Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky mesazh për Krishtlindjen: Liria ka çmim të lartë, le të durojmë edhe këtë dimër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky mesazh për Krishtlindjen: Liria ka çmim të lartë, le të durojmë edhe këtë dimër
AktualitetBote

Zelensky mesazh për Krishtlindjen: Liria ka çmim të lartë, le të durojmë edhe këtë dimër

Published: December 25, 2022
Shpërndaje

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar popullit të tij që të vazhdojë të tregojë rezistencë përballë sulmeve ruse ndërsa vendi feston sot Krishtlindjet.

Në fjalimin e tij me rastin e Krishtlindjeve Zelensky tha: “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.

- Publicitet -

Më herët të shtunën, sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, thanë zyrtarët.

Autoritetet rajonale thanë se 68 persona të tjerë u plagosën, ndërsa u bënë thirrje banorëve vendas që të dhurojnë urgjentisht gjak, shkruan BBC.

Duke e përshkruar Rusinë si një “vend terrorist”, Zelensky akuzoi trupat ruse për “vrasje”.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregoi foto të rrugëve të mbushura me trupa të pajetë dhe makina të djegura, duke thënë se “bota duhet të shohë dhe të kuptojë se me çfarë të keqeje absolute po luftojmë”.

Kherson, i vetmi kryeqytet rajonal i pushtuar nga Rusia që kur nisi pushtimin e saj i plotë më 24 shkurt, u çlirua nga Ukraina muajin e kaluar. Që prej aso kohe Ukraina ka qenë shpesh në shënjestër nga forcat ruse të pozicionuara në bregun e majtë (lindor) të lumit Dnipro.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët në sulmet e saj. Megjithatë, presidenti Vladimir Putin ka pranuar së fundmi se trupat ruse kanë goditur objektet kritike energjetike të Ukrainës.

Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe sipas tradityës ata festojnë natën e Krishtlindjes më 6 janar. Megjithatë, kohët e fundit një pjesë e konsiderueshme e popullsisë festojnë Krishtlidnjen më 25 dhjetor. Në një fjalim me video drejtuar kombit të shtunën vonë, Zelensky tha:

“Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se për çfarë po luftojmë. Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë vetë”.

Për shumë ukrainas, këtë vit Krishtlindjet do të jenë në errësirë dhe në të ftohtë. Por ukrainasit thonë se vështirësitë i kanë bërë ata vetëm më të fortë, pasi lufta hyn në muajin e saj të 11-të.

Të shtunën, luftimet e ashpra vazhduan në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, ku trupat ruse sulmuan qytetin strategjik të Bakhmut.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Andis says:
    December 25, 2022 at 7:52 pm

    Rusise i ka ngelur sharra ne gozhde me Ukrainen .Nje dite Rusia do paguaje nje per nje demet e luftes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Miratohet paketa e mbështetjes për familjet e policëve të rënë në detyrë dhe të plagosurit
  • “Askush nuk na përmend”
  • “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  • Ankohet Rama: Po më sulmojnë me adresa false
  • Tre shqiptarët e zhdukur prej dy ditëve, gjenden të pajetë

Komentet e Fundit

  1. Dajti on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Dajti on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  3. o frate on Kronologjia e plotë, si u lirua një i dënuar për vrasje
  4. Kadiu on Braçe: Të qëllosh me vezë deputetin është krim
  5. Arlinda Ymeraj on Jennifer Lopez koncert në Tiranë? Gonxhja: E kemi refuzuar, kërkoi 2 milionë euro garanci për protestat

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?