTET..DO DERDHEJ GJAKU DERI NË GJU..!
    KJO ËSHTË MERITË E POPULLIT QË E KUPTOI QËLLIMIN E TIRANIT TË SËRBISË.!
    SPAK +GJKKO PO ARRESTOJNË TË PS PA PROVA DUKE I KËRKUAR PROVAT NË BURG.ÇMIMET PËR FUSTANET E ARIOLËS U FRYNË TMERRSISHT.
    JAN KTHYER BURGJET NË MATHAUZEN HITLERIAN ME 63 % TË ARRESTUAR PA U GJYKUAE ME 1,2,3,4 VITE..DHE ASKUSH NUK PYET SA SHKON ORIZI NË KINË.
    NXJERRJA E MALLTEZIT NGA IZOLIMI NË SHTËPI-REHATLLËK ME GITËN E SALIUT,(DUHEJ NË BURG) ME MBI 70 BANESA NË GJITHË EUROPN..ËSHTË KRIM.
    DHE..KUR TA BËN KADIU(GJYQSORI)NUK KA KUSH E BËN DAVANË(DREJTËSINË)..THOT POPULLI.
    QËNKA THËNË QË POPULLI TË DUROI EDHE PËR 35 VITE TË TJERA.
    LUM KUSH TË RROI..!

    Reply
  • Ppp says:
    July 8, 2025 at 9:54 am

    Ja dhe mihali i radhes qe km kerkon ta heqe vemendjen nga babkers
    Dhe leshuat brohorasin

    Reply
  • Fjala says:
    July 8, 2025 at 11:30 am

    Behu Patriot per Shqiperine, jo per Saliun, ti qe shkruan. Ngelet bageti pa çoban si duket ! Kriminel bredherijne, ju thoni nik ishte ndertim ,por kishte çuar kontinieret ! Ne token tende ? Prokurori e Shkodres i gjeti “te ligjshem” kontinieret ne toke . Ai do veproje kur ka perfunduar ndertimi ! Plot xhevaire po degjojme sot nga drejtesia e reformuar e Plepave! Po nuk u shkulen plepat, s’ka rehat Shqiperia.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Franca konfirmon rastin e parë të Ebolës, mjeku i infektuar në Kongo futet në izolim
  • Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
  • Kryebashkiakët e rretheve “punojnë” nga Tirana, Rama: Po flas për të zgjedhurit e PS në aksin Tiranë-Korçë
  • Meta dhe Kryemadhi përplasen në seancë: Nuk e duroj dot më, edhe babai im të çohet nga varri…
  • Macja Larry, ‘zyrtarja’ më jetëgjatë e Britanisë: ka ‘përcjellë’ 6 kryeministra

Komentet e Fundit

  1. @labi on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. demo on Mosbesimi dhe teoritë e komplotit
  3. Anonymous on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  4. Patriot on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë
  5. Leksi on DY PËRGJIGJE: A ka bërë Dritan Goxhaj deklarata pro regjimit iranian dhe a është Dritani dëshmitar kundër Thaçit në Hagë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?