Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet e janarit në Bjellorusi, Lukashenko fal 20 të burgosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet e janarit në Bjellorusi, Lukashenko fal 20 të burgosur
BoteLajmi i fundit

Zgjedhjet e janarit në Bjellorusi, Lukashenko fal 20 të burgosur

Published: December 28, 2024
Shpërndaje

Udhëheqësi autoritar Alyaksandr Lukashenka, ka zgjeruar valën e faljeve para zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në janar në Bjellorusi.b

Ai urdhëroi lirimin e 20 të burgosurve, të akuzuar për ekstremizëm, akuza që sipas kundërshtarëve të tij dhe grupeve për të drejtat e njeriut janë të motivuara politikisht.

Sipas zyrës për media të Lukashenkas, vendimet për falje presidenciale u morën për shkaqe humanitare, teksa kjo zyrë tha se 14 nga ata që janë urdhëruar të lirohen kanë sëmundje kronike dhe dhjetë prej tyre kanë fëmijë. Po ashtu u tha se 11 nga 20 personat e liruar janë gra.

- Publicitet -

Kjo zyrë pretendoi se të gjithë të burgosurit kishin kërkuar që Lukashenka të lëshonte falje presidenciale dhe kishin shprehur pendesë, pretendime që nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. Po ashtu u tha se autoritetet do të “monitorojnë sjelljen e tyre pas lirimit”.

Që nga korriku, Lukashenka ka falur mbi 225 persona, të cilët aktivistët i konsiderojnë të burgosur politikë. Grupet për të drejtat e njeriut i kanë cilësuar pothuajse 3.600 persona si të burgosur politikë, që kur shteti ka nisur shtypjen masive pasi protestat prodemokracisë shpërthyen teksa Lukashenka – që është në pushtet që nga viti 1994 – pretendoi se kishte fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, që miliona besojnë se u hodhën përmes mashtrimeve zgjedhore.

Para zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit, që me siguri do t’i japin atij edhe një mandat të ri, Lukashenka po synon që t’i tregojë Perëndimit se ai ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka hequr dorë nga shtypja që shteti nisi që nga zgjedhjet e vitit 2020.

Por, shtypja vazhdon, pasi në Bjellorusi shpesh ka arrestime dhe gjykime që aktivistët thonë se bëhen mbi akuza të motivuara politikisht. Të paktën 1.253 persona që konsiderohen të burgosur politikë janë në burgje, por numri real besohet të jetë më i lartë.

Lukashenka e ka afruar Bjellorusinë me Rusinë dhe i ka ofruar mbështetje luftës së Rusisë kundër Ukrainës fqinje, përfshirë duke lejuar forcat ruse që të nisin pushtimin e Ukrainës nga territori rus. Lukashenka ka thënë se armët bërthamore ruse janë dislokuar në Bjellorusi. /REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?