Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky e nis vizitën në SHBA me lutje për ndihma ushtarake
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zelensky e nis vizitën në SHBA me lutje për ndihma ushtarake
BoteLajmi i fundit

Zelensky e nis vizitën në SHBA me lutje për ndihma ushtarake

Published: December 11, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nisi ditën e parë të vizitës në Uashington më 11 dhjetor me një lutje për liderët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara për ndihma shtesë për vendin e tij të rrethuar, duke u thënë atyre se “ne nuk do të dorëzohemi” në luftë kundër pushtimit nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

“Putini duhet të humbë patjetër. Ne e dimë çfarë duhet të bëjmë. Ju mund të llogarisni Ukrainën, dhe ne shpresojmë njëjtë se do të mundë t’iu llogarisim ne juve”, tha Zelensky gjatë një takimi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington.

Sekretari amerikan i Shtetit, Lloyd Austin, i premtoi mbështetje të palëkundur Kievit dhe paralajmëroi se Putini ende shpreson në fitore në luftë kundër Ukrainës, me gjithë humbjet e mëdha të Kremlinit në konfliktin që nisi në shkurt 2022.

- Publicitet -

“Me gjithë krimet dhe izolimin, Putini ende beson se ai mund ta mposhtë Ukrainën dhe se mund ta mposhtë Amerikën. Por, ai e ka gabim”, tha Austin.

“Përkushtimet e Amerikës duhet të nderohen”, shtoi ai, teksa administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ka vështirësi ta bindë opozitën republike për ta vazhduar mbështetjet për Kievin.

Bideni e ftoi Zelenskyn në Uashington për ta rikonfirmuar mbështetjen e administratës së tij për Kievin në një kohë mosmarrëveshjesh me republikanët në Kongres, të cilët i kanë bllokuar ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën në vlerë dhjetëra miliarda dollarë.

Ai do ta mirëpresë liderin ukrainas në Shtëpinë e Bardhë më 12 dhjetor, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre. Zelensky do t’i adresohet edhe senatorëve amerikanë dhe do të takohet edhe me kryetarin e ri republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson.

 

p.c. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?