Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj-qytetarëve: Nevojitet unifikim i votës për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj-qytetarëve: Nevojitet unifikim i votës për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak
Uncategorized

Zgjedhjet e 14 majit, Veliaj-qytetarëve: Nevojitet unifikim i votës për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak

Published: January 25, 2023
Shpërndaje

Në prag të zgjedhjeve të 14 majit, kryebashkiaku Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që krahas votës për kandidatin, të votojnë edhe për këshilltarët socialistë. Duke folur në ABC Neës, Veliaj tha se unifikimi i votës është e vetmja mënyrë për të mbajtur ritmin e këtyre punëve të mira për Tiranën.

“Dua t’u them qytetarëve se një kryetar bashkie, sado të punojë, të përpiqet, të ketë ambicie e vizione për të transformuar qytetin, nuk mund t’i realizojë dot këto nëse nuk ka vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak. Kur Këshilli Bashkiak ishte pre e koalicioneve, e negociatave pa fund, kur ti bllokoheshe me ditë të tëra, humbisje shumë kohë. Do të doja patjetër të kisha privilegjin dhe nderin e jetës sime të bëja edhe këtë mandat të fundit, në shërbim të qytetarëve të Tiranës, por nuk do vlente kjo nëse e njëjta votë nuk do ishte edhe për Këshillin Bashkiak. Parimi ynë është unifikimi i votës; votë për kryetarin dhe për këshillin Bashkiak të PS, si e vetmja mënyrë që ne mund të mbajmë ritmin e këtyre punëve të mira për Tiranën”, tha Veliaj.

Teksa renditi disa prej investimeve që priten të nisin këtë vit, Veliaj tha se sot Tirana është në ditët e saj më të mira. “Sot Tirana është në ditët e saj më të mira, jo në ditët perfekte, por në ditët e saj më të mira. Para ca minutash u largua delegacioni i këngëtarit të famshëm grek, Argiros dhe ata që kishin qenë në Tiranë para ca vitesh nuk e dallonin dot, mendonin se kishin ardhur në një qytet tjetër, shumë më modern, shumë më perëndimor, njerëzit shumë herë më aktivë. Jeta publike shumë herë më prezente dhe e gjallë. Ndaj, edhe unë besoj që ne duhet të vijojmë këtë ritëm të Tiranës. Tirana vjet ishte Kryeqytet Evropian i Rinisë, tani është Qyteti Evropian i Sportit, vitin tjetër do jemi Presidenca e gjithë qyteteve të Ballkanit. Unë besoj që gjithë këto aktivitete e rrisin reputacionin e qytetit, vlerën e pronës dhe ekonominë tonë dhe që të vazhdojmë me këtë ritëm na duhet jo vetëm vota për kryetarin. Edhe për këshillin bashkiak që na liron duart të fokusohemi tek puna dhe na jep mbështetjen që na duhet për këto punë”, deklaroi Veliaj.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?