Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Zgjedhjet lokale, opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Zgjedhjet lokale, opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara
BoteLajmi i fundit

Zgjedhjet lokale, opozita turke shpall fitoren në Stamboll dhe Ankara

Published: April 1, 2024
Shpërndaje

Turqit dënuan presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe partinë e tij të dielën në zgjedhjet lokale mbarëkombëtare, të cilat rikonfirmuan opozitën si forcë politike dhe forcuan pozicionin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen. Me më shumë se gjysmën e votave të numëruara, zoti Imamoglu kryeson në garën për kryetar bashkie në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) ruajti pushtetin në Ankara dhe fitoi nëntë poste të kryebashkiakëve në qytetet e mëdha në mbarë vendin.

Analistët thanë se presidenti Erdogan dhe partia e tij AK (AKP), që kanë sunduar Turqinë për më shumë se dy dekada, dolën më keq se sa parashikonin anketat, për shkak të rritjes së inflacionit, votuesve të pakënaqur islamikë dhe në Stamboll, shtrirjes së ndikimit të zotit Imamoglu përtej bazës laike të CHP-së.

“Besimi që qytetarët tanë kanë ndaj nesh, u vërtetua”, tha zoti Imamoglu, 53 vjeç, një ish afarist që hyri në politikë në vitin 2008 dhe tani shihet nga analistët si një sfidues i mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

- Publicitet -

Në Ankara, kryeqytetin turk, mijëra mbështetës u mblodhën gjatë natës duke valëvitur flamujt e CHP-së për të ndjekur një fjalim të kryetarit të bashkisë Mansur Yavas, i cili mundi kundërshtarin e tij të AKP-së, në një tjetër goditje për presidentin Erdogan. Presidenti bëri fushatë të fortë përpara zgjedhjeve komunale, të cilat analistët i përshkruan si një matës si për mbështetjen e tij ashtu edhe për qëndrueshmërinë e opozitës.

“Ne do të analizojmë me zemër të hapur rezultatet e zgjedhjeve të 31 marsit brenda partisë sonë dhe do të bëjmë autokritikën tonë me guxim”, u tha presidenti Erdogan mbështetësve të tij, duke theksuar se “rezultatet e zgjedhjeve na tregojnë se po përjetojmë një humbje të terrenit në administratat vendore në të gjithë vendin”.

Kur janë numëruar 79.77 për qind e kutive të votimit në Stamboll, qyteti më i madh i Evropës me më shumë se 16 milionë banorë, zoti Imamoglu kishte 50.53 për qind mbështetje krahasuar me 40.73 për qind për sfiduesin e AKP-së Murat Kurum, një ish ministër në qeverinë e presidentit Erdogan. Anketat kishin parashikuar një garë të ngushtë në Stamboll dhe humbje të mundshme të CHP-së në të gjithë vendin. Por, rezultatet e pjesshme zyrtare të raportuara nga agjencia shtetërore Anadolu, treguan se AKP dhe aleati i saj kryesor humbën në garën për kryetarë bashkishë në 10 qytete të mëdha, duke përfshirë qytetet Bursa dhe Balikesir në veriperëndimin e industrializuar.

Mert Arslanalp, asistent profesor i shkencave politike në Universitetin Bogaziçi të Stambollit, tha se kjo është “humbja më e rëndë zgjedhore” e presidentit Erdogan që kur mori pushtetin në shkallë vendi në vitin 2002.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • intelektuali says:
    April 1, 2024 at 6:49 am

    PO TANI NE CILEN BRIME MIU DO TE FSHIHET GANGSTERI TURKOFAG EDI RAMA?

    sepse:

    Zgjedhjet ne Turqine anadalloke te Diktatorit islamik, Erdogan treguan ashiqare para Botes se Turqia islamike eshte me demokratike se Shqypnia enveriste e Diktatorit, Edi Rama qe po te ishte ne vend te Ergoganit do ta kishte rasur ne burg kryebashkiakun e Stambollit, Ekrem Imamoglu si rivalin kryesor të presidentit në të ardhmen, njashtu sic rasi ne burg gansteri, Edi Rama Belerin e Himares me Drejteseine dhe SPAK-un e shkerdhyer prej tij duke ndersyer dhe yshtur si rufjan enverist fanatiket dhe zagaret nacionaliste “patriotike” me gisht ne bythe te Enverit kunder Greqise fqinje per t’ja falur Himaren pidhit te krimineles komuniste, Olta Xhacka si darovitje diktatori per dashnoren e vellait te tij narkotrafikant dhe hajdut nderkombetar.

    Reply
  • Humoristi says:
    April 1, 2024 at 10:12 am

    “Opizita ” Shqiptare me Lulbraven ne krye,sipas keshillave te gjysherve ”antikomuniste” e falen pushtetin lokal.Tani cope cope kerkojne pushtetin qendrore,duke i vene vijat e kuqe elektoratit te vet!?

    Reply
  • Gezim Kulufi says:
    April 1, 2024 at 12:46 pm

    Natyrisht qe do fitonte Imamoglu, sepse njerezit duan me shume lirine dhe drejtesine, te cilat Dordogani i Ankarase i ka pasur gjithmone ne plan te dyte!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. Sa të ketë Nivica djem - Nuk e merrni Kakomenë on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  2. Anonymous on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  3. K R on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. demo on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  5. Nje malcor i evoluar on “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?