Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zbulohet raporti amerikan për luftën: 1 milion ushtarë rusë të vrarë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zbulohet raporti amerikan për luftën: 1 milion ushtarë rusë të vrarë
AktualitetBote

Zbulohet raporti amerikan për luftën: 1 milion ushtarë rusë të vrarë

Published: 26 Maj, 2025
Shpërndaje

Trupat e Ushtrisë së Moskës vazhdojnë të përparojnë në Lindje të Ukrainës.

Në shënjestër është sërish qyteti i Kostyantynivka, gjithmonë një objektiv për rusët, por tani veçanërisht i dëshiruar për një arsye shumë të qartë.

Pikërisht nga këtu, nga Kostyantynivka – paralajmëron inteligjenca perëndimore – forcat e Kremlinit mund të mbështesin rrethimin e Pokrovsk dhe Myrnohrad.

Nga ana tjetër, kapja e Pokrovsk, që ndodhet nën rrethim që nga vera e kaluar dhe ka qenë një qendër ushtarake e rëndësishme për Ukrainën, do t’u lejonte ushtarëve të Putinit të zbrisnin drejt jugperëndimit, në drejtim të Dnipro dhe Zaporizhzhia.

- Publicitet -

Një ëndërr e vërtetë për “carin”, i cili në këtë mënyrë mund të detyronte Kievin të dorëzohej.

Megjithatë, vetëm Kostyantynivka nuk mjafton për të arritur një qëllim të tillë. Për të pasur sukses, do të duheshin përparime të mëtejshme drejt Chasiv Yar dhe Toretsk, zona në të cilën rusët kanë bërë disa përparime javët e fundit pranë Lyman, vetë Toretsk dhe Novopavlivka. Por jo mjaftueshëm.

Nga epërsia në tokë te ajo në ajër. Natën mes së premtes dhe të shtunës, forcat ruse kryen një nga sulmet më të mëdha të kombinuara me dronë të prodhimit iranian dhe raketa balistike ndaj Ukrainës.

Një fuqi zjarri mbresëlënëse, por që – sipas inteligjencës perëndimore – ka përfshirë më pak raketa sesa sulmet e mëparshme. Edhe pse numri është më i ulët, efektiviteti është më i madh për forcat ajrore ukrainase, që shpjegojnë se modelet e reja të raketave Iskander janë më të sakta dhe më të vështira për t’u kapur nga sistemet Patriot.

Përballë epërsisë ushtarake të Moskës, sipas zyrtarëve të lartë dhe ekspertëve amerikanë dhe europianë, forca e “carit” në fushën e betejës po dobësohet dhe Moska mund të përballet me një mungesë serioze të trupave dhe pajisjeve deri vitin tjetër.

Këtë e shkruan “Washington Post”, që thekson se vendimi i Trump për të hequr dorë nga kërcënimi i sanksioneve të forta financiare për të detyruar Putinin drejt një armëpushimi nuk është racional nga pikëpamja ushtarake. Përkundrazi – shpjegojnë zyrtarët në kushte anonimiteti – momenti i duhur për ta ulur liderin rus në tryezën e bisedimeve është pikërisht tani. Sepse, në mungesë të një marrëveshjeje ose një mbështetjeje “të fortë” perëndimore për Kievin, lufta do të vazhdonte të zhvillohej ngadalë në favor të Rusisë në vitin 2025. Por pastaj gjërat do të ndryshonin.

Kjo analizë konfirmohet edhe nga raporti i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-së (DIA), paraqitur para Kongresit dhjetë ditë më parë nga drejtori i agjencisë, Jeffrey A. Kruse.

Sipas DIA-s, që nga shkurti 2022 Moska ka humbur të paktën 10 mijë mjete luftarake tokësore, përfshirë më shumë se 3.000 tanke, si dhe rreth 250 avionë dhe helikopterë, dhe më shumë se 10 anije ushtarake.

Për më tepër: mes viteve 2024 dhe 2025 Rusia ka fituar vetëm 0.6% më shumë territor ukrainas krahasuar me vitet e mëparshme, me një kosto prej 1.500 të vrarë ose të plagosur në ditë.

“Rusët po fitojnë ende gradualisht pjesë territori, por me një kosto të papërballueshme”, ka deklaruar Richard Barrons, ish-shef i Komandës së Forcave të Përbashkëta britanike. Ndërkohë, zyrtarë të tjerë flasin për një total të të rënëve rusë që shkon deri në një milion.

Nga ana tjetër, Europa po has vështirësi për të gjetur një zgjidhje për të rritur furnizimet për Ukrainën, dhe Kievi përballet me probleme si në rekrutim, ashtu edhe në pajisje, pavarësisht se prodhimi i armëve në vend është në rritje të vazhdueshme.

Si rezultat, asnjëra palë nuk ka arritur të bëjë përparime të rëndësishme në terren, ndërsa lufta është kthyer në një shkëmbim zjarri në distanca të gjata me raketa dhe dronë gjithnjë e më të sofistikuar. Në mes, civilët ukrainas gjithnjë e më të ekspozuar ndaj sulmeve dhe fuqisë shkatërruese të armëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A e rrëzoi qëllimisht piloti i Air India avionin që vrau 260 persona?
  • Dorëheqje masive në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd pas kërkesës së Ramës
  • Torturë dhe vrasje në Kukës, Apeli në Hagë ul në 13 vjet burg dënimin e ish-pjesëtarit të UÇK-së
  • Aksident tragjik, humb jetën bashkëshorti i blogeres së njohur shqiptare
  • Holta Zaçaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhen zbatuar, ndryshe destabilizohet demokracia

Komentet e Fundit

  1. TRENI në Duam e nuk dimё apo dimё e nuk duam?!
  2. intelektuali në Në çfarë pike janë raportet Rusi-Shqipëri dhe a është Serbia e përkëdhelura e Moskës, si përgjigjet ambasadori rus në Tiranë
  3. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  4. fery në “Manipuloi fjalët e Trumpit, turp”, Osmani i përgjigjet Richard Grenellit
  5. TRENI në Një përshkrim shokues që duhet lexuar
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?