Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky flet pas telefonatës me Macron: Rusia po planifikon provokime të rrezikshme në centralin bërthamor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky flet pas telefonatës me Macron: Rusia po planifikon provokime të rrezikshme në centralin bërthamor
AktualitetBote

Zelensky flet pas telefonatës me Macron: Rusia po planifikon provokime të rrezikshme në centralin bërthamor

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon “provokime të rrezikshme” në centralin bërthamor në Zaporizhzhia.

Zelensky, pas një telefonate me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se trupat ruse që kanë pushtuar uzinën në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore, po përgatisin provokime.

Sipas presidentit ukrainas, ai dhe Macron ranë dakord të mbajnë situatën nën kontroll së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

- Publicitet -

Deklarata e tij erdhi pasi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Rusia mund të përgatitet për një provokim “në të ardhmen e afërt” në territorin e centralit, i cili është hequr nga linja, por ende kërkon energji elektrike dhe ujë për t’i ftohur gjashtë reaktorët e saj.

“Sipas informacionit operacional, objekte të huaja të ngjashme me mjetet shpërthyese u vendosën në çatinë e jashtme të njësive të tretë dhe të katërt të energjisë të centralit bërthamor Zaporizhja”, tha Shtabi i Përgjithshëm.

Në njoftim u tha se forcat e armatosura të Ukrainës “nuk shkelin normat e së drejtës ndërkombëtare humanitare, monitorojnë dhe kontrollojnë situatën dhe janë të gatshme të veprojnë në çdo kusht”.

Në anën tjetër, Moska më 4 korrik akuzoi Kievin në lidhje me përgatitjet e supozuara për një incident në këtë uzinë.

Një këshilltar i agjencisë bërthamore të Rusisë, Rosatom, Renat Karchaa, tha në televizionin shtetëror rus se Moska ka marrë informacione se natën e 5 korrikut “ushtria ukrainase do të përpiqet të sulmojë centralin bërthamor të Zaporizhjas”.

Ai pretendoi se Ukraina planifikoi të përdorte “armë me precizion të lartë, me rreze të gjatë” si dhe drone.

Radio Evropa e Lirë ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e bëra nga dyja palët.

Frika për rreziqet e sigurisë për centralin bërthamor ka qenë konstante që nga fillimi i pushtimit rus.

Të dy palët kanë akuzuar rregullisht njëra-tjetrën se kanë vënë në rrezik sigurinë e uzinës. / REL

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?