Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zelensky udhëton drejt Arabisë Saudite për bisedime me SHBA-të
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Zelensky udhëton drejt Arabisë Saudite për bisedime me SHBA-të
AktualitetBote

Zelensky udhëton drejt Arabisë Saudite për bisedime me SHBA-të

Published: March 10, 2025
Shpërndaje

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të udhëtojë sot drejt Arabisë Saudite për të takuar Princin e Kurorës Mohammed bin Salman.

Bisedimet do të zhvillohen midis ekipit të presidentit ukrainas dhe zyrtarëve amerikanë për përfundimin e luftës me Rusinë, në një moment gjithnjë e më të pasigurt për Kievin.

Dikur aleati kryesor i Ukrainës, nën administratën e dytë të Donald Trump, SHBA ka riorientuar politikën e saj të jashtme dhe mbështetjen për vendin.

- Publicitet -

Udhëheqësi i Arabisë Saudite ka luajtur role të ndryshme ndërmjetësuese që nga pushtimi i Rusisë në 2022, duke përfshirë ndërmjetësimin e shkëmbimeve të të burgosurve dhe pritjen e bisedimeve midis Rusisë dhe SHBA-së muajin e kaluar.

Bisedimet do të zhvillohen nesër dhe do të jenë të parat midis dy vendeve që nga mosmarrëveshja ‘katastrofike’ në Zyrën Ovale midis Zelensky dhe Trump.

Fokusi pritet të jetë te marrëveshja e mineraleve kritike, si dhe mënyra për t’i dhënë fund luftës.

SHBA – dikur aleati më i madh i Ukrainës –ka pezulluar ndihmën ushtarake për Kievin dhe ka ngrirë ndarjen e inteligjencës që nga momenti i takimit të tensionuar mes Zelenskyt dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Në bisedimet e nesërme në Jeddah, qëllimi do të jetë “të përcaktojë një kornizë për një marrëveshje paqeje dhe një armëpushim fillestar” midis Rusisë dhe Ukrainës, tha i dërguari i SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, i cili do të jetë i pranishëm.

“Nga ana jonë, ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dialogut konstruktiv dhe shpresojmë të diskutojmë dhe të biem dakord për vendimet dhe fazat e nevojshme”, komentoi Zelensky për X.

“Propozime realiste janë në tryezë”. “Çelësi është të lëvizësh shpejt dhe me efektivitet”, theksoi ai.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët
  • Plagosi bashkëkombësin e tij në Tiranë, kapet në Greqi 19-vjeçari turk
  • Marta Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?